Linda Sukaliqi/
Shkolla shqipe “Mëso Shqip” në Staten Island, New York, festoi 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një program të larmishëm patriotik, edukativ, atdhetar e kulturor. Në respekt, nderim e përkujtim të kësaj dite madheshtore, nxënësit shfaqen talentin e tyre duke sjellë shumë emocione tek të gjithë të pranishmit.
Nxënësit e grup moshave të ndryshme nga ato 5 deri në 12 vjeç shprehen shpirtin e tyre artistik duke përformuar në mënyra të ndryshme, qofshin ato poezi që u recituan me aq dëshirë dhe emocione të zjarrta patriotike, qofshin me vizatime, këngë e valle me motive patriotike.
Kjo ditë ishte e veçantë për shkollën e komunitetin tonë sepse përveç projekteve shkollore dhe vallëzimet e kënget kushtuar Kosovës patëm mundësi të njihen më afer me sakrificen e patriotëve dhe heronjëve kombëtar siç është Adem Jashari e shumë të tjerë, pa të cilët liria që sot po gëzojmë nuk do ishte e mundur. Nderim përjetë sakrificave për lirinë e atdheut. Përkushtimi i mësueseve të gjuhës dhe të vallëzimit e bënë që kjo ditë të jetë me festive dhe argëtuese për nxënësit por dhe për prindërit që mbështesin mësimin shqip.
Kosovë, Gëzuar 15 vjetorin e shtetformimit, përjetë e mot.