
Sokol Paja/
Shkolla shqipe” Mëso shqip” në Staten Island New York po vazhdon punën e saj dhe në semestrin e dytë shkollor. Kjo fole e ngrohtë atdhetarie ka hapur dyert e saja përsëri në fund të shatorit ku nxënësit e kësaj shkolle po ndjekin mesime në gjuhën shqipe e po ashtu po mësojne vallëzime tradicionale shqiptare. Një organizim i shkëlqyer i Shoqatës Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini. Këto aktivitete kulturore, edukative e patriotike nxënësit e shkollës i mbajnë çdo javë në shkollën PS 2, të dielave duke filluar nga ora 10 deri 2:30 me përkushtimin e vullnetin e çeliktë të mësueseve të gjuhës dhe vallëzimit. Jo më larg se dje ato kremtuan festën e madhe të 28 Nëntorit duke ju bëre të ditur nxënësve shqiptarë se nga ato vijnë, dhe nga i kanë rrënjët, duke i njohur me historinëe tyre krenare kombëtare. Këtë gjë e realizuan me shumë mjeshteri me ane të projekteve të ndryshme. Ato përgatitën poezi me rastin e Ditës së Flamurit, bënë projekte me figurat e heronjeve me të mëdhenj shqiptarë e kështu nxënësit u njoftuan më afër me kulturën traditën dhe sakrificat që kanë bërë ndër shekuj këto figura madhështore që ne sot ta festojmë të lirë këtë ditë.
Buzqeshja e tyre dhe entuziazmi dhe dëshira për të ditur e mësuar më shumë rreth kësaj date të rëndësishme ishte rezultati më i mirë për mësueset. Po ashtu në anën tjetër nuk munguan vallet e këngët me motive patriotike dhe atdhedashëse që ushtonin si një melodi zemre dhe mbushnin plot zemrat e prindërve që po i ndiqnin deri sa ato vallëzonin e këndonin. Po ashtu kjo shkollë me datë 20 nëntor do shfaqë një program të larmishëm kulturor e artistik kushtuar Ditës së Flamurit Kombëtar.
Kjo shkollë është model atdhedashurie, përkushtimi e dedikimi për shqiptarinë.