Dhurata Tusha, mësuese e shkollës shqipe në Lana – Merano të Italisë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Lana – Merano, Itali, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Dhurata Tusha bisedoi Editori i “Diellit” Sokol Paja.
HISTORIKU I SHKOLLËS SHQIPE NË LANA – MERANO TË ITALISË
Një integrim i suksesshëm arrihet duke njohur identitetin. Po nuk njohëm veten s’mund të na njohin të tjerët. Në vitin 2008 fal e një projekti Europian “Gjuha e nënës, gjuhë e parë” së bashku me 8-të familje nga Kosova u hap shkolla e parë shqipe në Lana. Mësimi i gjuhës shqipe u fut në programin e mësimit plotësues në shkollë. Falë një pune të vazhdueshme e këmbëngulëse me komunitetin, familjet, nxënësit e drejtorit e shkollave tani kemi katër klasa , gjithësej 67 nxënës që mësojnë gjuhën shqipe. Për të arritur rrezultate un bazohem në obiektiva dhe realizimi i tyre. Bashkë punimet dhe njohjet e ndërsjellta kulturore janë një hap i rëndësishëm i integrimit dhe bashkëjetesës.
FAMILJA SHQIPTARE, NXËNËSI, SHKOLLA SHQIPE
Baza e një suksesi është rraportet dhe komunikimet. Mësuesi duhet të jetë ura e ndërmjetësimit që lidh familjet-nxënësit- mësuesit-shkollën. Duke pasur një bashkpunim të ndërsjellt,mësuesi bind prindërit për të sjellë fëmijët në shkollë. Gjatë rregjistrimit kërkoj të dhëna maksimale për të njohur nxënësit, për ta patur më të letë zhvillimin e orës mësimore. Mbaj kontakte dhe jap informazione të vazhdushme në drejtorin e shkollës për programet që zhvillohen në kurset e gjuhës. Paraqesim ide e projekte të reja,sociale e integrimi që i realizojmë gjatë vitit shkollor në orët e kursit të gjuhës shqipe.
MËSIMI GJUHËSOR, KULTURAL, ARGËTUES E KREATIV
Vëzhgim-reflektim- krijim-eksperimentim-talent. Krijimi i skemave e të reja të të kuptuarit, bëjnë që nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur e të lirë. Për ta bërë mësimin sa më të letë e të arritshëm përdorim metoda të ndryshme,të mësimit me klasën, mësim me grupe, mësim individual.Të gjitha këto bëhen duke përdorur metodika të ndryshme. Mësimi gjuhësor, kultural, argëtues, kreativ e alternativ, kjo bën orën e mësimit të jetë e suksesshme.
TË MËSOSH SHQIP NË NJË PROVINCË MULTI GJUHËSORE
Raliteti-vlera-toleranca. Jemi me fat që jetojmë në një provincë multi gjuhësore.Gjuha italiane. gjuha gjermane , gjuha ladine. Për këtë arsye e kemi pasur më të letë hapjen e shkollës.Krijimi i një programin mësimor vjetor. Tema të zgjedhura nga realiteti e vijushmëria. a-Tema edukative e të integrimt. b- tema me vlera kulturore e trashëguese. Organizimi i festave të fundvitit së bashku me prindër. Mbajtja e festivalit për fëmijë ku nxënësit e kursit shqip përformuan në 8-të gjuhë të ndryshme bën që shoqëria italiane, na vlerson për atë që jemi e për atë që kontribojmë. Projekte të reja kemi për të ardhmën,ku mund të flasim vetem pasi ti bëjmë ato realitet.
RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR ËSHTË VLERË
Ruajtja e gjuhës dhe identitetit është vlerë. Ne që jetojmë në Itali kemi shembullin më të mirë Arbëreshët që ndër shekuj kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën. Le tua mësojmë dhe ne fëmijëve e le tua trashëgojnë brezave. Gjuha është thesar.
SEMINARI I XVI I DIASPORËS NË VLORË
Ishte kënaqësi të isha në seminarin e XVl të Diasporës në Vlorë i organizuar nga dy ministrit Shqipëri – Kosovë. Teoria dhe praktika të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë. Ishte një event i rëndësishëm ku ne mësuesit u shprehëm, paraqite, pamë dhe ndamë me njëri-tjetrin eksperienca e ide të rëndësishme për bashkpunim për ruajtjen e identitetit dhe gjuhës tonë në mërgatë. Seminaret dhe kontaktet janë një bazë e fortë për mësuesit në diasporë.
KUSH ËSHTË MËSUESE DHURATA TUSHA?
Jam ndërmjetsuese e gjuhës në shkollat gjermane e italine si dhe mësuese ndimëse. Jam mësuese e gjuhës Shqipe që nga viti 2008. Komuniteti shqiptarë është zemra dhe krahu im i djathtë. Një bashkpunim i përkushtruar, i pastër dhe i ndër sjellt ka bërë fakte dhe realitet. Në vitin 2021 falë vullnetit dhe dëshirës së komunitetit shqiptarë jam këshilltare e integrimit dhe emigrimit. Gjithashtu jam zëvëndës presidente e Këshillit Bashkiak. Projekte dhe ide të reja integrimi na presin ti realizojmë.