
Kultura e një kombi buron nga zemrat dhe shpirti i njerëzve të saj.
Këto fëmijë të mrekullueshëm me origjinë shqiptare, por të lindur dhe të rritur në Amerikë, kishin gjetur mënyrën e tyre për të përshëndetur komunitetin shqiptar me rastin e Bajramit me vallet e tyre ritmike.
Çdo hap që hidhnin tregonin se ka një urim të bukur brenda.
Këto shqipe të vogla, që në zemrat dhe venat e tyre rrjedh gjak shqiptari, ku çdo kërcim i tyre shprehte se sa shumë dashuri, bashkim, vëllazëri dhe traditë ka brenda.
Të gjithë këto fëmijë kanë lindur artistë! Këta janë trashëgimtarët e historisë kombëtare në Amerikë. Këta fëmijë të mrekullueshëm janë ambasadorët e kombit tonë. Shkolla shqipe në Riverdale, NJ ka krijuar një traditë të shkëlqyer në ruajtjen e gjuhës shqipe e kulturës kombëtare në mërgatën shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.