Valdete Dida Cenalia/
Të dielën më 23 Qershor 2024, në sallën e aktiviteteve të shkollës shqipe – Riverdale, NJ, u mblodhën fëmijë, mësues, prindër dhe drejtuesit e Qendrës Shqiptaro – Amerikane për të festuar mbylljen e suksesshme te vitit shkollor. Ky koncert festiv u organizuar nga drejtuesit e Qendrës Shqiptaro – Amerikane me në krye Gonxhe Metën dhe mësueset e shkollës shqipe. Ishte një festë me të vertetë e bukur, ku të gjithë fëmijët e shkollës shqipe kërcyen, kënduan, recituar dhe hapën koncertin, me këndimin e himnve kombëtare të SHBA dhe himnim kombëtar shqiptar. Vallëzuan dhe recituan vargje nga poetët e kombit shqiptar duke dhuruar mjaft emocione në mbylljen e procesit mësimor.
Shkolla shqipe në Riverdale, NJ ka një pjesëmarrje mjaft të madhe të fëmijëve shqiptarë dhe është shkolla më e madhe dhe pothuajse e vetmja në komunitetin shqiptar në NJ që u mëson fëmijëve shqiptar gjuhën shqipe, historinë, kulturën, këngët dhe vallet shqiptare. Drejtuesit dhe mësuesit u shprehën shumë të emocionuar për arritjet e fëmijëve. Gonxhe Meta deklaroi në ceremoni: “E vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha” kështu e nisi përshëndetjen me shprehje të Faik Konicës drejtuesja e shkollës shqipe, Gonxhe Meta.
Të dëshmosh, se fëmijët tuaj rriten dhe mësojnë shqip, komentet nga ju të dashur prindër për mësimin e gjuhës së ëmbël shqipe, kanë qenë kaq të vlefshme dhe shpërblyese për mua dhe koleget e mia. Faleminderit, anëtarëve të bordit për mbështetjen, prindërve për besimin dhe durimin, mësueset për përkushtimin e tyre, nxënësit për pjesëmarrjen ne shkollë”. Egla Mata u shpreh tejet e emocionuar: “Jam pafund e lumtur që sot në zemër të Amerikës dhe në mes të NJ jemi mbledhur për të festuar shqip. Teksa vija për në sallë ishte një emocion i madh të ecja në një oborr të mbushur me flamuj shqiptar dhe akoma me emocion teksa shikoja që prindër, fëmijë, kolegë, drejtues, bisedojnë me njëri – tjetrin në gjuhën e bukur shqipe. Teksa ju shikoj të gjithëve këtu sot them me krenari: Ja arritëm qëllimit këtë vit shkollor të përcjellim tek brezat e rinj gjuhën, kulturën, traditën shqiptare dhe të flasim e të festojmë shqip”. Nesrin Qerimi deklaroi në ceremoni: “Sot shënojmë ditën e përfundimit të procesit edukativ – arsimor. Ndihem e lumtur dhe jam krenare për nxënësit që arritën me sukses të përfundojnë këtë vit shkollor. Është një gëzim i madh kur shohim se si nxënësit flasin gjuhë shqipe, recitojne vjersha. Nxënësit e klasës këtë vit shkollor arritën që të përvetësojnë rregullat gramatikore, dallimin ndërmjet fjalive, si dhe njohuri për historinë dhe trojet shqiptare me anë të akriviteteve duke përfunduar me sukses këtë vit shkollor”. Mësuesja e shkollës, studiuesja e historisë dhe letërsisë Valdete Dida Cenalia tha se: “Unë kurrë nuk do të ndjehem e lodhur për fëmijët tuaj, por, që të gjithë së bashku dhe me ndihmën tuaj të dashur prindër, të bashkohemi njësh, që të mos e lëmë gjuhën tonë të bukur shqipe, të asimilohet, sepse rrënja e një populli është gjuha e tij! Që gjuha shqipe të ruhet duhet të flitet dhe të shkruhet, prandaj te dashur prindër mos ju flisni fëmijëve anglisht në shtëpi, nuk ka rëndësi i flisni gegnisht apo toskërisht. Faleminderit, të dashur prindër që më besuat të jem mësuesja e fëmijëve tuaj. Ndoshta kam qenë pak e “ashpër” me fëmijët tuaj sepse jam “fanatike” e ruajtjes së gjuhës shqipe”.