Shkolla shqipe”Alba Life” përvec nxënësve nga New Yorku e rrethinat ka Online edhe 17 nxënës nga Halifax Kanada si dhe nga shtete të ndryshme të Amerikës dhe të Europës, së fundi dhe nga Chicago./
Nga Keze Kozeta Zylo/
Pas përfundimit të semestrit të parë me plot sukses dhe pushimeve të fundvitit, nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit filluan semestrin e dytë në Online për shkak të pandemisë.
Mësuesit, nxënësit dhe prindërit e Shkollës Shqipe “Alba Life” po vazhdojnë të sfidojnë Covid 19 i cili ka izoluar një botë të tërë. Ndonëse kanë qenë pushimet e fundvitit, por për bordin e shkollës ka pasur punë me intensitet për ta vazhduar sa më normalisht mësimin e gjuhës shqipe. Pranimi i nxënësve, bisedat me prindërit në Online, telefonatat, puna me mësuesit, regjistrimet, intevista me mësues të rinj, si dhe sensibilizimi i opinionit në media bënë që të arrihet dhe të vazhdohet rregullisht procesi mësimor në bazë të metodave pedagogjike shkencore që përdorin mësueset e kësaj shkolle.
Kjo veprimtari si mësimdhënie dhe si kategori themelore e didaktikës kryhet me mjaft profesionalizëm në këtë institucion në Diasporë krijuar me aq mund dhe sakrificë duke vazhduar gjurmët e udhërrëfyesve tanëRilindas. E krijuar para 14 vjetësh vetëm me një klasë në Staten Island, shkolla shqipe ka ardhur vetëm në rritje dhe në shtim të numrit të nxënësve duke u përfshirë në të gjitha lagjet e Nju Jorkut çka tregon seriozitetin, përmbajtjen mësimore, ndryshimet si dhe komponentët sistematike, krijues dhe interaktiv.
Nuk është aspak e lehtë në këtë krizë botërore të ushtrosh mësimin e Gjuhës Shqipe në Online ne Diasporë në kushte krejt izoluese, ku ekrani është bërë si klasë, të bashkëpunosh në të gjitha drejtimet, dhe nga ana tjetër të punosh që të mbash familjen, pasi mësimi i gjuhës shqipe është vullnetarisht.
Për mësimin e gjuhës shqipe kemi zgjedhur ditët e fundjavës duke filluar në mbasditen e të premtes dhe vazhdon me intensitet të plotë gjithë dita e shtunë duke filluar në orën 10 paradite deri në 7 të darkës në klasa, mësues dhe orare të ndryshme. Numri i madh i nxënësve klasat e shumta deri 13 klasa e ka rritur ndjeshëm punën, si dhe pjesëmarrjen e më shumë mësuesëve. Disa mësuese kanë nga dy klasa, të cilët japin mësim në ditë të ndryshme. Këtë semestër u hap dhe një klasë e re pasi në këtë shkollë u regjistruan disa nxënës nga Chicago një sfidë tjetër në Online, pasi kjo platforme të jep mundësinë për të regjistruar nxënës nga e gjithë bota.
Për këtë klasë të re u pranua mësuesja Marinela Kondakçiue licensuar nga dy shtetet shqiptare dhe tëAmerikës e cila e mirëpriti me shumë dashuri bashkëpunimin dhe tha se do të punojë me zell të madh për t’ju mësuar fëmijëve të Diasporës Gjuhën Shqipe.
Ne kemi 17 nxënës nga Halifax Kanada si dhe nga vende të ndryshme tëAmerikës dhe të Europës, së fundi dhe nga Chicago.
Prindërit e presin me shumë përzemërsi dhe dashuri mësimin e Gjuhës Shqipe ndaj shpesh ata thonë se programi juaj i mban ata shumë aktiv duke mos i lënë të rrinë gjithë ditën para teleofonit, lojërave kompjuterike pa lëvizur. Ata në këtë program marrin kulturën, dashurinë dhe krenarinë për Shqipërinë nëpërmjet gjuhës shqipe.
Një prind nga Chicago Eligerta Cuka tha se: “Ju falënderoj për pranimin e fëmijëve tanë! Fëmijëve u ka munguar shkolla Shqipe, presim me padurim për këtë eksperiencë të bukur në Online”.
Artisti i shquar nga Chicago, atdhetari Pajazit Murtishi frymëzoi me përshëndetjen e tij duke shkruajtur midis të tjerash se: “I nderuar miku im Qemal, më bëhet zemra mal, kur shoh që jeni të gatshëm të regjistroni fëmijë edhe nga shtetet e largëta të Amerikës, në rastin konkret në periferinë e Chicagos, që si pasojë e pandemisë shkolla jonë nuk funksionon, dhe fëmijëtanë të ndjekin shkollën tuaj, “Alba Life” sic edhe vetë emri ta perkthesh në gjuhën tonëështë: “Jeta Shqiptarre”dhe për këtë veprat dhe faktet flasin, dhe jo fjalët boshe, jeni të gatshem për sakrificen maksimale, që dhe fëmijët e shteteva tëtjera të ndjekin orët e mësimit. Dhe në fund uroj që kjo nismë të jetë e mbarë, dhe nuk e di sa do t’ju ngelim borxh ju Familja Zylo, për këtë akt kaq atdhetar, deri sa rethanat të kthehen në normalitet. Dhe nëse do të nevojitet pjesëmarrja ime në këtë proces, mos më kurseni, se në shkollën tonë këtu në Chicago deri kur ishim hapur jepja orën artistike.
Mësimi në Online i bën sfidë izolimit
Mësimi i Gjuhës Shqipe me platformën në Online nëpër klasa të ndryshme filloi me shumë seriozitet dhe plot dashuri. Sipas themeluesit dhe drejtorit të Shkollës Shqipe z.Qemal Zylo i cili ka një përvojë jetësore në mësimdhënie në Akademine Ushtarake, Tiranë si shef katedre dhe në shkolla për vizatimin teknik dhe Autocad midis dy kontinenteve observon të githa klasat pa ndërprerjedhe tha se mjaft nxënës vinë 5 deri 10 minuta përpara ekranit çka tregon për interesimin e tyre të madh për Gjuhën Shqipe. Në përshëndetjet dhe urimet 15 sekondshe që dhamë për çdo klase ajo që më ngelet në mendje janë dëshirat e nxënësve që mezi presin të hapen shkollat publike për të bërë mësimin nëklasë dhe për t’u takuar me njeri tjetrin.
Kur unëiu thashe në një klase se patjetër që ne do takohemi në shtator nëpër klasa konkrete, Ariana nje nxënëse e mrekullueshme me shumë trishtim më tha se është shumë kohë e gjatë deri atëhere… Emigrimi i madh, përhapja e gjithësecilit sipas interesave familjare doemos sjellë një farë ndarjeje, mosnjohje direkte midis shqiptarësh. Kjo shkollë sipas mësuesëve, prindërve dhe nxënësve është bërëjo vetëm njëinstitucion i mësimit të Gjuhës Shqipe, por dhe sinjë familje e madhe, pasi është nje mundësi dhe privilegj i madh që të njihesh sa më shumë me shqiptarë dhe të lidhesh përgjithmonë si motra dhe si vëllezër të një gjaku.Nga përvoja jonë dhjetra vjeçare janë shumë prej familjeve,mësuesëve, nxënësve që janë bërë miq të ngushtë dhe tëpandarë pikërisht në saje të njohjes në këtë shkollë dhe të drejtimit me seriozitet dhe tejet profesional. Me të drejtë te dy koordinatorët e shkollës znj.Arta Xhaferrri dhe Blerim Gjocaj thonë se Alba Life është si shtëpia jonë e dytë.
Mësuese Entela Muda në klasën e saj iu spjegoi nxënësve rreth tekstit, kuptimi i kësaj fjale. Ajo tha se çdo gjë që ne e shohim dhe e mendojmë mund ta shkruajmë ose ta tregojmë me një ose më shumë fjali.
Fjalitë duke u lidhur me njera tjetrën formojnë tekstin.
Teksti shpreh një kuptim të plotë. Pastaj e vazhdoi me pyetjet se si i kaluan festat e fundvitit, dhuratën më të bukur, ose cilin libër lexuat?
Në klasën e Dr. Manjola Dulit, z.Zylo pas mësimit të saj përfundoi se:Tema që mësuesja trajtoi sot ngjalli shumë interes tek nxënësit.Dr. Duli u ndal tek mbretëritë ilire, si banorët më të hershëm të Gadishullit Ballkanik, që e kanë origjinën nga Pellazgët. Ajo spjegoi rreth fiseve ilire e mbretëritë e tyre si: Albanët, nga të cilët kanë marrë edhe emrin shqiptarët dhe e kishin qendrën në Albanopoli, sot Qyteti i Krujës dhe vazhdoi me Dardanët, Atintanët,Taulantët, Enkelejdët dhe Ardianët. Interesim e diskutime pati nga nxënësit, kur mësuan për mbretëreshën Teuta e fisit të Ardianëve me qendër në Shkodër, emrin e të cilës e trashëgonte edhe nëna e një nxënësi. Ata mësuan për emancipimin e gruas në fiset ilire qysh në kohë të lashtë.
Veç të tjerash nëpërmjet platformës “Schoolme” nxënësit morën edhe mjaft njohuri gramatikore.
Mësuese Laçajnxënësve të saj në Brooklyn dhe Bronx iu spjegoi për Gjuhën e muzikës. Ajo tha se pse në koncertin e Vienës çdo Vit te Ri vinë nga vende të ndryshme të botes ata e kuptojnë njëlloj gjuhën e muzikës. Në ekran shfaqej Viena kryeqyteti i Austrisë që shtrihet në Veripërëndim të lumit Danub. Viena është shumë e njohur për kompozitorët e famshëm botërorë si Mozart lindur në Vienë dhe Bethoven nga Boni i Gjermanisë që vazhdoi rrugën e Mozartit atje, etj. Për të parë koncertin shkojnë artdashës nga e gjithë bota.Ajo Vazhdoi duke i pyetur nxënësit për dhuratat e Vitit tëRi që ata kishin marrë. Midis tyre më bëri përshtypje dhurata që kishte marrë Sofia një nxënëse fort e zellshme dhe që po e përmirëson gjuhën shqipe. Asaj i kishin dhuruar një ditar. Dhurata e saj më emocionoi pamasë sepse jam adhuruese e ditarëve. Në fund pasi mbaroi mësimi iu tregova ditarin tim dhe disa faqe të shkruara në këtë ditar nga vite të hershme…Ditari iu thashe është lirika ime e shpirtit, është memorja ime që këndohet ëmbëlsisht çdo ditë…
Mësuese Shiqerukaj në klasën e saj në Bronx iu dha nxënësve të zgjedhojnë fojen “luaj” në kohën e tashme. Rrokjet që formohen me shkronje V, ndërkohë në ekran jepej një vajzë me emrin Valbona qëi kishte ftuar shokët dhe shoqet ne shfaqjen e saj duke luajtur në violinë.
Mësuese Veselajnë klasën e më të vegjëlve në Bronx iu dha shkronjën dh dhe ll si dhe shqiptimin e tyre. Ajo iilustroi me fjalë të ndryshme duke aktivizuar nxënësit e ndryshëm për këtë tekst mësimor.
Ata e dëgjonin me kërshëri duke shqiptuar secili këto shkronja.
Mësuese Bulku iu dha tekstin me titull si “Dhurata e fëmijëve”. Pastaj iu drejtoi pyetjen si: “Si i mori vesh Plaku i Vitit të Ri dëshirat e fëmijëve duke iu dhënë disa opsione. Ju mund të shkruani dëshirën tuaj që keni për Vitin e Ri. Ajo vazhdoi mësimin se si duhen shkruar disa fjalësipas gjuhës së njësuar, duke i dhënë me shembuj konkret dhe korrekt, si: llamba dhe jo dhamba, e madhe dhe jo e modhe, molla dhe jo modha.
Mësuese Skënderi në klasën e saj spjegoi zanoret në gjuhën shqipe dhe e ilustroi me fjalët që përmbanin këto zanore. Ajo gjithashtu iu mesoi për përdoriomin e mbiemrave në gjuhën shqipe, përdorimi ifjalëve nëaeroport, foljet jam, kam, flas në kohën e tashme. Pastaj iu kërkoi që të përshkruanin me fjalët e tyre vizitat në vende të ndryshme në Shqipëri.
Mësimi me platformën në Online me 13 klasat me nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” sfidon izolimin dhe i bën ata të jenë aktiv dhe të lidhur me njeri tjetrin në emigrim në vendet kuna hodhi fati.
GJUHA SHQIPE NA BASHKON!
10 Janar, 2021
New York