Sokol Paja/
New York, 1 Shkurt 2025 – Studiuesi dhe shkrimtari i letersisë për fëmijë Prof. Dr. Xhevat Syla vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ai u prit nga sekretari Dr. Pashko Camaj, anëtari i kryesisë z.Ilir Cubi, editori i Diellit e veprimtarë të mërgatës shqiptare të Amerikës. Sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj në fjalën e mirëseardhjes u ndal te veprimtaria e Vatrës në komunitetin shqiptar në Amerikë dhe puna në dobi të çështjes kombëtare. I shoqëruar nga studiuesi z.Elez Osmani, shkrimtari i letersisë për fëmijë Prof. Dr. Xhevat Syla në fjalën e tij theksoi se “Vatra ka luajtur një rol të fuqishëm për bashkim dhe unifikim i shqiptarëve në Amerikë. Shtëpia e Vatrës është shtëpi e shenjtë shqiptarie. Vatra ka qenë një bazë e fuqishme intelektualësh që kanë kontribuar për kombin tonë. Themeluesit e Vatrës kanë qenë frymëzim dhe udhëheqje për ne” tha ndër të tjera z.Syla.