
Saimir Kadiu/
“Ai ishte aristokrati dhe fshatari njëkohësisht, vjenezi i përkorë dhe ballkanasi me shkop shtogu, bjondi dhe bruni, i ashpri dhe fini.
Ai herë të kujtonte aktorin gjermano-shqiptar të viteve ’30, Aleksandër Moisiun, herë grekët e lashtë të mbështjellë me zhgun jashtëkohor, e herë Papa Gjon Pali II.
Gjatë udhëtimeve në shumë vende të botës më ka qëlluar rasti të njihem me njerëz të pazakonshëm, nobelistë, filozofë, aktorë, politikanë, shkrimtar të mëdhenj, por gjer më sot Lasgush Poradeci ka mbetur për mua njeriu më i jashtëzakonshëm, më i ndërlikuar e më i pakuptueshëm që kam njohur.
Kam biseduar për të me njerëz që i kishte edhe më të afërt: të shoqen, vajzat, gruan që ka qenë pasioni i tij i fundit, por askush nuk ka kuptuar diçka më shumë prej tij.
Me sa duket, kodin zbërthyes ai e mori me vete në varr. Duke e parë, dhe sidomos duke e dëgjuar, gjithmonë mendoja se si ishte e mundur që njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, të arrinte një ndërlikim të tillë, përkryerje, mëvetësi dhe mister.”
Ismail Kadare: “Ftesë në studio”
Ne librin “Ftese ne Studio”, Ismail Kadare pershkruan nje dialog me Lasgush Poradecin per Vinçenc Prenushin…
“Ne e denuam Vinçenc Prenushin me 75 vjet burg, kur ai ishte 75 vjec…” i drejtohet poeti yne i madh lirik Kadarese…
“Kush ne?” – iu pergjigj i habitur Ismaili…”ne nuk jemi as prokurore dhe as gjykates”.
“Po… po… ne poetet…” vazhdoi Lasgushi…
“Ne nje vend te qyteteruar poetet mbajne pergjegjesi per gjithshka”