
Edhe pse nuk e kishim besuar, përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar , Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj ne datë 22 Maj 2023 u takua me Komunitetin shqiptar të Filadelfias, ne mjediset e shoqatës “ Bijtë e shqipes”. Premtimin e dhënë dy vite më parë ne takimin me përfaqësuesit e shoqatës ne New York dhe do të ishte i pari dhe më larti përfaqësues i shtetit shqiptar që takohej me komunitetin shqiptar të Filadelfias në Shtëpinë e Shqiptarit. Ky komunitetit u ndje në datën 22 Maj krenar, i gezuar dhe aspak i harruar. Edhe pse ne kushte të paforshme atmosferike, takimi ishte i përzemërt dhe tëper miqësor. Kryesia e shoqatës u angazhua plotësisht për organizimin e një pritje madhore. Pas Himnit Kombëtar dhe amerikan të interpretuar nga mikja e shoqates, këngëtarja Kristina Marku, një mirëseardhje speciale me lule, valle, vjersha dhe këngë nga nxënësit e shkollës shqipe “ Gjuha Jonë” për Presidentin. Një dite speciale per ta se për herë të parë në jetën e tyre ata takohen me Presidentin e prinderve te tyre, me Presidentin e Shqiperise. Në përshëndetjen e mirëseadhjes, Kryetari i shoqatës shqiptare-amerikane “Bijtë e shqipes” z. Dritan Matraku, pas falenderimit të përzemërt për këtë viziitë, do të theksonte punën dhe këmbënguljen e gjithë komunitetit shqiptar për të pasur një qender të vet komunitare, duke theksuar mundin dhe rolin e gjithë shqiptareve në Filadelfia për të ruajtur dhe përcjelle gjuhën , traditat, kulturën tonë në brezat e rinj shqiptaro-amerikan në diasporë.
Ambasadori i Shqiperise ne USA z. Ervin Bushati në përshëndetjen e tij theksoi rëndësinë historike të kesaj vizite dhe përgëzoi shoqatën “ Bijtë e Shqipes për punën e mrekullueshme të bërë në shumë se dy dekada. Duartrokitje të vazhdueshme, të forta do të shoqëronin deri në fund fjalën përshëndetëse të Presidentit të Shqipërisë, shkëlqesisë së tij z. Bajram Begaj. Fillimisht, Ai do të shprehte gëzimin dhe besimin e tij të plotë që shqiptaria do vazhdojë në breza në Filadelfia duke parë nxënësit e shkollës sonë që këndonin, recitonin shqip, kërcenin vallet popullore dhe luanin me instrumente tradicionale. Presidenti Begaj do të theksonte nderin dhe kënaqësinë që gjendej në mes të një komuniteti kaq të organizuar dhe bashkuar rreth Shoqatës “ Bijtë e Shqipes” pa dallim fetare, krahinore e politike . Presidenti Begaj do të vlerësonte kontributin dhe punën e mrekullueshme të shqiptarëve ne Diasporë në shoqërinë amerikane, duke theksuar krenarinë e tij për suksesin e cdo shqiptari në USA. Një përshëndetje speciale do të vinte nga Këshilltari dhe miku i gjithe shqiptarëve të Filadelfias z. Michael Driscoll, i cili do të theksonte respektin e tij për komunitetin e mrekullueshëm shqiptar të Filadelfias dhe do të siguronte mbështetjen e përheshme institucionale që do i jepnin Shoqatës “ Bijtë e Shqipes” . Leo Osmanollaj i dorezoi Presidentit certifikaten nga Keshilli Bashkiak. Kryetari i Shoqatës Shqiptare Amerikane “ Bijtë e Shqipes’’ Z. Dritan Matraku i dorëzoi Presidentit certifikatën Nderi i Shoqatës dhe i Komunitetit për mbështetjen , kontributin dhe ndihmesën e cmuar dhënë shoqatës sonë në përpjekjen për ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore kombëtare në Diasporë. Dhurata simbolike dhënë nga Presidenca për shkollën “ Gjuha Jonë” dhe zonja e parë Armanda Begaj; fotografi pa fund me nxënësit, prindërit, anëtarët e shoqatës dhe të pranishmit do të ishte epilogu i kësaj pritje te mrekullueshme. Në fund vizita ne Shtëpinë e shqiptarit . Më shumë se nder, por privilegj vizita e Presidentit, që perfaqeson unitetin e gjithë shqiptarëve dhe e paharruar do të mbetet data 22 Maj për shqiptarët e Filadelfias. Një falenderim të vecantë për gjithë të pranishmit dhe për prindërit e shkollës shqipe që u bashkuan bashkë me nxënësit në këtë ditë.
Rudina Bani Nenkryetare e Shoqates “BIJTE E SHQIPES”.

See insights and ads
Like
Comment
Share