
Miradije Rizvani Klenja/
Shoqata e Grave shqiptare në bashkëpunim me komunitetin shqiptar “Hasan Prishtina” në Connecticut edhe sivjet festoi diten ndërkombëtare të gruas. Mbrëmja festive ishte e pasur me zonja të të gjitha trojeve shqiptare nga Ilirida, Kosova dhe Shqipëria. Një festë ku celebrojmë arritjet dhe sukseset e femrës shqiptare në mërgatën e Amerikës. Të ftuar në këtë festë të.kthyer në traditë ishin yjet e muzikës shqiptare Ylli Demaj, Rovena Ibrahimi dhe Sali Malaj.Organizatorët që bënë të mundur mbrëmjen festive ishin Miradije Klenja dhe Femije Zhuta të cilat falënderojnë të te gjitha zonjat që moren pjesë në këtë mbrëmje. Ne i vlerësojmë dhe çmojmë për shembullin e tyre, angazhimin në komunitet dhe modelin në shoqëri. Komuniteti ynë në Connecticut po vazhdon traditën e festave dhe aktiviteteve kulturore për afro 40 vite me radhë. Të gjithë mbështetësve ndër vite, nderim e respekt. Një nga organizimet tradicionale që zhvillon shoqata e gruas është festivali shqiptar që mbahet çdo vit në fillim të muajit shtator ku shërbehet ushqim tradicional shqiptar, muzikë autentike shqiptare dhe këngë e valle nga vogëlushët e shkollës shqipe “Hasan Prishtina”. Synimi ynë është që puna dhe dashuria jonë për të vazhduar traditat e t’ua lëmë trashëgimi pasardhësve tanë në mërgatën e Amerikës. Shoqata e Grave “Hasan Prishtina” është themeluar 35 vite më parë dhe ka bërë vit pas viti organizime për festa tradicionale kombëtare e komunitare dhe ka dhënë mbështetje për komunitetin shqiptar në Amerikë.