Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka arritur një akord me Shtëpinë Botuese të Universitetit të Teksasit “Mundus Artium Press” për botimin e një Antologjie Poetike në gjuhën Angleze. Në këtë antologji, e cila do të shohë dritën e botimit në nëntor të këtij viti, do të botohen poezi nga anëtarë aktivë të Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanë.
Të gjithë anëtarët e Shoqatës janë të mirëpritur të nisin në adresën elektronike të Presidentit të Shoqatës, Andan Mehmeti: adnanmehmeti2001@yahoo.com, jo më pak se pesë dhe jo më shumë se 8 poezi të përkthyera në anglisht. Poezitë duhet të shoqërohen me një biografi të shkurtër (jo më shumë se 200 fjalë) dhe me një foto-portret. Sipas marrëveshjes me “Mundus Artium Press”, poetët do të prezantohen me rreth 5 poezi. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë do të bëjë një para-seleksionim për shtëpinë botuese, por është Shtëpia Botuese “Mundus Artium Press” ajo që do të vendosë për përfshirjen finale të poetëve dhe poezive në antologji. Data e fundit për pranimin e poezive është 30 prill, 2016.
Për çdo pyetje, ju ftojmë të komunikoni direkt me Presidentin e Shoqatës Adnan Mehmeti në adresën:adnanmehmeti2001@yahoo.com
www.mundusartiumpress.org
Nga Kryesia e Shoqatës
10 shkurt 2016
Astrit Bardhi says
Ju shkrimtaret shqiptaro amerikane, qe zoteroni aq mire
anglishten, perse nuk mblidhni krijimet ne shqip te shqiptaro-oamerikaneve, t’i redaktoni dhe pastaj t’i perktheni ne anglsht? Kjo i ben mire shoqates, sepse shume bashkeatdhtare jashte atdheut per shkak te kohes vuajne kur shkruajne edhe shqipen. As i madhi Fan Nol nuk eshte marre me keto pune te kota, t’u tregonte amerikaneve se sa i zoti qe ne poezi. Djem merruni me shqipen, shqip o shqip siç thoshte Noli.