
17 maj 2026, Saint Louis, Missouri – Shoqata “ILIRIA” në St. Louis ka përmbyllur me dinjitet procesin zgjedhor për mandatin e katërt, 2026–2028, duke zgjedhur Bordin e ri Drejtues dhe më pas Kryesinë që do të udhëheqë shoqatën në dy vitet e ardhshme. Pas votimit të anëtarësisë, bordi i sapozgjedhur zhvilloi mbledhjen e tij të parë, ku me votim të fshehtë u zgjodh Afet Fejza si Kryetar i Shoqatës ILIRIA.
Kryesia u plotësua me:
• Ramadan Hajdini – Nënkryetar
• Valon Ibishi – Nënkryetar
• Adrian Rexhepi – Sekretar
• Elona Dyshniku – Financiere
Në përputhje me traditën e shoqatës, ceremonia u mbyll me një moment solemn: kryetari i mëparshëm z. Besian Gjika i dorëzoi kryetarit të ri flamurin kombëtar, simbol i vazhdimësisë, besimit dhe përgjegjësisë së përbashkët në shërbim të komunitetit. Shoqata ILIRIA shpreh mirënjohje për të gjithë anëtarët që morën pjesë në proces dhe uron kryesinë e re për një mandat të suksesshëm, me vizion dhe bashkim në dobi të komunitetit shqiptar në St. Louis e më gjerë.