
Alketa Ktona/
Me datën 1 Maj, 2022, anëtarë të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc, morën pjesë në Marathonën e çiklistëve të qytetit të NY. Të veshur me uniformën e sponsorizuar nga kapiteni i çiklistëve Doris Berjolli, me logon e Shoqatës, flamurin Shqiptar , Amerikan dhe portretin e Skenderbeut u bënë pjesë e 32,000 çiklistëve te Marathonës. Pjesëmarrësit ishin residentë të qytetit të New York-ut, të ardhur nga shtete të tjera të Amerikës apo e gjithë bota.
Ҫiklistet udhëtuan me biçikletë përmes pesë lagjeve të qytetit te New York-ut , Manhattan, Bronx, Queens, Brooklyn dhe perfunduan aktivitetin ne Staten Island. Ata përshkruan nje gjatësi rruge prej 40 miljesh (64 km).Maratona e parë me biçikleta ne NY City u organizua me 12 Qershor në vitin 1977, duke përshkruar një distancë prej 80 Mile(rreth 128 km),dhe morën pjesë 250 çiklistë. Në vitin 1978 filluan të krijohen linjat e vecanta për bicikletat, ne rrugët e qytetit dhe ky aktivitet filloi të bëhej shumë popullor, jo vetem si sport, por edhe në shërbim të shëndetit të qytetarëve, ne NY City.Në vitin 1978 Morën pjesë rreth 3000 çiklist, dhe në vitin 1980 u rrit numri i pjesëmarrëseve ne 12000 cikliste.Citi bank u bë sponsorizuesi kryesor për këtë aktivitet. U sponsorizuan shumë programe për edukimin e qytetarëve në perdorimin e biçikletës dhe sidomos fëmijët te cilët u bënë pjesa me active e tyre.Sot marrin pjesë rreth 100 000 femije dhe të rritur në keto programe.Maratona sponsorizohet tani nga TD Bank.Ne vitin 1999 morën pjesë 32000 çiklistë, duke përshkruar distancen prej 40 mile, të qytetit te NY, pa trafik të makinave, dhe me pjesëmarrjen edhe nga vende të tjera të botës.
Klubi i çiklistëve të shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc, u formua me 9 Maj 2021, me antarët e shoqatës,dhe marrin pjesë për herë të dytë, në këtë aktivitet që është bërë shumë popullor ne NYC dhe me gjërë.Shoqata u përfaqësua nga çiklistet: Doris Berjolli, Arta Xhaferri, Elton Xhaferri, Imer Laçaj, Adelina Laçaj dhe Sagita Guçe. Me inisiativën dhe përkushtimin e tyre, anëtarët arritën të përshkojne këtë intenerar të gjatë dhe ta mbarojnë atë ne Staten Island,me sukses.
Ndjehemi krenar për të gjithë pjesëmarrësit ne këtë aktivitet sportiv. Ata ngritën edhe më lart reputacionin dhe emrin e Shoqatës që eshte mjaft active në komunitetin shqipetar ne NYC.