Më 20 Prill 2022, në selinë e Vatrës, në fund të promovimeve të librave “Dëshmi e trishtë e një shenjtori” – monografi për baba Bektash Aliaj, me autor Dervish Eliton Pashaj dhe librit “Larg Atdheut” të Xhevat Kallajxhiu, z. Mark Qehaja në emër të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skënderbej” Inc i shoqëruar dhe nga anëtarë të shoqatës, i dorëzoi Mirënjohjen Dalip Grecës me motivacionin: “Për kontributin e përkushtimin e lartë ndaj Kombit në fushën e gazetarisë”.Në fjalën e tij falenderuese për të pranishmit në Vatër z. Mark Qehaja u shpreh: “Te nderuar vatrane! Mes emrave te medhenj e dinjitare qe ka Bota shqiptare e gazetarise dhe publicistikes Dalip Greca eshte pa dyshim nje nder penat e shquara intelektuale te kohes.Dielli mbishekullore I shqipetareve mergimtare te Amerikes, Kandili Kombetare i ndezur nga 15 shkurti i vitit 1909 ne keto dhjete vitet e fundit u mbajt i ndezur nga editori Dalip Greca. Gazetarin profesionist, publicistin bashkekohore, redaktorin e kryeredaktorin e perkushtuar atdhetare e patriot. Shkrimet e Dalipit per nje shoqeri te lire dhe te emancipuar, per nje shtet te drejte e te begate, per nje komb vital e te bashkuar ishin si prelude i gazetarise sone kombetare. Federata PAN Shqiptare VATRA e rilindesve mendjendritur Fan Noli e Faik Konica ka edhe kontributin e spikatur te Z. Dalip Greca. Shoqata shqiptaro Amerikane Skenderbej ka patur nderin te kete nje Njeri te shkelqyer shok e mik te vyer te bashkepunoje e te ndaje me te punen e kontributet tona. I Dashur Dalip! Ne kete takim te sotem ne Federaten PAN Shqiptare VATRA ne emer te shoqates Shqiptare Amerikane Skenderbej nderojme kontributin e perkushtimin tuaj te larte ndaj kombit me kete pllake MIRENJOHJE. Duke ju uruar shendet e lumturi ne familje. Shoqata Shqiptare Amerikane Skenderbej. Kryetari MARK QEHAJA” u lexua në letrën e vlerësimit ndaj Editorit të Diellit 2009-2021, Dalip Greca.
24 PRILL 2022 DO FESTOHET DITA E LIRISË SHQIPTARE NË “KENSICO DAM PLAZA” NË ËESTCHESTER
24 Prill 2022 ora 1 PM do të organizohet “Dita e Lirisë Shqiptare” në një ndër parqet më të bukura të Neë York-ut, në Kensico Dam Plaza- në Ëestchester. Veprimtaria e organizuar nga Shoqëria Kulturore-Artistike Kelmendi, Familja Mrnacaj dhe Counti Ekzecutive Ëestchester si “Dita e Lirisë Shqiptare”, është një aktivitet patriotik, social, kulturor e përkujtimor, që i kushtohet, simbolit të demostrateve antikomuniste Nik Mrnacaj. Kjo ditë simbolike, e kthyer tashmë në Ditë – Kalendar për Lirinë dhe Flamurin shqiptar, sjellë në këtë datë përkujtimore jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe përfaqësues të pushtetit lokal si dhe të liderëve politik. Kjo ditë e veçantë sjellë në kujtesën e shqiptarëve të Amerikës qëndresën e nacionalistëve shqiptaro-amerikanë, që nuk i pushuan asnjëherë përpjekjet për ta sensibilizuar Amerikën për persekutimin që ushtronte shteti komunist shqiptar ndaj familjeve nacionaliste shqiptare.
Edhe pse familja Mrnacaj ishte e arratisur nga Shqipëria, pjesa e mbetur në Shqipëri, u burgos e u internua. Tipik ishte rastii Nikollë Mrnacaj, i cili u burgos dy herë, ndërsa familja u internua dhe vuajti për vite të tëra kampeve të internimit. I riu nacionalist, antikomunisti Nick Mrnaçaj, i biri i Marash dhe Mri Mrnaçaj, ishte në krye të demonstratave të shqiptarëve të Amerikës, që kërkonin të sensibilizonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mungesën e të drejtave dhe të lirive njerëzore në Shqipërinë komuniste dhe rrisnin përpjekjet për t’i hequr maskën udhëheqësve komuniste që tentonin të mashtronin perendimin, me anë të Misionit diplomatik në Neë York. Nik Mrnacaj humbi jetën pasi kthehej nga demonstrata antikomuniste e organizuar në Detroit me 22 Janar 1990.
Shkurt Kronika: Hymnet Kombëtare i ka kënduar Mikela Nonaj. Lutjen fetare e ka përcjellë Djakon Marash Shkreli. Vperimtarinë e ka nderuar dhe famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës Dom Pjetër Popaj. Kanë përshëndetur: Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane z. Joseph DioGuardi, County Egzekutive z. George Latimer, kandidati për major në Mt. Vernon, z. Ernest Davis, Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës Dritan Mishto, Deputeti demokrat i Kuvendit të Shqipërisë (që ka dorëzuar mandatin) Endri Hasa dhe në emër të familjes Mrnacaj,ka falenderuar folësit, pjesmarrësit, Mikel Mrnacaj, i biri i Nik Mrnacaj…
Këtë veprimtari përkujtimore dhe nderuse e mbështeti edhe Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA, ku përvec kryetarit të saj z. Dritan Mishto, morën pjesë nënkryetari Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë Zef Balaj, Marjan Cubi me zonjën, editori me zonjën, Pashk Maksuti, Mihill Velaj(njëkohësisht kryetar i Shqoatës së Shkrimtarëve shqiptar-amerikanë), Gjergj Ivanaj e të tjerë. Vatra, pas takimit që pati në selinë e saj me deputetin Endri Hasa, e ftoi atë, që të bëhej pjesë e veprimtarisë përkujtimore kushtuar Nik mrnacaj, ku ai u prit me duartrokitje.
Në fund të veprimtarisë, familja Mrnacaj ftoi pjesmarrësit që të ngrinin Flamurin kuq e zi në shtizën e parkut, përkrah flamurit amerikan, ku do të qëndroi për një javë. Familaj Mrnacaj ksihet sjellë për pjesmarrësit, ushqime dhe pije. (Të plotë shkrimin do ta lexoni në Diellin e Printuar)