Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA në mbledhjen e Kryesisë së Vatrës më 14 Prill 2022 miratoi me unanimitet të plotë duke shpallur zyrtarisht komisionet për 110 vjetorin e Vatrës dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane. Mbledhja e Kryesisë që filloi me 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të vatranit Zef Balaj dhe ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Drita Camaj, motrës së Pashko Camaj, miratoi emrat për 3 komisionet e 110 vjetorit të Vatrës dhe 100 vjetorit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane: 1. Komisioni i Organizimit të Darkës Solemne për 110 vjetorin e Vatrës: Besim Malota- Kryetar, Nazo Veliu, Mondi Rakaj, Bashkim Musabelliu, Anton Raja, Agustin Mirakaj, Tasim Ruko – Anëtarë.2. Komisioni i Organizimit të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare:Dr. Paulin Marku – Kryetar, Dr. Iris Halili, Dr. Pashko Camaj, Dr. Elton Mara, Marjana Bulku, Sokol Paja- Anëtarë.3. Komisioni i Organizimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane:Elmi Berisha – Kryetar, Agim Rexhaj,Alfons Grishaj, Ervin Dine, Idriz Lamaj, Frank Shkreli, Dalip Greca- Anëtarë. Kryesia miratoi në unanimitet të plotë ditën e hënë 18 Prill 2022 duke e shpallur ditë zie në Vatër në respekt dhe përkujtim të ndarjes nga jeta të vatranit Zef Balaj. Në respekt të kësaj dite, flamuri kombëtar në Vatër do të ulet në gjysëm shtizë, do të pezullohet çdo aktivitet i programuar në Vatër në datën 18 Prill dhe gazeta Dielli nuk do të kryej asnjë veprimtari mediatike. Detajet e punës së Komisioneve, specifikimet, njoftimet dhe gjithçka që lidhet me funksionimin dhe veprimtarinë në vazhdim, do detajohen në gazetën Dielli online dhe print.