– Serbia duhet bombarduar për ta njohur Republiken e Kosovës/
Shkruan: MA. AGIM ALIÇKAJ/
AMERIKA KY VEND I BEKUAR /
Fati dhe ekzistenca e Kosovës dhe kombit shqiptar është e lidhur ngushtë me Amerikën për shumë arsye. Evropa nuk ka as kaqik as vullnet për ta kundërshtuar ekspansionizmin ruso-serb në Ballkan. Vetëm rezistenca e popullit shqiptar me përkrahjen e Amerikës e ndalon turrin e Serbisë dhe Rusisë. Interesat strategjike amerikane përputhen plotësisht me interesat strategjike shqiptare. Pa Amerikën nuk mund të zgjidhet konflikti i Kosovës me Serbinë.
Ngjarjet e fundit në Amerikë, pas zgjedhjeve të 6 Nëntorit ishin brengosëse. Por sistemi demokratik dhe kushtetuta qindvjeçare e treguan vitalitetin, superioritetitin dhe qëndrueshmërinë e vet. Partia Republikane e çon vendin përpara, ndërsa ajo Demokratike e bënë më human. Votuesit e edukuar amerikanë i ndryshojnë pushtetarët sipas nevojës, çdo 4 apo 8 vjet. Vetëm në raste kur një administratë tregon suksese të jashtëzakonshme, shumë rrallë, ndodhë t’i vazhdohet mandati i tretë. Askush nuk mund të bëhet mbret në Amerikë.
Ish-Presidenti Trump kishte të mirat dhe të këqijat e veta. I humbi zgjedhjet për shkak të sjelljeve të ulëta, egos së sëmur, arrogancës së pakontrolluar dhe nënçmimit të kundërshtarëve, të ndihmuar edhe nga virusi kinez Covid-19. Humbja dhe ikja e tij e turpshme është leksion për të tjerët që mund të mendojnë dhe veprojnë si ai në vende demokratike.
Me rrëzimin e Trump populli amerikan e shpëtoi Kosovën nga shkatërrimi. Serbia investoi shumë në te dhe dështoi keq kësaj radhe, është në vajtim e sipër me shpresë të kotë se ai do të kthehet. Votat e serbo-amerikanëve nuk e ndihmuan dot. Ambasadori arrogant jodemokratik Grenell ishte pro-serb i dokumentuar. Ai e mori haptas anën e serbëve, e organizoi rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe rrënimin e demokracisë në Kosovë. Marrëveshja e Washingtonit ishte një maskaradë për interesa të kampanjës zgjedhore të presidentit Trump, e nënshkruar çuditërisht në tri letra të veçanta. Si mund të realizohet një marrëveshje mes kriminelit dhe viktimës, kur krimineli vazhdon të sillet armiqësisht dhe as që e pranon krimin? Si mund të bëhet normalizim ekonomik me Serbinë kur ajo nuk e pranon Kosoven si subjekt të barabartë? Si mund të bëhet marrëveshje me një të sëmurë psiçik siç është Serbia.
Vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte e mirë, edhe pse edhe ajo u bë më shumë për interesa të kampanjës zgjedhore dhe mashtrimit të palës kosovare. Kosova me të drejtë e priste një çasje konstruktive nga një shtet demokratik pro-amerikan siç është Izraeli. Pjesa tjetër e kësaj marrëveshje të rrezikshme duhet të shkojë poshtë bashkë me Grenell. Me te duhet të shkojnë edhe politikanët e korruptuar të Kosovës dhe Shqipërisë që punuan me direktiva nga ai dhe Vuçiq, kundër interesave kombëtare shqiptare dhe amerikane. Ata nuk duhet të votohen kurrsesi në zgjedhjet e 14 Shkurtit dhe të 25 Prillit. Pa njohje të pavarësisë së Kosovës, nuk do të ketë kurrëfarë stabilizimi as ekonomik dhe as politik.
Zgjedhja e presidentit Biden është shpresë për shpëtimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Ai e njeh mirë çështjen e konfliktit me Serbinë, i kupton manipulimet serbe dhe ishte ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në Washington në 30 vitet e fundit. Tashti Kosova mund të marrë frymë më lirisht dhe i ka rrugët e hapura. Por duhet theksuar dhe përsëritur, Biden dhe askush tjetër nuk mund t’i kryej punët tona. Shqiptarët mos të presin se Biden do të del me parullën “Poshtë Serbia, rroftë Kosova”! Çdo gjë fillon dhe varet nga ne, me qeverisje të re, të pakorruptuar dhe dëshmi se dijmë ta ndërtojmë shtetin.
Sekretari i sapoemruar i shtetit amerikan, Anthony Blinken, duke u përgjigjur në një pyetje, e lavdëroi nismën e ish-ambasadorit Grenell për dialogun Kosovë-Serbi. Është naivitet të mendohet se gjatë proçesit të aprovimit të tij në Senatin amerikan, ai do të dilte kundër çfarëdo dialogu apo marrëveshjeje paqësore. Prandaj, kjo deklaratë e tij nuk ka rëndësi dhe përkrahësit e saj kot lavdërohen. Realiteti është se zoti Blinken do ta analizoi dhe vlerësoi këtë marrëveshje në detyrë e sipër, kur t’i vijë koha. Me rëndësi është fakti se me administratën e Presidentit Biden duhet punuar dhe informuar duke paraqitur fakte për marrëveshjen e keqe dhe sjelljen e përherëshme destruktive të palës serbe. Serbia nuk flen dhe nuk ndalet, është duke u përpjekur të depërtojë edhe në administraten Biden. Ne e kemi më të lehtë. E vërteta dhe e drejta është në anën tonë.
SERBIA KJO SHTRIGË E VJETER
“Nuk e njohim kurrë pavarësinë e shtetit të rrejshëm të Kosovës dhe Metohisë” e thonë haptas dhe me arrogancë shovenistët e tërbuar anti-shqiptar në krye me Vuçiq . Serbia është një shtrigë e vjetër që nuk ka ndryshuar fare që nga koha e Millosheviqit. Ajo vazhdon ta destabilizojë Evropën. Veprimet armiqësore ndaj shtetit të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar nuk kanë të ndalur. Pse të ndalen?! Qeveritarët e Kosovës dhe Shqipërisë ju përulen, politikanët evropian po i përkëdhelin, e kanë mirë me Rusinë dhe Kinën, gati na morën edhe Amerikën!
Na vranë e na prenë me shekuj, shkaktuan gjenocid në fund të shekullit XX dhe lejohen të sillen si viktimë!
Duhet të jetë e qartë për të gjithë se kriminelët e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës dhe presionit të vërtetë. Politika e evropiane e ledhatimit të serbëve dhe ajo kosovare e nënshtrimit ndaj tyre ka dështuar. Problemi është në Serbi jo në Kosovë dhe vetëm aty mund të zgjidhet. Serbët janë të sëmurë psiqikisht nga urrejtja për shqiptarët. Evropa duhet të investojë në shërimin e tyre. Përfundimisht, serbëve dhe përkrahësve të tyre ju duhet ndalur turri, ju duhen thyer dhëmbët që të mos kafshojnë më.
Ata duhen bombarduar me vota. Çdo votë për Vetëvendosjen dhe listen Guxo është bombë për krye të një shovenisti serb, duke filluar nga Vuçiq. Krijimi i një qeverie të fortë me përkrahje të madhe nga populli i Kosovës e mundëson zhdukjen e Serbisë nga Kosova.
VOTA PËR NDRYSHIME SHPRESË PËR KOSOVËN
Populli shumicë i Kosovës është i lodhur nga rrenat e mëdha, mashtrimet dhe dështimet e deritanishme, është i zemeruar nga padrejtësitë nga të gjitha anët. Kërkon ndryshime. Ndryshimet mund të vijnë vetëm me zonjën Vjosa Osmani dhe zotin Albin Kurti. Qeveria Kurti u rrëzua padrejtësisht, në mënyrë jodemokratike, nga politikanë të këqinj. Nuk ju dha mundësia ta tregojë veten me qeverisje, në të mirë të shtetit. Populli dëshiron t’i provojë, nuk ka çka humbë, më keq nuk ka si bëhet.
Partitë e korruptuara politike që qeverisën me Kosovën deri tashti duhet t’i shohin dështimet e tyre, të kuptojnë se ju ka kaluar koha. E kanë humbur besimin e popullit dhe ju duhet punë e madhe për ta fituar prapë. Duhet të ndryshojnë, t’i largojnë politikanët e vjetër e të korruptuar, të bëhen opozitë konstruktive, të bashkëpunojnë me pozitën në luftën politike dhe propagandistike kundër armikut serb, të ofrojnë programe alternative reale për zhvillim dhe forcim të shtetit. Vetëm kështu mund të shpresojnë për konsideratë të popullit në zgjedhjet e mëvonëshme. Shteti ka nevojë për një opozitë të fortë konstruktive, e cila e kontrollon pozitën dhe ja merr qeverisjen nëse punon keq. Sharjet, fyerjet dhe dezinformatat kundër Albinit dhe Vjosës nuk ju ndihmojnë politikanëve të këqinj për të mbetur në pushtet.
Sidomos janë neveritëse sjelljet e gardës së vjetër-sundimtare të LDK-së, kundër zonjës Osmani. E akuzojnë se e ka tradhëtuar partinë! Harrojnë se populli (përfshirë shumicën e anëtarëve dhe përkrahësve të LDK-së burimore) e sheh dhe e kupton realitetin. Vjosa, me qëndrimet e veta, ishte gjithmonë në shërbim të interesave të Kosovës. Partia është grupim i individëve me pikëpamje të afërta në luftë demokratike për pushtet. Partia nuk është as nënë, as baba, as komb, as atdhe. Pikëpamjet politike dhe interesat mund të ndryshojnë dhe partia mund të ndryshohet. Kjo quhet, demokraci. Prandaj nuk mund të bëhet fjalë për tradhëti ndaj partisë. Fundja, janë sundimtarët e LDK-së ata që i tradhëtuan vlerat e Lëvizjes demokratike të Ibrahim Rugovës, e tradhëtuan shtetin e Kosovës, duke u bërë pjesëmarrës në hajni dhe kapje të shtetit, duke ju nënshtruar shovenistëve serb dhe përkrahësve të tyre Grenell dhe Lajçak. Pallavrat e tyre se ata janë ruajtësit, ndërsa Albini me Vjosën prishësit e miqësisë me Amerikën, nuk i ha askush. Nuk ruhet miqësia duke e shitur vendin për interesa personale. Duhet shpresuar se kuadrot e reja, të shkolluara dhe të afta të LDK-së do të jenë në gjendje ta marrin kontrollin dhe ta kthejnë këtë parti nga e mbara.
Akuzat e kundërshtarëve të zotit Kurti dhe përkrahësve të tyre në shtypin shqiptar janë të çuditshme dhe kontraverse, shumë prej tyre të pabaza dhe pavlerë. Veprimet dhe aktiviteti i tij në të kaluarën duhet parë në kontekstin e kohës, jo të projektohen në të sotmen sipas nevojës. Si çdo individ dhe lider politik tjetër, gjatë formimit, ai i kishte gabimet e veta. Por, Albini kurrë nuk e tradhëtoi çështjen kombëtare. Punë e madhe se ishte kundër marrëveshjes së Rambujesë dhe planit të Ahtisarit. Marrëveshja e Rambujesë ishte katastrofale për Kosovën edhe pse, në rrethana të ballafaqimit me gjenocidin serb, duhej të nënshkruhej. Fatëbardhësisht, nuk e pranoi krimineli Millosheviq, i tërbuar dhe i verbëruar nga urrejtja për shqiptarët. Po ta nënshkruante ai, Kosova do të bëhej përgjithmonë pjesë e Serbisë. Plani i Ahtisarit nuk ishte i mirë për Kosovën, por ishte e vetmja mundësi për të siguruar përkrahjen e Amerikës, Evropës dhe shteteve tjera botërore për një pavarësi të mangët. Kjo marrëveshje dhe politikanët e këqinj e kanë sjellë Kosovën para shkatërrimit. Prandaj, duhen ndryshuar sa më parë. Mbi të gjitha, është qesharak pretendimi se Albini është në të njejtën kohë revolucionar marksist-leninist dhe përkrahës i ekstremizmit fetar. Këto nuk shkojnë bashkë. Gati asnjë lider politik nuk është imun ndaj tendencës për autokratizëm dhe sundim mbi tjerët. Këtë punë e rregullon vetëm demokracia.
Bojkotimi i zgjedhjeve nuk është kategori demokratike. Është dështim i cili e rrezikon popullin dhe funksionimin e shtetit. Vetëvendosja duhet të vazhdojë luftën për pushtet vetëm me mjete demokratike, edhe nëse nuk çertifikohet Albini. Me përkrahjen masovike gjithëpopullore, ardhja e tij në pushtet është e pashmangshme. “Vox populi vox Dei” thotë fjala e urtë latine. Edhe presidenti i Kosovës do të duhej të zgjidhej me votë direkte nga populli, jo me manipulime partiake.
Vjosen dhe Albinin nuk i lidhin qëndrimet partiake, të djathta apo të majta. Ata i lidhë guximi, trimëria, mençuria, edukata familjare, përgaditja shkollore, aftësia profesionale, luftimi i korrupsionit dhe mbi të gjitha atdhedashuria. Ata treguan se nuk i nënshtrohen askujt kur është në pyetje interesi kombëtar. Do të ishte shumë më e lehtë për ta sikur t’i nënshtroheshin presionit Grenell se sa ta kundërshtonin. Ata nuk kanë kurrëfarë nevoje t’i nënshtrohen as njëri tjetrit. Secili i ka vlerat e veta. Në këtë moment ata janë ndryshimi, janë shpresa për shpëtim, ndërtim dhe forcim të shtetit të Kosovës. Bashkimi i listës Guxo me Vetëvendosjen ishte veprim shumë i mençur dhe shpresëdhënës për fitore. Vetëm me lider të fortë dhe shtet të fortë vjen koha kur Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës nga zori dhe Evropa do ta pranojë në union nga qejfi.
BASHKIMI KOMBËTAR SYNIM I ZEMRAVE SHQIPTARE
Çdo komb ka dëshirë të jetë sa më i madh dhe sa më i fortë. Secili komb i ndarë e synon bashkimin. Bashkimi bënë fuqinë. Është normale dhe madhore dëshira, synimi dhe përpjekja për bashkim, që buron nga zemrat patriotike dhe mendjet e ndritura shqiptare gjatë gjithë historisë sonë kombëtare. Është e pafalshme për klasën politike dhe të tjerët që e lejuan propagandën serbe ta dikton dhe kontrollon axhendën e kërkesave tona, ta helmojë dhe frikësojë mendjen tonë dhe ta manipulojnë opinionin ndërkombëtarë. Serbëve ju lejohet të sillen në mënyrë destruktive dhe armiqësore. Shqiptarët duhet të mendojë mirë a i aprovojnë ndërkombëtarët dhe a i pëlqejnë serbët kërkesat e tyre. Këto qëndrime e kanë kaluar kufirin e absurditetit.
Serbia na paska të drejtë ta bëjë Kosovën me kushtetutë pjesë të Serbisë, kurse Kosova nuk bën ta refuzojë asociacionin e komunave serbe! Emisari evropian Lajçak kërkon me arrogancë që Prishtina ta ndërrojë kushtetutën për t’ja bërë qejfin Beogradit! Na qenka e barabartë vrasja e disa qindra serbëve, shumica policë dhe ushtarë okupatorë, me vrasjen e dhjetra mijërave shqiptarëve, shumica civil të paarmatosur. Serbia na paska të drejtë të kërkojë të drejta për serbët në Kosovë ndërsa Kosova nuk bën as t’i përmendi të drejtat e shqiptarëve në Serbi! Me marrëveshjen e Washingtonit, barazohet e drejta e Kosovës për të kërkuar njohje, me atë serbe për t’i bllokuar ato. Kjo quhet marrëveshje historike nga disa politikan! Pra, na qenka njësoj e drejta e shqiptarëve për të ekzistuar me dëshiren serbe për t’i shuar! Ka mbetur të na thonë: “Hej shqiptarë, mos merrni frymë se po idhnohet Serbia dhe nuk vjen në bisedime!”
Shembull i veprimit dhe luftimit të Serbisë me fakte dhe mjete demokratike është parlamentari shqiptar në kuvendin serb, patrioti trim dhe i menqur, i nderuari Shaip Kamberi.
E njejta gjë vlen edhe për barazimin e konceptit të Serbisë së madhe me atë të Shqipërisë së madhe. E vërteta është se nuk ka projekt për Shqipëri të Madhe. Po të kishte, do të duhej të përfshinte plane të qarta dhe përpjekje për kthim të tokave të humbura shqiptare të Nishit, Toplicës, Sanxhakut, gjysmës së Maqedonisë, gjysmës së Malit të Zi dhe të Çamërisë dhe pastrimin e tyre nga banorët e sotëm joshqiptar. Projekti për Serbi të madhe ekziston dhe është në veprim e sipër me qindra vjet. Për te ka fakte, dhe dokumente të pafund. Për te Serbia i zhvilloi katër luftëra të padrejta dhe të tmerrshme. Dëshira legjitime e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë nuk është kërkesë për Shqipëri të madhe dhe nuk duhet të frikësohemi nga ajo.
Pyetja është se a mund dhe si të realizohet. Me reagimin si komb në mbrojtje të Kosovës në vitin 1999, populli shqiptar i Shqipërisë dhe të gjitha Trojeve tona, në mënyrë madhështore, e tregoi vullnetin për bashkim kombëtar. Problemi qëndron te klasa e korruptuar sunduese dhe frika e tyre nga humbja e kontrollit dhe vjedhjes së popullit, secili në pjesën e vet. Ata më lehtë bashkohen me Serbinë edhe me dreqin se sa me njëri tjetrin. Shpresa e vetme është rrëzimi i tyre, sëpari në Kosovë me 14 Shkurt, pastaj në Shqipëri dhe troje të tjera. Bashkimi ekonomik, kulturor dhe shpirtëror, ndërtimi i dy shteteve të forta me perspektivë evropiane, sigurimi dhe përforcimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve në të gjitha trojet tona është real dhe i mundshëm. Nëse sillemi dhe veprojmë të gjithë bashkë si komb, fitorja jonë mbi shtetin primitiv serb dhe të gjithë armiqët tjerë është e sigurt.
PS 1: Nuk i takoj asnjë partie politike në Kosovë por nuk jam i paanshëm. Anoj dhe i përkrahë vetëm ata që punojnë në të mirë të kombit, që interesat kombëtare i qesin mbi interesa personale, klanore dhe partiake. Për ata që kan qëndrime të kundërta-konsideratë dhe respekt; për ata që gënjejnë, mashtrojnë dhe nënçmojnë-përçmim; për ata që shajnë dhe ofendojnë-injorim; për ata që i shkelin interesat kombëtare-indinjatë, urrejtje dhe luftë e pakompromis demokratike.
PS 2: Jam në pritje të telefonatës nga zonja Valdete Daka për të ma lejuar të drejtën time për të votuar.
*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës.