Miqësia virtuale e reale fizikisht, njohjet e largëta edhe ato të castit vecmas në ditët e sotme nga rrjetet sociale, janë miqësi që provojnë ndjesinë e promovimit të vlerave të vërteta të miqësisë, njerëzores e qytetarisë, miqësi të cilat përpiqen të inkurajojnë mes njerësve, duke shkëmbyer eksperiencat dhe përvojat dashamirëse mes miq e mikesha, vecmas kur ato ofrojnë mbështetje të plotë prej dashamirësve të shumtë të botës së artit, e kështu me radhë, duke na sjellë diçka të re, në raportin e të përditshmes njerëzore, mes të kaluarës e refleksionit për të ardhmen në jetën e cilitdo nga ne. Dita e djeshme e 18 Gushtit ishte disi e veçantë për mua, ishte imazhi shpirtëror dhe shpirti mikpritës i devollinjve të fismë, që më dha fatin ta prekja dhe të bëhesha pjesë e kësaj mikpritje fisnike, falë ftesës për të kaluar një ditë të bukur bashkarisht me familjen e nderuar Dushku nga Suli i Devollit. Ftesa erdhi nga mikja ime e vjetër por që u ritakuam nëpërmjet rrjetit social Facebook, Verore Hoxha Dushku, adhuruese e dashamirëse e krijimtarisë sime, dikur një moderatore –“showgirl”, e suksesshme dhe e njohur e artit dhe kulturës devollite , adhuruese dhe dashamirëse e genit devollit, epitoma, mishërimi dhe bukuria e emocionit lirik e Patriarkut të Letrave shqipe, devolliut të urtë e të fismë Dritero Agolli. Mikja ime e mrekullueshme Verore Hoxha Dushku, një ekonomiste në profesion, profesioniste dhe tepër e aftë në ditët e sotme. Mikpritje mbresëlënëse dhe emocionuese e pinjollëve të Sulit historik e shpirtmirë shpërfaqej në Resortin turistik “FATI” në zemër të Bilishtit, që administrohet nga vëllai i mikes sime, bisnesmeni Fati Dushku, një investitor i ri në moshë, por vizionar, i guximshëm, me vullnet të celiktë dhe mëncuri, mendje të shëndoshë e krahë të fortë, forcë mendore unike e qytetare të paepur. Investitori dhe bisnesmeni Fati Dushku është nj ë personalitet i denjë, i rëndësishëm në investimin e industrisë kulinare dhe resortit turistik, në dasma, gëzime dhe hidhërime familjare në qytetin e Bilishtit. Ai me punë sakrifica dhe përkushtim, është shëndrruar në një rol investues model, vullneti dhe force e paepur, i palodhur dhe i përkushtuar në jetën social ekonomike- kulturore e historike, si një nga bisnesmenët dhe investitorët shëmbullorë në ekonominë e tregut kapitalist shqiptar dhe rritjen e mirëqënjes ekonomike të bashkëqytetarëve të tij, nëpërmjet punësimit të tyre në bisnesin e resortit turistik që ai menaxhon. Bisnesmeni dhe investitori devolli Fati Dushku është edhe filantropist dinjitoz. Filantropia e tij, gjithmonë e rëndësishme dhe dashamirëse konsiston për njerëzit në nevojë, artin dhe kulturën devollite, duke mos harruar kurrë fshatin e tij të origjinës, Sulin historik, një fshat me tradita historike e patriotike, drama njerëzore, sociale, legjenda dhe histori, me ndjenjën e larëntnjerëzore të zemrës së tij të madhe. Gjithsecili është i mirëpritur në Resortin Turistik “FATI”, ku do të keni kënaqësinë të kaloni caste plot harmoni e gëzim nën tingujt e muzikës devollite dhe atë shqiptare, serenatave e të gjitha trevave etnike. Do të shijoni kuzhinën e famshme bio devollite dhe të zonës së Korcës. Resorti turistik qëndron krenar dhe madhërishëm mes përmes fushës e përgjatë lumit Devoll dhe luginave, ku do të soditni gjithçka, do të prekni e shijoni me sy bukurinë e natyrës magjepsëse devollite. Ishte një ditë e vecantë në jetën time, e bukur dhe mbresëlënëse, mikpritja fisnike dhe e mrekullueshme, për një e ftuar speciale, sikundër isha unë nga mikja ime Verore Hoxha Dushku, nga familja dhe bisnesmeni i mirënjohur i qytetit të Bilishtit, Fati Dushku. Kaluam në një atmosferë tejet miqësore, plot respekt e përzëmërsi, dashuri dhe njerëzisht e shpirtërisht, bukur e këndshëm, ku nuk munguan muzika e bukur dhe e njohur devollice dhe serenatat korcare.
U largova me ndjesinë e një miqësie të mrekullueshme dhe dashamirëse: Ju paca miqtë e mij të mrekullueshëm, Familja DUSHKU!
Pacim përherë miq të tillë, fisnikë e të vërtetë!
Zoti bekoftë Ju, familjen dhe jetët Tuaja.
Bilisht, Gusht 2017