Opinion nga Kuqelim Dreshaj/
Të shkruash diçka krejt papritur,idetë,fjalët,dhe veprimet vijnë vrullshëm dhe nganjëherë janë të parreshtura.Kjo ndodh sepse tregon pakënaqësitë e një populli të vogël ku puna, djersa,vullneti dhe optimizmi sa vjen e shkon jeta,gjithnjë po mbesin shpresa nën hije kjo për shkak të qeverisë Thaçi dhe Partise Demokratike te Kosoves.Sepse ne jemi një popull i vogël aty diku në Europe,me një traditë pune të shekullt dhe të mendosh që edhe sot pas 14 vitesh me një lufte te mbaruar, ai vullnet i pastërt kontrollohet dhe menaxhohet nga qeveria Thaçi dhe politikbërja e Partise Demokratike te Kosoves më e keqe që mund të egzistonte në një vend demokratik siç ne po luftojmë te jemi.Të ndalesh dhe të mendohesh një minut të bën te qeshësh sepse në cdo vend demokratik politikat për punësim dhe zhvillim ekonomik propozohen dhe menaxhohen nga vet qeveritë, dhe partitë të cilat krijojnë këto qeverisje mirëpo nga qeveri të mira dhe produktive në punën e tyre,gjë që fatkeqësisht në vendin tonë ne Kosove nuk po ndodh .Pavarësisht shkollimit , trajnimeve dhe përvojave afatshkurtëra në punë të ndryshme unë si njëri i vendit tim,me të gjitha vyrtytet dhe burimet e mjaftushme njerzore e humane që mund t’i ketë cdo moshatar i vendeve demokratike në botë fatkeqësisht unë nuk munda ta kem rastin e punës dhe punësimit sepse duhej të ishe pjesë e klaneve dhe rrjeteve korruptive te qeverisjes Thaçi dhe medoemos duhej të ishe pjestar i partisë demokratike te kosoves ne pushtet ,duke të privuar nga të drejtat bazë të njeriut,mendimin e lirë politik e social une nuk kam dashur te aderoj ne kete parti (PDK) sepse nuk eshte perputhur me parime e mia per lirine ,demokracine dhe shtetin ligjore. Edhe tash pas jam bere pjese e nje subjekti politike me vlera demokratike, Lidhja Demokratike e Dardanise, ku mua m’u dha mundësia të punoj mbi bazen e punës dhe mirëqenijes së popullit tim edhe per njerzet e lire te venditi time ketu ne amerike .Një parti ku puna e saj është e bazuar ne vlera demokratike dhe ligjet e Kosovës të nxjerrura nga Kushtetuta e Kosovës nuk mundja të bëj atë qe une kam deshire dhe te plotseoj nevojate e sovranit ne te gjitha sferat por ajo çka mund te beje eshte kritika, kurre nuk do te pushoje se ndaluri dhe s’do te hesht per keto dukuri qe e kane kapluar vendi tim.Kjo ndodh sepse nepotizmi ka kapluar edhe damarët më të hollë të kësaj qeverije ,korrupsioni që fillon nga instancat më të larta të qeverisë Thaçi edhe Partise Demokratike e deri tek nënpunësi më i thjesht administrativ.E gjithë kjo është si pasojë e politikave të dobëta të kryeministrit Thaçi duke e bere afrimin ne strukturat shtetrore te mbeshtetsve te PDK-se ne menyre ekskluzive,qoftë ato politika të mbrendshme qoftë ato të jashtme,kjo përshkak të arritjes së qëllimeve personale të kryeministrit dhe antarve te parties demokratike dhe njerëzve të tij,gjithashtu plani i dobët i zhvillimit ekonomik,arsim të pakontrolluar e të pa menagjuar nga stafe akademik edhe profesionale ,infrastrukturë të mangët dhe mbi te gjitha sisteme të dobëta dhe të pa baza te vlerave demokratike shoqërore,sociale duke filluar nga komunitet më të vogla e deri tek qendrat më urbane ku për të rinjët siç isha unë ishin e vetmja shpresë për një qasje më të kollajt në punësim dhe jetë sociale më të emancipuar, si duket kjo shpresë po ngelet nënhije .Unë si shkrues i këtyre ideve,mendimeve dhe mllefeve dhe si anetari I nje partie me vlera demokratike lidhjes demokratikt te dardanise, i ri i atij vendi nuk e pata të lehtë ti shkruaja këto fjalë sepse në jetën time unë kisha një ditë,një vit ,një motiv që ëndërroja se një shpresë e mirë po na vjen bashkë më këtë qeverisje dhe më këtë kryeminister Kryeminisrtin Thaçi dhe partia demokratike.Besonim të gjithë tek plani dhe programi i tij i punësimit dhe integrimit të kësaj rinije duke ngulitur një ftesë për kthim tek të rinjët mirë po kjo ëndërr u kthye në një ankth të keq të një nate të tmerrshme ajo që kurr nuk e besoja se do të më ndodhte mua edhe nje numri te madhe te moshatarve te mi ,na erdhi radha ta braktisim vendin tone drejt një shteti tjetër për ta gjetur nje lirie që gjithmonë e besoja se do ta kisha në vendin tim por qe eshte e pamundure kjo për shkak të një keq qeverisje te parties demokratike .Duke shpresuar në krijimin e qeverive dhe mundësive të reja kjo falë partisë opozitare dhe fale nje fryme Rugoviane e që e ka deshmuar ne kohën kur Kosova ka kaluar kohë më te vështira të saj e që ishte lufta,ku qëllim dhe mjet I një zgjedhje sa më të shpejtë ishte dialogu dhe paqa ku problemet e Kosovës duhet të bisedohen dhe te zhvillohen ne menyren demokratike.E gjithë kjo eshtë shpresa jonë e vetme .
Kuqelim Dreshaj –Ekonomiste i Diplomuar ,Anetare i Lidhjes Demokratike te Dardanis ,Bronx New York 2013 ,kuqelimdreshaj@gmail.com