Nga Merita Bajraktari për Southeast European Times/
Zyrtarët shqiptarë përshëndetën një raport nga Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit i Këshillit të Evropës që tha se Shqipëria ka bërë përparim në përpjekjet e saj kundër korrupsionit.
“Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit i Këshilli të Evropës arrin në përfundimin se Shqipëria ka zbatuar tashmë në mënyrë të kënaqshme ose mori masa në mënyrë të kënaqshme për të gjitha 12 rekomandimet e përmbajtura në raundin e tretë të raportit të vlerësimit,” vuri në dukje grupi.
Ky vlerësim u përqendrua në dy tema: akuzat e transparenca e fondeve të partive. Raportet e raundit të parë e të dytë të përputhjes u hartuan më 2009 e 2011.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e lavdëroi raportin e vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë midis Tiranës e grupit të Këshillit Evropian mbi çështjet legjislative e luftën kundër korrupsionit.
Megjithatë, analistët e shtetasit thanë se vendi ka shumë punë për të bërë.
“Nëse ka ndonjë gjë që Shqipëria vazhdon t’a ketë problematikë e nuk ka rezultate, është lufta ndaj korrupsionit. Ndoshta Berisha e grupi i Këshillit Evropian e kane fjalën thjesht për arritje në kuadrin ligjor, domethënë miratimin e ligjeve kundër korrupsionit, por sa për zbatimin e këtyre ligjeve dhe kur vjen puna për zbatimin e tyre në praktikë, sidomos në fushën e korrupsionit, gjendja është alarmante,” tha për SETimesMirela Bogdani, një profesore e shoqëruar në Universitetin e Tiranës.
“Në letër, të gjitha këto raporte të vlerësimit e të përputhshmërisë sipas grupit duken në rregull,” tha për SETimesAgron Alibali. “Në realitet, masat e rekomanduara e të zbatuara nuk duket se kanë ndonjë ndikim të konsiderueshëm në terren e për më tepër ngrenë probleme të juridiksionit territorial e të barazisë para ligjit”
Kryeministri i caktuar Edi Rama bisedoi me BBC më 18 korrik lidhur me përpjekjet kundër korrupsionit e përsëriti vendosmërinë e tij ndaj kësaj detyre. Korrupsioni “është diçka që mund të përballohet e të mundet,” tha ai.
Shqipëria u bë anëtare e Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit Evropian më 2001. Grupi është njësi e rëndësishme e vlerësimit e Këshilli të Evropës në fushat e çështjeve ligjore e përpjekjeve kundër korrupsionit.
Vlerësimi i katërt i grupit do të përqendrohet në parandalimin e korrupsionit lidhur me anëtarët e parlamentit, gjyqtarët e prokurorët.