- Kualifikueset Europiane Katar 2022- San Marino-Shqipëri 0-2/
Shënojnë Manaj dhe Uzuni, por loja lë shumë për të dëshiruar. Në shtator udhëtojmë në Poloni dhe presim Hungarinë në Tiranë./
Përgatiti Albano Kolonjari/
Shqipëria fitoi me rezultatin 0-2 të mërkurën në mbrëmje, në San Marino Stadium, përballë San Marinos . Në këtë ndeshje kuqezinjtë vuajtën shumë për të arritur tek fitorja. Teknikun Reja, edhe këte herë, ishte kundër kritikave ndaj ekipit dhe zgjedhjeve tekniko-taktike që ai zgjodhi për këtë ndeshje duke deklaruar se :”E rëndësishme është që morëm 3 pikët”. Teknikisht “Komandati” kuqezi ka të drejtë, por praktikisht nëse Shqipëria vazhdon të luajë sic luajti me (Andora, Angli dhe San Marino) do ta ketë shumë të vështirë realizimin e objektivave të saj që sipas portierit Strakosha janë: “Shpresojmë të kapim vendin e dytë. Kemi lojtarë me vlera dhe mund ta realizojmë këtë”. Teknikun Reja thotë se:”E kemi shumë të vështirë, me skuadra të tilla si Andora dhe San Marino që tërhiqen shumë mbrapa, dhe kjo më bën të reflektoj edhe për skema të tjera”. Reja “Italiani” kuqezi në fillimin e takimit i qëndroi besnik skemës së tij 1-3-5-2. Kapiteni Berisha u ul në stol dhe në vend të tij portieri Strakosha. Një mbrojtjen sërisht me tre, ku binte në sy rikthimi i Ajeti, Gjimishti në qëndër dhe Veseli në majtë. Në mesfushë Hysaj (që mbate shiritin e kapitenit), Bare, Ramadi, Laçi dhe Lenjani. Në sulm Broja dhe Manaj. 45-të minutat e para janë një loje e lexueshme e lojtarëve kuqezi. Shqiponjat luajnë nga krahët, dhe skuadra kërkon të gjejë golin nëpërmjet krosimeve në zonë, por të gjitha topat largohen nga mbrojtësit e San Marinos dhe nga gjitha tentativat vetëm një top përfundon në kuadratin e portës. 0-0 përballë skuadrës që në renditjen e FIFA-s ështe në vendin e 220-të. I pakuptueshëm insistimi i teknikut Reja gjatë kësaj pjese në skemën 3-5-2 kur ka përballë një ekip modest. Në pjesë e dytë Shqipëria ndryshon. Uzuni zëvendësoi Laçit, Roshi zëvendësoi Brojën. 3-4-3 në fushën e lojës. Shqipëria bëhet më sulmuese. Në minutën e 61-të, Manaj më në fund ia del të shënojë me kokë pas një krosimit të saktë të Uzunit, 0-1. Në minutën e 84-të gjatë një goditje këndore, Gjimishti gjuan me kokë, topi përplaset në traversë, Veselit ndjek trajektoren e topit, gjuan dhe aty Myrto Uzuni, e devijon topin në rrjetë 0-2. “Në të dytën ndryshuam diçka. Kishim disa raste për shënim, dhe goditëm dy herë edhe shtyllën. Sigurisht që do të më pëlqente të luanim më mirë, por kjo është ndeshja e tretë brenda javës dhe është e vështirë të rikuperojnë energjitë lojtarët. Morëm 6 pikë dhe ia dolëm të arrijmë objektivin që kishim për këto 3 ndeshje. Duhet të bëjmë më mirë ndaj këtyre skuadrave” u shpreh Reja.
Grupi I, fatet e Shqipërisë vendosen në Shtator.
Poloni-Shqipëri me 2 Shtator dhe Shqipëri-Hungari me 5 shtator 2021, janë dy ndeshjet kyc që kuqezinjtë do të luajnë dhe aty do të varet edhe “fatet” e Shqiponjave në këto eleminatore. “Dua të krijoj një grup të pjekur, për të ecur përpara. Skuadra nuk bëhet për një vit. Duhet kohë. Duhet të gjesh lojtarët e duhur. Pas këtyre ndeshjeve, mund të bëjmë ndryshime. Do përpiqem të formoj një grup me 22 lojë. Shpresoj të na vijë edhe Bajrami, pasi do të na japi më shumë fantazi, në mënyrë që të kemi një lojë më shumë sulmuese”, u shpreh Reja. Por nga Zvicra pretendohet se mesfushori i Empolit Nedim Bajrami ,nuk lejohet nga FIFA që të luajë për Shqipërinë me Kombëtaren A. Gjithsesi do të jetë FSHF ajo që do të sqarojë situatën e krijuar. “Kemi 6 pikë e jemi në lojë, kemi kundërshtarë të fortë, por besoj se kjo skuadër ka më shumë vlera. Bajrami kishte probleme me letrat dhe iku, por shpresojmë që ta kemi sa më shpejt në eklip, pasi është një lojtarë shumë i mirë” u shpreh Elseid Hysaj.
Në ndeshjet e grupit tonë Anglia mundi 2-1 Poloninë, ndërsa Hungaria fitoi 1-4 me Andorrën.
- Me shume foto gjeni ne Fb(Gazeta Dielli)