Nga Dalip Greca/
Shqiptarët e Amerikës në Nju Jork, NJ dhe CT, falë kontributit të ansambleistit Mark Gjonaj, e kanë nderuar Shenjtëreshën Nënë Tereza, në Parkun më të frekuentuar të Manhattanit, në Battery Park, që ndodhet përballë Statujës së Lirisë, ku turistët janë të shumtë. Shumë prej tyre iu bashkuan festës së shqiptarëve. Që në orën 4 të Mëngjesit, tha zv/ Kryetari i Vatrës, Agim Rexhaj,kam qenë këtu për të përcjellë drejtëpësëdrejti Meshën e shenjëtrimit, së bashku me shumë bashkatdhetarë të tjerë. Përcollëm emocione të thella të krenarisë shqiptare, pavarësisht besimeve. Gonxhe Bojaxhiu, Shën Tereza e Kalkutës, është Shënjteresha e Kombit Shqiptar dhe e gjithë Botës, tha për gazetën më të vjetër të Shqipraëve të Amerikës, ” Dielli’,z. Rexhaj.
Disa qindra familje shqiptare i ishin bashkuar kësaj feste, duke e konisderuar shënjtëreshën, bijë të Kombit të Shqipeve. Familja e Marash Mrnacaj, një nga familjet e persekutuara nacionaliste shqiptare, që e gjeti “limanin e shpëtimit” në Amerikë, familja që nxori dhe dëshmorin e Lirisë, Nick Mrnacaj, kishte ardhë e tëra në festë. I shoqëruar nga bashkëshortja Mrije, nga Mark Mrnacaj, nipi i tij, që njohu persekutimin e kampeve të internimit, Marashi, thotë se nuk mund të mungontë në këtë ditë të shenjtë për shqiptarët.
Janë të shumta familjet që i janë bashkuar kësaj feste që pat për organizator ansambleistin Mark Gjonaj, Komunitetet fetare, Federatën Vatra, dhe shuwm organizata e fondacione te komunitetit shqiptar si dhe familjet: Harry Bajraktari, Elmi Berisha me familje, Gjonaj family, Gojcaj family, Malota family, Rusi family, Gjergj Noja Vataj & Family, Benjamin Maintenence etj.
E Diela e 4 Shtatorit kishte një program të ngjeshur për shqiptarët që ishin mbledhur në Battery Park.Që në 4 të mëngjesit u ndoqën veprimtaritë e drejtëpërdrejta nga Vatikani. Më pas Parku ka ushtuar nga këngët dhe vallet e shqiptarëve.
Veprimtaritë e programuara i ka hapë Simon Vukël. Moderatore të aktivitetit ishin Drenica Qeliaj dhe Etrita Ibroci.
Zbulimi i shtatores së Nënë Terezës, vepër e skulpturore e artistit shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vasiliev Nini, ishte moment i mbushur me emocione. Bishop Gerald Walsh bekoi shtatoren.
Hymni Amerikan u këndua nga këngëtarja Maria Cunneely, ndërsa Hymni Kombëtar Shqiptar nga këngëtari Kino Gara.
Me duartrokitje është shoqëruar egzekutimi i Himnit të Nënë Terezës prej të famshmes Soprano shqiptare Inva Mula.
Tony Dovolani i ka ngritur pjesmarrësit në këmbë tek ka përshëndetur dhe ka shprehu krenarinë për Shën Terezën e gjakut shqiptar. Ai po ashtu informoi se nuk do të jetë më pjesë e spektaklit “Dancing With the stars”, por kontributi i tij do të shkojë së shpejti në Prishtinë.
Ansambëlmeni Mark Gjonaj, tha se shqiptarët ndjehen krenarë për Shenjtëreshën Tereza e Kalkutës, madhështia e së cilës i kalon kufijët e Kombit Shqiptar. Vepra e Nënë Terezës është e përbotshme. Ne kemi qenë shumë me fat që kemi një Shenjte, Nënë Terezën me prejardhje shqiptare.
Gati të njëzëshëm ishin klerikët që përcollën mesazhet e tyrë; Bishop Gerald Walsh, Imam Edin Gjoni dhe Fr. Nathan Preston.
Mesazhin e plotë të Imam Edin Gjonit, që zbërthen filozofinë e bashkëjetesës fetare shqiptare, lexuesit e Diellit do të lexojnë të plotë në Diellin e printuar.
Kanë përshëndetur pjesmarërsit “heroi i Recakut”, sic quhet nga Shqiptaret, Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, ambasadori i Indisë, ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Besiana Kadare, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, ambasadore Teuta Sahatcia dhe të tjerë.
Me duartrokitje të zgjatura u shoqëruar “Lutja” në gjuhën shqipe e Nënë Terezës, e incizuar nga ish gazetari i zërit të Amerikës, Gjekë Gjonlekaj.
Më pas janë recituar poezi për Nënë Terezën.
Haxhi Maqellara, ka kënduar me emocione nga reportori i tij-Këngë për Nënë Terezën, ndër të parat këngë në gjuhën shqipe.
Grupi”Votra” recitoi poezi për nënë Terezën. Po ashtu edhe Nosh Camaj ka recituar vargjet që kishte shkruar enkas për këtë ditë për Nënë Terezën.
Dy folësit për jetën dhe veprën e Nënë Terezës ishin edhe Ines Murzaku-profesore në Seton Hall University, në gjuhën angleze, dhe Profesor Gjon Ivezaj, në gjuhën shqipe.
Performimi i valltarëve të vegjël dhe të rinj të Asmblit”Rozafa”, pranë Qendrës Kulturore”Nëna Terezë” të Kishës “Zoja e Shkodrës”, me koreografe Angjelina Nika, ishte një nga pjesët më duartrokitura të programit argëtues.
Djem dhe vajza të hijshm e kanë performuar në skenë me veshjet tardicionale nga trevat shqiptare prej stilistes së njohur Bora Balaj.
Gëzim Nika, e ka ngritur parkun në këmbë me këngët e tij kushtrim, ndërkohë që në krah të tij ka kënduar edhe e mirënjohura Albërie Hadërgjonaj.
Me një prgram të vecantë është paraqitur edhe komuniteti indian me valle klasike, ku kanë egzekutuar Sahana Madabhushi dhe Aditi Sunil e Deeya Patel, si dhe këngë indiane nga grupiProgrami ka vijuar me Grupin Bashkimi Kombetar dhe grupet e tjera.(Një raport më të gjërë rerth kësaj veprimatrie do të lexoni në Diellin e printuar)