Prof. Dr. Romeo Gurakuqi/
Sakrificat, mundimet dhe arritjet e shqiptarëve në Greqi në këto 33 vite emigracion masiv dhe zhvendosjesh biblike të vendasve nga Shqipëria, nuk mund të kuptohen prej Tiranës dhe aq më pak nga ata që nuk janë mësuar të punojnë as në vendin e vet, nuk e dijnë kuptimin e punës pa fund, kur dita nuk të mjafton, nuk njohin çfarë është trajtimi i njëllojtë i qenieve njerëzore.
Shqiptarët kanë kapërcyer male fizike dhe masive vështirësish të gjithanshme, dhe ia kanë dalë të spikasin, me pune të ndershme, inteligjencë dhe pa u zmbrapsur. Askush nuk i njeh këto vuajtje dhe përkushtime sublime më mirë se sa prinderit e tyre.
Ata janë njerëz të fortë, shumë të fortë madje, dhe sot, edhe të arrirë dhe të suksesshëm, që shoqeria greke i respekton dhe vlerëson për rezultatet e gjithanshme.
Fëmijët e tyre të lindur në Greqi ndjekin me vendosmëri shembullin e prindërve mërgimtarë dhe janë shtetas të trajtuar në mënyrë të barabartë në atë vend. Ata kanë marrë në vendin fqinj, atë që u ka munguar në Shqipëri: drejtësinë e trajtimit, gëzimin e njëllojtë të të mirave që ofron një shoqëri demokratike, hapësirën për zhvillimin e papenguar, prej marrezish primitive, të talentit.
Greqia nuk është ajo që njohim nga Beleris dhe shoqëruesit e tij të pafame, as ajo e thirrësve racistë dhe antishqiptarë. Ajo në shumicë është edhe një tjetër, e njerëzve të zakonshëm, humanë, qytetarë dhe evropianë. Është një shoqëri e ligjit dhe e të drejtës së pacenueme, që shërbehet pa u vonuar.
Ndërkohë, një brez i ri i emigracionit, i lindur nga kriza permanente politike dhe ekonomike në Shqipëri, i është bashkangjitur me valë mërgatës së parë të madhe. Dhe shteti shqiptar sot ka për detyrë që ta mbështesë atë, se paku me marreveshje dypaleshe, punën e tyre, sigurimin e tyre, garancine e pacenueshmerine e te drejtave civile dhe shperblimin e drejte dhe te barabarte per produktin.
Po ashtu, ne raportet me vendin fqinj dhe mik, kerkohet seriozitet dhe kompetence e larte, per nje numer ceshtjesh te rendit te pare, te cilat mund te zgjidhen, duke lene pas te shkuaren dhe duke vendosur ne komunikim arsyen europiane dhe jo batuten.
Rasti i djeshem i skenave te dyfishta me reagime te perkunderta ne Selanik eshte nje thirrje mendjeje ne fakt, per ata qe kane ne dore fatet e Shqiperise:
Ata ulerasin dhe kerkojne rindertimin e drejte dhe te ndershem te Shtepise Sone me Emrin Shqiperi.
Vendi yne eshte ne fakt nje i semure rende, qe vuan nga mungesa e nje Zoti te Pergjegjshem te Shtepise, i cili rikthen binaret mbajtes nen kontroll, nen drejtesi dhe sherbim ndaj publikut.
Shqiperia nuk mund te kete stabilitet kur gjithandej ne skenen e komandes dhe kandidatures per komande, shfaqet egersia, dhuna, inkompetenca uluritese, zaptimi.
Vendi pret një qasje krejt tjetër të sjelljes politike, një ekspertizë cilësorë mbi diagnostikimin e sistemit të deformuar që kemi krijuar dhe të kualitetit profesional të drejtimit.