PROTESTE NE WASHINGTON NE PERKRAHJE TE PROTESTES MBAREPOPULLORE TE GJAKOVES PER SHKARKIMIN E MINISTRIT JABLLANOVIQ/
16 janar 2015, Uashington, SHBA. Në pamundësi për të qenë prezent këtë të Shtunë në Gjakovë, shqiptarë nga Uashington DC u mblodhen para Shtëpisë së Bardhë për të përkrahur në mënyre simbolike protestën mbarëpopullore që do mbahet atje për të kërkuar shkarkimin e Ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviq nga qeveria e Kosovës.
Të gjithë ishin të pajtimit se deklaratat e z.Jabllanoviq ishin fyese dhe kundërthënëse, posaçërisht për një përfaqësues të lartë të Republikë së Kosovës. Mohimi i masakrave dhe i së kaluares së brishtë të Kosovës nga Ministri Jabllanoviq dhe mungesa e veprimit të duhur nga qeveria e Kosovës, solli indinjatë të thellë mes këtyre profesionistëve të cilët u solidarizuan për të mbështetur thirrjet për shkarkimin e këtij ministri.
Korresp. I Diellit.
Fritz Radovani says
Te nderuem miq!
Me qe keni fillue, coni deri ne fund protestat…!!
Kerkoni hapjen e DOSJEVE te qeveritareve qe po kullosin nder lamijet e te gjitha Trojeve Shqiptare. Pershndetje.