E Shtunë, 10 Shtator 2016- United National Plaza-1 Dag Hammarskjold Plaza, New York- Të Shtunën pasdite , me 10 Shtator 2016, Shtatorja e Shënë Terezës, vepër e skulptorit Vasiliev Nini, është vendosur në afërsi të Pallatit të qelqtë të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Ekzaktësisht shtatorja po qëndron në Hammarskjold Paza, në New York City, falë insiativës të asambëlmenit Mark Gjonaj. Gazeta Dielli u interesua për të mësuar statusin kohor të qëndrimit të Shtatores në këtë shesh publik dhe informon lexuesit se leja është marrë për 30 ditë, por ansambbëlmeni Gjonaj po lufton pranë Bashkisë që të marrë një leje të përhershme.
Veprimtaria u organizua në orën 4 pasdite, e moderuar nga gazetarja Drenica Qeliaj. Ndër personalitetet shqiptare merrte pjesë Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork zonja Teuta Sahatcija dhe konsulli Ylber Kryeziu. Të pransihme ishin familjet sponsorizuese Harry Bajraktari, familjet Gjonaj, Rusi, Malota, Berisha, Vataj etj., ndërsa nga Federata Panshqiptare “Vatra” merrte pjesë zv/Kryetari Agim Rexhaj, anëtarët e Këshillit Zef Balaj, Sergio Bitici, Besim Malota,nga Forumi i të rinjëve të Vatrës Fitim Krasniqi si dhe editori i Diellit Dalip Greca.
Aktiviteti, përvec Gazetës “Dielli” u mbulua edhe nga gazetarët Beqir Sina dhe Halil Mula.
Në veprimtari u përfaqësuan edhe një sërë organizatash të komunitetit si: Ana e Malit, Albanian American Educators Association, Albanian American Open hand Association,Malesia e Madhe, Puka, Shoqata Atlantiku, Dibra, Don Simon Filipaj, Plavë -Guci, Rugova, Kraja etj.
Fillimsiht janë kënduar dy hymnet Kombëtare, ai amerikan dhe Hymni Shqiptar, nga Angjelina Hadergjonaj dhe Gëzim Nika.
Imami Tahir Kukaj ka përcjellë mesazhin në emër të klerikëve fetarë, ndërsa ansambëlmeni Mark Gjonaj u ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve dhe ka përgëzuar sponsorët veprimtarive për Nënë Terezën. Z. Gjonaj, edhe një herë ka përcjellë krenarinë e veprës së humanistes botërore, e shpallë Shenjte nga Papa me 4 Shtator.Po ashtu ai shpalosi programin e tij që statuja e Shën Terezës do të jetë e pranishme përvec Manhattanit, edhe në Brox, Brooklyn, Queens, Westchester.
- Gjonaj ka nderuar kontributorët e komunitetit për Shën Terezën. Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA u nderua me Simbolin e Nënë Terezës dhe një Certifikatë Mirënjohjeje nga Zyra e Ansambëlmenit Mark Gjonaj. Miërnjohjen dhe Simbolin e Shën Terezës iu dorëzuan nga z. Gjonaj zv/Kryetarit Agim Rexhaj. Një grup fëmijësh të Ansamblit”Rozafa” që drejton koreografja Angjelina Nika, të veshur me kostumet Kombëtare, dorëzuan mirënjohjet dhe simbolet.
Po ashtu u nderuan : Kisha Katolike Shqiptare’Zoja e Shkodrës”, Albanian American Islamic Center NY & NJ; Albanian Islamic Cultural Center of Staten Island, po ashtu u ishte akorduar mirënjohje. St. Lucy’s Partish Bronx, Albanian American Islamic Center Of Queens, St. Nicholas Orthodox Church, Albanian American Association Ana e Malit, , Albanian American Educators Association, Albanian American Open Hand Association,..(Fotot mund t’i shihni ne facebook/Dalip Greca…Me shume lexoni ne Diellin e Printuar)