
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja, studiues, filozof, politolog, shkrimtar, kritik, eseistik e mendje e shquar e kombit shqiptar.
Rexhep Qosja me veprimtarinë e tij të gjerë studimore, kulturore, letrare e shkencore ishte një referencë kombëtare dhe zë i fuqishëm i ndërgjegjes sonë.
Akademik Qosja si personalitet i jashtëzakonshëm i kulturës mbarëshqiptare do të nderohet dhe përkujtohet gjithmonë si një prej zërave më të fuqishëm të mendimit albanologjik, kritik, historik e identitar kombëtar.
Mirënjohje dhe respekt për jetën, veprën dhe trashëgiminë që i la kombit.
Me dhimbje e respekt
Kryetari i Vatrës
Dr. Elmi Berisha