Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve, familjes, Kishës e miqve, ju dërgoj ngushëllimet më të dhimbshme për kalimin në amshim të një prej prelatëve të më shquar të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë At Arthur Liolin.
Gjithmonë do ta vlerësojmë e kurrë s’do ta harrojmë kontributin e jashtëzakonshëm të At Arthur Liolin për Kishën Ortodokse, komunitetin shqiptar dhe çështjen kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mirënjohje për lidhjen e gjallë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të At Liolin me Vatrën, Diellin e vatranët.
Një shërbëtor i devotshëm i Perëndisë, një patriot i flaktë i kombit, një veprimtar e shërbestar sakrifikues i komunitetit shqiptar, pasardhësi i fundit i At Fan Nolit, la pas një trashëgimi të çmuar dhe një shembull të lartë fetarie e atdhedashurie.
Mirënjohje përjetë për shqiptarin e madh At Arthur Liolin.
Me dhimbje dhe trishtim
Kryetari i Vatrës
Elmi Berisha