
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli shprehin ngushëllimet më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të historianit të shquar Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu. Vatranët e shqiptaro-amerikanët i gjenden afër familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të shumtë të Prof.Dezhgiut.
Vatra e Dielli do ta kujtojnë me respekt të veçantë e mirënjohje të thellë bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin që Prof.Dezhgiu ka dhënë për Vatrën e gazetën Dielli për afro 2 dekada. Krahas botimeve shkencore, artikujve të shumë, recensave e analizave, si studiues i mirënjohur i Institutit të Historisë në Shqipëri, Profesor Dezhgiu dha kontribut të çmuar në shkrimin e historisë së shqiptarëve me kontribut të spikatur në botimin “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”, si dhe bashkautor në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”.
Serioziteti, disiplina, ndershmëria dhe korrektësia e Prof.Dezhgiut ishin frymëzim për breza studiuesish e historianësh. Mirënjohje dhe respekt për jetën e veprën e Prof. Dr. Muharrem Dezhgiut.
Me respekt
Kryetari i Vatrës
Dr. Elmi Berisha