Shpallja e pavaresise se Kosoves u festua ne menyre madheshtore edhe nga shqiptaret ne New York
Nga Beqir SINA/
TIME SQUARE – NEW YORK : Epiqendra e festimeve të papara ndonjëherë në historinë e SHBA-së, u bë 17 Shkurt 2008 – në mesdrekë në metropolin e botës qytetin e 12 milion banorëve , metropolin e botës New Yorkun. Mënyra se si e festuan shqiptarët në New York, është e rrallë dhe e pa parë ndonjëherë në historinë e emigracionit shqiptarë. Manifestimi i shqiptarëve i ka çuditur amerikanët, të cilët siç u shpreh edhe një ruajtës i rendit – punonjës policie me uniform veteran i NYPD,: “kurrë në jetën e time, tha ai nuk kamë parë kaq shumë njerëz entuziast, me flamurin kuq e zi dhe atë të SHBA-së, të “derdhen” si lumë në sheshin më famozë të botës Time Square.” Ndërkohë, shpallja e pavaresisë së Kosovës , lindja e shtetit më të ri të Europës, ka bërë që më shumë se 15 mijë shqiptarë t’a “pushtojnë” sheshin Time Square, për rreth shtatë orë duke kënduar e vallëzuar, në mes të sheshit, duke defiluar me veturat e tyre, valvitur flamurin kuq e zi dhe atë të ShBA-së.
Ky manifestim madhështorë, krejt spontan dhe pa ndonjë “udhëheqës”, ku binin në sy një numër i madh i nxënësve të klasave tetvjeçare, atyre të mesme dhe universiteteve amerikane, ka mahnitur për orë të tëra kalimtarët e shumtë, dhe milona turistë vendasdhe të huaj. Manifestime të ndryshme pati edhe në shoqata, organizata, institucionet fetare dhe partitë politike shqiptare në New York, e shtet e tjera përrreth tij.
Vetëm në sheshin Times Square kan qenë më shumë se 15 mijë shqiptarë të zonë së ashtuquajtur e Tri-Shteteve, New Yorkut, New Jersey, dhe Connecticut, – shqiptarë të ardhur prej qyteteve kryesore të këtyre shteteve, ku më së shumti banojnë shqiptarët, pikërishtë ia befën në orën kur në Prishtinë, po zhvillohej mbledhja e Kuvendit të Kosovës për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Shume prej tyre të veshur me fanelat kuq e zi, e simbole të tjera kombëtare, kostume folklorike të Kosovës, grupe – grupe “befas” ia kanë mësyer sheshit më të madh të New Yorkut, Times Square (aty ku para nje muaji rreth nje milon njujorkas festuan ndrrimin e viteve), për të marrë pjesë në manifestimin madhështor pas shpalljes zyrtare të pavarësisë së Kosovës.
Para për të dëgjuar nga ai shesh me autorpolant fjalët më historike që kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi i shqiptoi para deputetëve të Kosovës, para miliona shqiptarëve dhe para botës: “Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë… Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran.”
Asnjëherë, në historinë e emigracionit të shqiptarëve të Amerikës, nuk janë parë kaq shumë shqipëtarë, nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria, Mali i Zi , Maqedonia, Arbereshët e Italisë, diaspora e të tjerë. Asnjeherë, nuk ishin parë kaq shumë flamurë kuq e zi – që thuaje se e mbuluan kuq e zi sheshin më të madh të botës.
Shqipëtarët nga New Yorku, dhe shtetet për rreth tij – dolën në rrugët e sheshet e Amerikës, për të festuar këtë ditë të madhe – ditë historike, e cila vjen menjëherë pas asaj të viti 1912, kur Shqipëria mëmë e shpalli pavaresinë e saj më 28 Nëntor 1912. Manifestimi i New Yorkut, në sheshin e famshëm Time Square u zhvillua me moton festojmë pavarësinë e Shtetit më të ri të Europës – Kosovës duke mos harruar asnjëher se kemi me vete edhe mikun e madh dhe të përjetëshëm Amerikën! si na e ka lënë amanet Presidenti historik i Kosovës – Rugova
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt, për konçidencë ishte në të njëjtën ditë kur edhe vetë amerikanët ishin duke e festuar ditën e Presidentit te SHBA- Presidnent Day . Çdo shqiptarë në Amerikë nuk ka për ta nxjerr nga mremorja e tyre, këtë manifestim madhështor duke u bërë edhe ai pjesë e historisë së kombit tonë. Manifestimi i New Yorkut, do të mbetet në histroinë e emigracionit shqiptarë , për gëzmin, entusiazmin , dashurinë për Kosovën. Ai kaloi pa as më të voglin incident ose problem me punonjësit e ruajtjes së rendit.
Policia njujorkeze megjithse nuk kishte dhënë lejen për të festuar në sheshin e famshëm Times Square, me ndihmën e policive shqiptarë të cilët shërbejnë në rradhët e uniformave të policisë NYPD , ua lëshoi sheshin shqiptarëve për më shumë se 5 orë.