Opinion nga Zeno Jahaj/
Pasi është zyrtarizuar se Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së i është drejtuar me një propozim Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë që të pranojë asgjësimin në territorin shqiptar të lëndëve kimike të identifikuara në Siri, atëherë, Shqipëria, normalisht, bëhet palë e interesuar për zgjidhjen më të mirë të kësaj çështjeje.
Në këto kushte, Republikës së Shqipërisë i lind e drejta të shprehet jo thjeshtë për pranimin apo mospranimin e propozimit, por për disa opsione, të cilat ajo i gjykon në respekt të detyrimeve dhe angazhimeve si shtet anëtar i OKB, si aleat në NATO dhe partner strategjik me SHBA.
Një nga këto opsione mund të ishte diskutimi i kësaj çështjeje në Konferencën e Paqes që pritet të zhvillohet për Sirinë. Natyrisht që Konferenca e Paqes për Sirinë është një çast shprese për zgjidhjen politike të krizës Siriane, por kjo krizë e lidhur sot me faktorët konfliktualë politikë, nesër do të mbetet potencialisht e pazgjdhur nëse nuk mban parasysh të gjithë faktorët që e mbajnë gjallë atë konflikt në të ardhmen. Një nga këta faktorë konfliktualë me rreze të gjatë kohore është edhe arsenali i armëve të shumta që ka në atë vend, midis tyre edhe i teknologjive, pajisjeve, municioneve apo lëndëve kimike.
Konferenca e Paqes mund të ishte vendi për një transparencë ndërkombëtare të kësaj çështjeje, si dhe për të ndarë me të tjerë këtë barrë, pa cënuar aspak sigurinë e vendit dhe atë rajonale. Një diskutim i tillë do mund të ndikonte për të faktorizuar më shumë prestigjin e Shqipërisë në interes të zgjidhjes së çështjeve kombëtare shqiptare.
Josif Rrapi says
Mendoj se dinjiteti i nje vendi ngrihet dhe lartesohet duke i thene gjerat qart dhe me argumente. Mendimi per ti diskutuar ne koferencen e paqes eshte nje varjant por pse Shqiperia nuk mund te shkoje edhe me nje propozim konkrete. Ne menyre qe te ulet kostua e asgjesimit te ketyre aremeve kimike do te ishte me mire te asgjesoheshin ne shkretetirat e Sirise ose ne vendet qe jane anetare te natos dhe jane me afer Sirise. Jane me te forta dhe me te pregatitura nga ana e sigurise se sa Shqiperia. I lutemi zotit te mos na perdorin si shprehja e mbrekullueshme qe kemi kur e ftojne gomarin ne dasme.
Per te hequr barren qe nuk e mbajne dot mbi supe politikanet tane le ti drejtohen popullit me referendum.