Nga Asllan Bushati/Në gjykimin tim, ngjarja më madhore që tronditi politikën botërore ( vetkuptohet dhe atë shqiptare), ishte zgjedhja e Presidentit Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kjo për disa politikanë të majtë shqiptarë ishte rrufe në qiell të hapur , kurse për ato të djathtë, intelektualë e vizionar të së ardhmes, një zhvillim pozitiv i përmasave botërore. Unë dhe familja ime( që natyrisht jemi të djathtë por jo politikanë), hyjmë tek këto të fundit ,sepse me vetëdije i dhamë Presidentit Trump pesë vota, kur të gjitha testimet e opinionit një ditë para zgjedhjeve, tregonin se ai do të ishte humësi i zgjedhjeve, e që fatmirësisht doli fitues.
Por le ti marrim në një analizë të shkurtër qëndrimet e liderëve dhe të partive kryesore politike shqiptare pas zgjedhjes së Presidentit Trump. Kështu, forca kryesore qeverisëse PS-ja, e priti pothuaj në gjendje zije këtë ngjarje të madhe botërore, për shumë arsye, por mbi të gjitha për deklaratën e pamatur dhe të pafalëshme për një kryeministër që bëri Edi Rama. Ai me siguri i shtyrë dhe i përdorur tëmerrsisht keq nga skifterët e Sorosit, bëri një gafë të madhe politike sepse kur ai foli , nuk foli si djali i Kristaq Ramës para moshatarëve të tij, por si kryeministri i Shqipërisë. Në këtë rast diaspora shqiptare në Amerikë (përfshi dhe mu), u ndje shumë shumë e ofenduar sepse ai në deklaratën e tij në një farë mënyre na përfaqësonte edhe ne si shqiptarë me banim në Amerikë. Nisur nga kjo Edi Ramës nuk mund t’i shkonte as nëpër mend të vinte në Amerikë dhe të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump, sic bëri Basha, Meta, Mediu etj. Jo vetëm kaq ,por deklarata e tij do të komentohet gjatë si avanturizëm apo më e pakta gjë si një cilimillëk, por që në mjedisin amerikan do të vazhdojë të na baltos edhe ne që jetojmë në këtë vend të mbrekullueshëm. Seriozisht ndiehem i fyer nga ky veprim i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Nga ana tjetër segmentet mbështetëse të Edi Ramës këtu në SHBA, (po hamendësoj por edhe e besoj), me siguri vazhdojnë ti cojnë atij mesazhe e lëvdata duke i thënë bravo, ti u tregove burrë, ne nuk të lemë në baltë, do ta ngremë Amerikën dhe botën në demostrata kundër Trump-it, do t’ju mbështesim edhe ju për zgjedhjet e ardhëshme etj. Madje për “zollumin” e kanabisit do ta mbajmë një vesh shurdhër e një sy qorr, por ti mos caj kokën e vazhdo të mbledhësh sa më shumë para se ato i bëjnë dhe i fitojnë zgjedhjet. Këto lloji mesazhesh të të dëshpruarve, ndoshta i japin atij zemër dhe e frymëzojnë në drejtimin e gabuar, sepse jo rrallë e shohim të krekosur në ekrane e median e shkruar cdo ditë. E shohim më autoritarist e më arrogant, mospërfilljes e më brutal. Ka shumë dëshmi e deklarime të hapura e të besueshme se ai ka personalizuar cdo gjë, e po e keqpërdorë edhe shtetin sikur të ishte pronë personale e tij. Pushteti i tij është lidhur me krimin dhe krimi nuk është karagjozllëk apo teatër zbavitës i Ramës, por barut, dinamit, plagë, vrasje, shkatërrim fizik e moral i shoqërisë shqiptare.
Poashtu gati të gjithë mediat i ka futur në vathën e pallatit të pushtetit, duke e lënë shoqërinë shqiptare pa pushtetin e katërt, pa informacionin e duhur e në censurë të plotë. Masmedia (duke qenë e përlyer edhe vetë ), nuk mund ta mbrojë si duhet interesin publik ,nuk mund të thotë më me zë të lartë se torta e madhe e korrupsionit po ndahet në qeveri dhe se thërrimet bien nëpër gjykata e media. Kjo që po ndodh sot në Shqipëri me PS-në dhe Edi Ramën, ndodh vetëm në vendet totalitare e diktatoriale.
Në rrugën e tij inatcore e per kaprico personale shkarkoi nga detyra para dy ditësh edhe Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, i cili me deklaratat që bëri ja corri më shumë maskën e “liderit rilindjes”, batutaxhiut ekselent, hokatarit e njeriut babaxhan.
Partneri i eminent i pallatit qeverisës, LSI-ja, në pamje të jashtme (realitetit nuk dihet), le të kuptohet se e pëlqeu ardhjen e Presidentit Trump në pushtet. Por udhëheqësi i saj Ilir Meta erdhi në Amerikë i ngarkuar me shumë gjynahe nga qeverisja me PD-në, me incizimet e Dritan Priftit, me problemet e Cez-DIA, me ceshjen Doshi, me blerje të zgjedhjeve, me korrupsion të të emruarve të tij dhe me një baltosje jo të vogël në sytë e opinionit publik shqiptar. Edhe përfaqësitë diplomatike e shërbimet e nëndheshme, duhet të kenë informuar se cfarë përfaqson Ilir Meta si person dhe partia e tij në spektrin politik shqiptar. Sido që të jetë LSI-ja ka dhënë edhe disa shenja oponence kundër PS-së (megjithëse në qeverisje me të), për kanabisin, ligjin për kriminalitetin, reformën në drejtësi, mjeksinë, arsimin, përdorimin e mjedis etj. Pas këthimit nga Amerika , Ilir Meta është përpjekur të largojë pisllëkun që i ka rënë nga kontrabandisti i drogës Balili sa i bëri propozime edhe Presidentit Nishani që ta shtrojë këtë problem në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Për punën e dobët të qeverisë dhe arrogancën e Kryeministrit kanë folur (kuptohet me pëlqimin e Metës ) deputetet Vasili,Koka, Tavo dhe një rrebesh të vërtetë Ministri i shkarkuar i Drejtësisë Ylli Manjani.Ky i fundit duke patur informacione nga bota e nëndheshme e burgjrve e akuzoi Ramën për kanabisin, për policinë specilale që jo vetëm suverion opozitën por edhe LSI-në madje edhe prokurorët; se korrupsioni është më i madh në qeveri se sa në gjykata, urdhërohen në telefon nga Kryeministri prokurorë e gjyqtar të marrin vendime në kundërshtim me ligjin duke favorizuar klientelën e Ramës, se shërbimet partnere i kanë sygjeruar shkarkimin e Saimir Tahirit, por ai nuk e bën se nëpërmet tij kontrollon e drejton mafien e kanabisit etj akuza që mund të ndodhin vetëm në shtetet totalitare.Por pika më kulmore në marrdhëniet PS-LSI, ka qenë më 21 Korrik 2016 kur Ilir Meta kërcënoi me dorëheqje e qeveri teknike në rast mos gjetjes së konsensusit për paketën kushtetuese të reformës në drejtësi. Kjo zbritje me” shpatë në dorë në fushbetejë”, më kujtoi një ngjarje nga koha e diktaturës kur mendohej se:” në se humbasim luftën frontale me armikun, përkohësisht mund të kalohet në luftën e shkallës dyte, pra luftën partizane dhe kryeqytet i vendit do te ishte Skrapari “. Atë dite Ilir Meta e këtheu në kryeqytet vendlindjen e tij duke e detyruar Edi Ramën të tërhiqej i mundur. Por pyetja shtrohet po tani LSI-ja pse e bën opozitarizmin brenda qeverisë? Mendoj se janë dy arsye madhore e para ndiehet e kërcënuar nga Rama me vetingun dhe së dyti Kryeministri nuk i ka lejuar saj ekses në fushat e kanabisit ku lëvizin shuma të mëdha parash.
Tani le të shohim pak në kampin opozitar dhe më së shumti PD-në. Lideri saj Lulzim Basha erdhi në inaugurimin e Presidentit Trump, i qetë, shumë i mirëpritur dhe më i respektuari udhëheqës shqiptar, por i vënë pak në shenjestrën e ndërkombëtarëve si frenues i reformës në drejtësi. Kjo shenjestër nuk e zbehte aspak gjithë betejen opozitare që ai kishte udhëhequr me shumë sukses kundër Edi Ramës , i cili kërkonte ta vinte nën këmbët e qeverisë prokurorinë dhe gjithë sistemin e dejtësisë . Pra Basha erdhi si fitues i duelit me qeverinë dhe i besuari për proceset e së ardhmes. Vec Uashingtonit ai mori të njëjtat vlerësime dhe nga europianët duke e pasuruar cv-në e tij.
Parë nga gjithsa më lart, pyetja shtrohet se cfarë premtimesh morën liderët shqiptar nga Administrata e re Trump? Në gjykimin tim meshazhi për Edi Ramën ka qenë – je i pa besueshëm për ne, zollumet që ke bërë janë të shumta,(jo vetëm deklarata kundër Presidentit Trump), mos shko më tutje në rrugën e gabur që ke zgjedhur. Për Ilir Metën : këto tetë vitet e fundit je baltosur shumë. Ka ardhur koha të dalësh në opozitë ku do të keshë kohë të merresh me pastrimin tënd dhe të partisë, pa hyrë në koalicion parazgjedhor me askënd. Për Lulzim Bashën: vazhdo të ecësh përpara duke insistuar për zgjedhje të reja elektronike e të nderëshme. Ne do t’ju vëzhgojmë nga afër dhe në cdo rast do të keni ndihmesën tonë.
Si përfundim, situate politike në Shqipëri është në gjendje dëshpëruese. Qeveria realisht ka rënë sepse koalicioni qëndron në këmbë vetëm formalisht. Zgjidhja më e mirë do të ishte një qeveri teknike, por edhe për atë nuk ka kohë. Atëherë ky koalicion le të shkojë ashtu duke u zvarritur deri në zgjedhjet e reja, por me një kod të ri zgjedhor, ku ti pritet cdo rrugë prave të kanabisit , financimit të paligjëshëm dhe shit-blerjes së votës. Dispozitat ndëshkuese për parregullsi në zgjedhje të bëhen shumë të forta. Shoqëria shqiptare e meriton të shpëtojë një herë e mirë nga zgjedhjet e këqija.
Emigranti SHBA. says
Zoti Asllan Bushati, te pergezoi per shkrimin, edhe pse per nonje opinjon tuajin, sjam dakord me ty, sidomos ku e xin aq shum gjendjen e SHqiperi sa vetem atyre qe sna i ka dashur te mren e shekuj mundet tu vi mire. Ndersa SHBA, qe para 100 vjetesh i ka qendruar krah dhe e ka mbrojtur nga coptimi i armiqeve shekullore dhe atyre fqinj, sbesoi se dakordesoehet me Ju. Ju mbureni qe ne zgjedhjet e Nendorit i dhate 5 vota familjare Presidentit te zgjedhur zotit Donald Trump, si i djathte qe jini, Kini bere shum mire, edhe une qe i perkas nje shtrese te mesme, familjarisht ia dhash voten zoti Trump, jo nga perkatesia shoqerore, pore duke menduar se zonja Klinton edhe pse ka pervoje politike, me duket se esht e lodhur, shendet jo te mir, pergjegjesi e madhe , jo vetem per begatin e Amerikes, ne te gjitha drejtimet, por edhe pse SHBA jan babai i gjthe botes , si faktor kryesor per mbrojtjen e liris, pamvaresis, demokracis ne ter boten, per kete dhe aresye te tjera mendova se detyren e presidentes te SHBA, zonja Klinton se mbante dot. Sa i perket qendrimit te Rames, lidhur me opinijpnin e tije per zgjedhjen e zotit Tump, si president i SHBA, ky mendoi une esht opinjon personal dhe ska per te ndikuar ne ardhenjet shum te mira te SHqiperis me SHBA, te cilat nuke azohen ne opinjonin e nje personi, pore ne bashkepunimin strategjik, per te cilin populli shqiptar i esht mirnjohes per jet SHBA. per ndihme qe i ka dhen dhe i jep , per forcimin e shtetit ligjor, luften kunder krimit dhe koorupsjonit, forcimin e demokracise, rreformat e medha qe jan ndermar, vecanerisht ajo e drejtesis, qe esht nga me kryesoret, sepse kjo drejtesi e kooruptuar dhe nje pjes edhe e degjeneruar po e conte vendin ne gremin. Sa per konkluzjonin tuaj se qeveria ka ren, kete mos na thaj se jetojm , cdo dit me te mirat dhe te keqiat evendit tone. Sgurisht te mirat ne gezojne dhe te keqiat na hidherije. Ndryshe nga Ju simbas mundesive nuke e dm per ju, po une familjarisht i kaloi ne vendlindje, dhe me shtohet jeta, duke takuar shk, miq, te pasur e te varfer, pore nje gje theksojme , se cdo vit shikojme ndryshime per mir. Kete e thon edhe raportet e nderkombetareve, ritja ekonomike nga 1 perqind ne 2013 ne 3. 4 ne fund te vitit 16, Jan ndermar rreforma te thella qe sjan ber per 25 vjet demkraci dhe te tjera me te medha po degjoijme. Keshtu qe kemi mendime te ndryshme per gjendjen aktuale. Na vjen keq per permasat e kanabizimit dhe krimineleve qe akoma sjan kapur gjat ketyre viteve, dhe kjo mbetet perparsi e qeveris dhe drejtesis tani mbas vettingut. Prandaj behe zgjedhje qe qytetaret ne menyr demokratike te zgjedhin qeverin qe mendojne se esht me e mira per jeten e familjes dhe femjebve te tyre. Ne si emgrante duhet te mose e nxime vendin tone peor te japim mesazhe paqeje, armoniie dhe dashurie, jo urejtje dhe nxirje. Ajemi te zot tu tregojme bashkeatdhetareve kudo ku punjne e jetojne te shkojne e te bejne pushimet ne vendin ton te bukur SHqiperi, ato shpenzime qe ti bejme diku tjeter ta futim valuten tone atje, per te fuqizuar e permiresuar jeten e bashkeatdhetareve tane, dhe jo ti lem neper bote. Ky duhet te jet misjoni yne si mergimtare. Nena TEREZE NA LA AMANET JO UREJTJE, PORE DASHURI; Vetem keshtu dote bejme perpara.
Arb says
Ju emigranti SHBA mos jeni gje zedhenesi i Rames
apo avokat i tij dhe i lukunise se tij me Tahirin ne krye?
a kritikudr. says
Une jam ne opposite me ju te tre.jo per fajet e mija
por te
Diktatures. Vjeter e te re.
Me bushatin kame se
monizmi me ka deklasuar
skuslifikuare.jame ne presion
e tension
Them shyqyre qe jam jash
dhe I sigurte,bile naten ne
gjume nuk me troket dera.
Me te dytin.rama nuke eshte
Si opinions ne USA ate priti
nenpresideti pastaj shkoj presidenti
dhe I Mori te dy ne Zyen oval.super
zyrtare.
E Para Ishte kryeminister I shqiperise.
Ai diasporen nuke do, s’ka perfill asnje
here.bile te kishte Sjell disa Libra
peshaqesh???.
Eshte karagjoz,ironic,poshtruse,
harbute kujton qe eshte pronare,
merr certificate per electorate I
shpernda metingjeve ka kult-stalinist,enveriste,nuk shkojn ne demkraci, ekstremiste
.As sdministrata e dr Berishes nuke K
qene haptas e korruptuar.kanabisi
Ishte vetem lazarati,sot mbillet
i Jo shkkelzeni i dr. berishes por
shkezeni fshat,vermosh
rama e dhe Tomarr po e po me
brace e ish kryeministrin padeli
1
I treti eshte hybrid I Pose? pose
rifundosja e pd .gjumashja
Rama Ishte I thirrun ne kshillin
sigurise kombetre nga perfaqsusi
shtetit president,legjislativi i.m.,dhe
deklaroj qe nuke shkoj.shkoj me
ju thane kosovarve jame ketu
perfaqsus i presidentit Serb dhe
vuciqit rrini urte merrem une_rama
vessh me sorbet(une e di gjuhen e tyre)
une be sic thone
serbet ne kosove.serbet nuke ju
sulmojn Sa te jam une..e rama
Luan me dy standarte ne Serbi
per opinion them Kosova esht
shetet I pa varure ka kufit e saje
te pa orekshem(ne vest te serbve
ju mos kujtoni qe e kame prej
verteti)kosovave ju thotte a e
degjuat qe ju thrash kosva dhe
shqiperi Jane bashk njara pa break
e tjetra pa mbarthje.
Ky zotria me afer me thote me ba pastime
ne shqiperi.a thua jemi ne tjetervplanet
nuke shofim e nuke degjom.??
I shofim fshatrate te shkretume,nuk
Mbillen arate,frtikultura e a.b ,s.m.r.b.
.eshte shkatrruare.
Ne ver e shof barium ne maje
Korabit me syze dielli,me celular
ne vesh duke biseduare ,duke kulloturv delete
rude duke fshire hundet me cep
te merges se kmishes duke pi duhan
me llull e tymose ambjetin.
Ju nuke shkoni ne fshste ,shkollat
Jana me keq se han pa porta,pa
dritare,.pa ujsjellsa,,pa kanale te
u,,,te zeza,pe kurrfare plaNIMETRIE
PA ASNJE INVSTIME,PO ME THOTE
KI ZOTRIA”TI NUK PO DINE ASGJE
ASHTU JANE EDHE QYTETETE??
, UNE I THASH qYSH PO THUE
TI QENKA E VERTETA,POR
NJE Zotni,NE KOMENTE THA SHKONI
NE SHQIOERI EnVSHPENZONI
DOLLARET,,PO
PSE THOT KY
ZOTNIA PRAN MEJE.PO
RAMA BANI NJE SAMITE
JO JO ME THOTE RAMA
BERI SHUME,SIMITE PER
U DIAPORREN I PERERCOLLI
SE E KISHTE ME
DOROVIT DIASPOREN
SOCIAL KOMIUNISTE
DEMOKRATIK’APO E SE
ERDHI FUSHATA”THOTE
SKA KOHE” NUK MUND
BEHET TERRENI I VESHTIRE
”PO A JETOJM NE KETE BOTE.
VOTIM ELEKTRNIK BENE KINA
,HINDIA PO ME SHQQIPERIA .
SOCIALISTE?premtoj diaspora do votojn
Kercevavlumin te p…..kalin? Thotebpopulli
Jo une.ramavpermend e.h.qente(nenkuptobimperializmin,,,,,levte lehin karvani polobyroja shkon prepare.Ai ironizoon (….ameriken).shqiptaret e duan due e respektojn amerikevsa asnje popull tjter)
BESOJ U MIKUPTUEM ME
KONICEN SHQIPTARE KUR
THOTE KUSH E DREJTON
SHIPERINme ligjet qe rama
that te zbatohet ”ligji” e ketej
per ish socialists e
shekel lingjin dhe I ndihmon
qyshe me ba Preston
Sot jpeg xhelep nden dore fishnet pa SDKs per
pron,dikush ka prone ne fshate
,qytet,tirane,kruje,durres ,sarand
te gjitha ne kundershtim me ligjin
Ne shkoder ne fillim I miren Tokai,
,pastaj Orrin,seancen e fundi I
muren dhe shtepin emigrantit???
Me keq ardhje kjo eshte samiti??
vend linjdja.SINQERISHT DIKUSH
DUHET TA DREJTOJN SHQIPERIN.
REFORM BEHET KODO POR
JO REFORMA ME PRISH
ORGANIZIMIN,DREJTIMIN
Prishja e komunave viper kriminale,korruptive.
SOT VETINGU KERKOHET
DAKORD.POR AJO KERKOHET
QE MAZHORANA TE MARR
TE KATER PUSHTETE-DREJTSIA
POLICIA SKA PUNE ME
SOCIALISTET,LSI ME
REZERVA.SOT I NDERUAR
KOMENTUSE ADMINISTRATA ESHTE E KORRUPTUARE
.NJE EMIGATE SHTEPIN E
TIJ E KA BERE LOKALE
KA SHPENZUARE 40000
dollare zyrave,gjyqeve,avokate
dhe ska zgjdh gje .Tasha tre vjete.
,
Erdhi ne ditlindjen e nipit gjith
zyraat e r,p.p.gjendjet civile
leshuan dokumete false per tja
Marr pasurin me dokumete false
,u be gjyqi sipas douentevee te
rreme I metret shtepija????
Pra ne administraten rama humb
pasuria e pa lujtshme dhe behet
tentative qe ti Jepet ne kundershtim me ligjet der kure
I kemi theme games inspektimit sheeting ministering bujqesis ksh min tani ”jokes turkubte ramesve mete m.dretsise,nuk Kane marred asni maser.kujdes Jo ski Ra qeveria Mr bushati”komuniststvvdesin ne kembe ,poninparalajmrojm se pushteti ju rreshqetvedhe nje manmade duet gjithvshqiperia ngrihetbne meme
Meta u dorzua Para rakes Obama o manjani.m.duhet thoshte m.tte aendrojn ti e.r. bene c’te dues??
h ??
kryebashkiakja e shkores qe eshte qarku
me I madhe shqiptar japb5 pare intestine??
Harbuti rama I pergjigjet ase nuke
kemi per te dhene.
Po lush je ti??
pronari e kryebashkiakja zezakja
skllave ne kohene racizmite??
.po thote ms.ademi bashkit e
vogla kavaja ka me shume
investine se shkoder.rama duet frenohet,gjendja alarmist.