Sot mediat sportive ne Shqiperi, hodhen drite mbi incidentet e ndodhura gjate dhe pas ndeshjes se Kupes se Shqiperise, Laci-Kuksi 2-1. Te vjen keq kur meson se kete rradhe protagoniste te dhunes jane uniformat blu. Një ngjarje e paza kontë ka ndodhur dje pas ndeshjes midis Laçit e Kukësit. Pas
përfundimit të ndeshjes, Forcat e Ndërhyrje së Shpejtë, të ardhura nga Shkodra,
kanë goditur futbollistët e kurbinasve, Valdano Nimani dhe Daniel Jubani, ndërsa
kanë shtyrë edhe kapitenin Erion Vucaj. Sipas lojtarëve, ata kanë dalë nga
ambientet e stadiumit për të hipur në makinën e Jubanit e për të udhëtuar më pas
drejt Shkodrës së bashku dhe janë goditur nga forcat e rendit.“Dolëm nga
stadiumi dhe u drejtuam nga makina për të hipur në të, që të shkonim drejt
Shkodrës. Jubani po fuste çantën në makinë, ndërkohë forcat e rendit na thoshin
të largoheshim shpejt. Në atë moment, një prej policëve ka goditur Jubanin,
ndërsa tjetri me shkop gome më goditi mua, duke zgjatur dorën brenda në makinë,
pasi xhami ishte hapur e më kanë ënjtur buzën. Gjithashtu, ata shtynë edhe
Vucajn, duke u sjellë në këtë mënyrë me ne sikur të ishim kriminelë. Gjithsesi,
tani që kemi shkuar në shtëpi jemi më të qetë e po mendojmë për faktin që jemi
finaliste të Kupës, duke u futur në historinë e ekipit kurbinas me këtë arritje,
e madje për të dytën herë, pasi unë dhe Vucaj kemi qenë pjesë e ekipit edhe në
sezonin 2009- 2010, kur morëm pjesë për herë të parë në kupat e Europës. Ai rast
normalisht na eklipsoi për një moment gëzimin e arritjes së finales, por ne kemi
treguar se jemi një ekip i fortë, me karakter, që nuk dorëzohet lehtë”, ka
shpjeguar dje për “Panorama Sport” Nimani. Në të njëjtën linjë me
sulmuesin, autor i golit të parë, kanë qenë edhe Vucaj me Jubanin, duke e dënuar
ashpër atë që ndodhi me ta. Sakaq, tepër i revoltuar është parë edhe presidenti
Laska, i cili me ta marrë vesh një fakt të tillë, ka ardhur në vendngjarje duke
kërkuar llogari ndaj policisë për diçka të tillë dhe duke u thënë: “Nuk e kuptoj
se si mund të godisni futbollistët. As në Afganistan nuk ndodh diçka e tillë.
Dikush duhet të përgjigjet për diçka të tillë, e cila nuk është parë e dëgjuar
të ndodhë në ndonjë vend tjetër. Policia ndoshta mund të konfliktohet me
tifozët, por të ndodhë që ata të godasin edhe futbollistët, është vërtet e
turpshme”, është shprehur i revoltuar kreu i kurbinasve. Sipas informacioneve,
policët më shumë sesa për të mbrojtur futbollistët dhe zyrtarët e klubeve, janë
munduar dje që të ruajnë rendin, me qëllim që të mos ndodhte asnjë përplasje.
Kjo edhe për faktin se në stadium ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm,
Flamur Noka.E djeshmja ka qenë unike, teksa është sulmuar mjeku i një ekipi, dhe i biri,
njëkohësisht mjek, është detyruar të shpëtojë babain e tij. Kanë qenë
minutat e fundit të ndeshjes në Laç mes Laçit dhe Kukësit, kur futbollisti Hoxha
i Kukësit është dëmtuar dhe dy mjekët e Kukësit, Pertef dhe Perli Rusi, babë e
bir, kanë hyrë në fushë si zakonisht për të dhënë ndihmën mjekësore. Pas
ndihmës mjekësore, Hoxha, sipas rregullores, duhej të dilte jashtë fushës dhe
ndërkohë ishte kërkuar edhe barela. Por në atë moment që Hoxha po zhvendosej për
të dalë jashtë, mjeku Pertef Rusi u ka thënë dy personave që mbanin barelën që
nuk ka nevojë, pasi ka mundësi t’ia dalë vetë. Në atë moment, njëri nga dy
personat e barelës e ka goditur Pertef Rusin, duke e lënë pa ndjenja. Janë
dashur disa minuta për të sjellë në vete mjekun dhe këtë e ka bërë djali i tij,
Perli, i cili njëkohësisht është edhe mjeku i ekipit kombëtar
U-19. Ngjarjen e tregon vetë Perli Rusi, i cili ka qenë jo pak i
tronditur.”Kam disa vite që e ushtroj këtë profesion dhe nuk më kishte
ndodhur një situatë e tillë. Kisha dhënë ndihmën mjekësore për të tjerët, por që
të jepja ndihmë për babain tim në fushë, nuk më kishte shkuar ndërmend”.
Perli pohon gjithashtu se pothuaj gjatë gjithë ndeshjes janë hedhur
sende të forta në fushë, madje vinin edhe nga tribuna. “Të vjen keq që
ngjarje të tilla përsëriten. Në fakt, në Laç nuk është hera e parë që ndodh.
Fatmirësisht, babai im ia hodhi paq, falë Zotit edhe pa pasoja, sepse menjëherë
vajta në Spitalin Ushtarak dhe bëra një skaner, ku specialistët mjekë më thanë
që vetëm i duhet të pushojë. Kur cenohet edhe profesioni i mjekut të futbollit,
imagjinoni ju se çfarë ndodh në tribuna apo në korridoret e stadiumet”, – mbyll
rrëfimin e tij, mjeku Perli Rusi.