Nga Albano Kolonjari
Skenderbeu dhe Kukesi vazhdojne me intensitet pergatitjetper ndeshjet e kthimit ne Kupat Europiane.
Skenderbeu do te luaje ne Korce perballe Neftcit te Bakuse. Takimin i pare perfundoi ne barazim 0-0. Gilman Lika i cili eshte huazuar tek Skenderbeu per kete ndeshje thote se:”Ndeshjae kthimit do te jete me e forte se ajo e zhvilluar nje jave me pare ne Baku. Neftcit vjen per te marre kualifikimin me cdo kusht ne Korce. Shpresoj qe fati te jete ne anen tone. Duhet te perqendrohemi dhe te jemi vigjilente ne fushe dhe ta surprizojme kundershtarin me lojen tone”. Neftcit Baku eshte nje skuadre me e forte se Skenderbeu. Ne ndeshjen e pare Neftcit ishte disa here prane golit, por portieri Shehu, ishte ne nje mbremje te mire dhe u kthye ne “heroin” e ndeshjes. Skenderbeut qe te kualifikohet per ne turin tjeter, i duhet patjeter fitorja. Neftcit Baku kualifikohet me cdo barazimi 1-1, 2-2, 3-3 me gol ne fushen understate por edhe me cdo fitore minimale perballe korcareve. Sabian Lilaj thote se:”Skenderbeu eshte gati per kualifikimin historic. Po te luajme po aq mire sa edhe ndeshjen e pare Baku nuk ka cfare te na beje. Ne do te kemi ne kete ndeshje edhe mbeshtetjen e tifozerise koracare”.
Kapiteni Shkembi thote se:”Ky eshte viti i Skenderbeut. Kundershtari yne eshte i nervozuar pas brazimitdhe dhe na quajti amator”. Takimi do te luhet diten e marte dhe do te gjykohet nga tre albitra polak. Stadiumi “Skenderbeu” pas investimeve te fundit eshte gati per kete sfide, nderkohe qe mesohet qe jane shitur te gjitha biletat. Tekniku Josa ka bere te ditur se:”mbrojtesi Bici do at filloje takimin nga stoli”.
Kukesi
“Ne Sarajeve do te kerkojme kualifikimin”. Drejtori teknik i FK Kukesit, tekniku i njohur Sulejman Starova thote se:”Kukesi eshte gati te beje hapin e madh. Rezultati i ndeshjes se pare 3-2, nuk na favorizon por as nuk na penalizon per ndeshjen e kthimit. Ne kemi nje ide te qarte per kundershtarin tone. Do te punojme qe gabimet qe u bene ne ndeshjen e pare te mos perseriten ne takimin e dyte”. Sipas Starves :“ne Sarajeve Kukesi udheton per te arritur nje barazim ose nje fitore me rezultat te ngushte”. Ne kete ndeshje skuadra kuksiane do te kete ne perkrahje te saj dhe dhjetra shqiptare dhe kosovare qe jetojne dhe punojne ne Sarajeve dhe rrethinat e saj. Cdo barazim 0-0, 1-1, 2-2…dhe cdo fitore minimale e kuksianeve kalon keta te fundit ne turin e trete. Nese kjo mrekulli realizohet atehere Kuksei do te jete skuadra e dyte shqiptare pas Flamurtarit te viteve 80, qe kualifikohet per ne turin e trete. Takimi do te luhet ne stadium in:”Asim Ferhatovic” te Sarajeves. Nderkohe qe Komisioni i Disiplines prane UEFA, denoi me kater ndeshje mesfushorin e Fk Kukesit Besar Musolli, per goditje te kundershtarit. Diten e diele, FK Kukesi u stervit ne fushen e stadium it te Kamzes. Tekniku Armando Cungu shprehu edhe nje here besimin se Kukesi do te kualifikohet per ne turin tjeter. Takimi do te luhet diten e enjte dhe do te gjykohet nga nje treshe arbitrash nga rusia. Presidenca e Kukesit ka vene nje shperblimprej 100 mije eurosh per kualifikimin.