Nga Arjan Th. Kallço/
Është një sociologe e artit që shkëlqen në rrugëtimin e saj e vetme, indiferente nga kodet tribu universitare. Figurë shumë e njohur në skenën sociologjike aktuale franceze me një krijimtari eseistike të gjerë dhe interesate, shumë prej të cilave kryqëzohen me itinerarin lidhur me konceptin e bukurisë, duke na lejuar ta shohim nga këndvështrime të ndryshme. Në një ese të sociologes franceze ajo merret me përcaktimin e trashëgimisë kulturore që e sheh në ndryshim të vazhdueshëm dhe me një perimetër veprimi në shtrirje apo përfshirjeje çdo ditë e jetës që kalon.
Dikur në konceptet e kulturës dhe të shkencave të ndryshme që lidhen me të, nocioni i trashëgimisë kulturore përqëndrohej tek monumentet historike, si p.sh katedralet, kështjellat apo veprat e artit të mjeshtrave të mëdhenj. Në sajë të interesit në rritje ndaj trashëgimisë, kufizimi i përfshirjes në të apo koncepti i gjithëpërfshirejs pa kritere vlerësimi, sidomos në dy brezat e fundit konstaton se tashmë perimetri i dhënë nga ekspertët dhe nga të apasionuarit nuk ka rreshtur së rrituri dhe zgjeruari. Nëse trashëgiminë do ta ndanim në dy grupe, e madhe dhe e vogël, do të gabonim nëse do ta përqëndronim vëmendjen tonë vetëm tek e para, pasi kohët moderne po e zëvendësojnë të gjithë traditën kombëtare të shprehur qartë në objekte me prodhime të fabrikuara industriale.
Duhet të jemi koshientë se grupimi i parë është i papërsëritshëm dhe unikal dhe e meriton të gjithë respektin dhe përkujdesjen, si një pjesë universale e trashëgimisë kulturore. Grupi i vogël tek cili bëjnë pjesë furrat, lavamanët, urat, kryqëzimet e rrugëve, kanë karakter më të përgjithshëm, janë unike në çdo vend dhe rolin e tutorit e kanë marrë shumë shoqata dhe fondacione. Nëse i referohemi qytetit të Korçës, një traditë e tillë ka kohë që po ruhet në koleksionet private të lokaleve të ndryshëm, duke kryer një rol të pazëvendësueshëm dhe të admirueshëm që për momentin nuk po e kryejnë as institucionet kulturore qëndrore dhe jo më të bashkive dhe komunave.
Pra nga sa reflektuam më sipër del se sot nocioni i trashëgimisë shkon më tej sesa veprat e artit të krijuara në mijëvjeçarë dhe që ende sot na mahnisin me bukuritë e tyre, me talentin e autorëve të tyre, me filozofinë e tyre, me mesazhet e tyre dhe kohëzgjatjen, duke e kapërcyer kohën e vet dhe të shoqërisë kur u krijuan, për t’u kaluar brezave të tjerë dhe përjetësisë. A kemi nevojë vetëm për bukurinë sublime dhe absolute, apo edhe për atë të thjeshtë dhe estetike? Ndonëse absoluten shumë e kanë kërkuar, por askush nuk e ka gjetur, sepse absolutja nuk është e kësaj bote, mbetet ende një synim, ëndërr e të gjithë filozofëve në radhë të parë dhe më pas e të gjithë krijuesve. Nuk do ta shikonim kurrë si një bukuri për bukurinë apo e dalë nga ballafaqime konkursesh, por do të kufizoheshim me maksimën se bukuria është në sytë e atij që e shikon dhe e përjeton. Absolutja do të ekzistonte vetëm në imagjinatën e shumë ëndërrimtarëve, por jo në shoqëri, në jetë, si një realitet i prekshëm, pasi edhe jetë veta në kuptimin cilësor të saj është relative. Bukuria e thjeshtë ndonëse nuk do të na i kënaqte plotësisht ndjenjat, plotësia do të bëntë që të mos kërkonim më realitete të tjera rreth nesh, do të ishte një përmbledhje e variacioneve të ngjyrimeve që do të na i servirte vetë ajo. Bukuria është një fantazmë pas së cilës bota ka rendur dhe do të rendë gjithmonë. Që në konceptin e së bukurës të futet dhe thjeshtësia do të duhen disa kritere, me qëllim që të jetë pjesë e trashëgimisë së një kombi. Cilat mund të jenë? Sipas studiuesve do të përfshiheshin : origjinaliteti, vjetërsia, rrallësia dhe rëndësia. Epistemologia italiane Origgi, duke iu referuar edhe sociologes francize në një intervistë i ka shprehur qartë disa koncepte të mësipërme.
Supremacia duket se është vënë në diskutim :
Në artin bashkëkohor vjen së pari lidhja mes veçantisë dhe trasgresionit, loja ballore midis artit dhe jo artit, midis të ligjshmes dhe të paligjshmes. Vepra që të konsiderohet interesante, duhet të ofrojë një rend të ri diskutimi, një interpretim të ri të realitetit, ndërsa në pikturën klasike, fetare ose profane, duhej të mishëronte figurën e një diskutimi paraekzistues, biblik apo të traditës historike.
Por kjo predita e supremaciasë së bukurisë e ka zanafillë tek arti modern, duke filluar nga impresionizmi, vepra konsiderohet si shprehje e brendësisë së artistit, pra e origjinalitetit. Por kjo nuk e përjashton bukurinë, përkundrazi na lejon të ndërgjegjësohemi për faktin se bukuria nuk përbënte vlerën e vetme të artit.
Pyetja e drejtë është çfarë është arti apo kur kemi art? Po për bukurinë, kur ka emocion, gëzim apo ndjenjë plotësie?
Përgjigjia e sociologut është pashmangërisht empirike : ka bukuri kur perceptohet prania e shprehur në formën e gjykimit. Kur themi i bukur, jo i bukur, i mrekullueshëm, madhështor. Që të hyjmë në këtë ndjenjë duhet t’i drejtohemi investigimit që eksperimentojnë shkencat konjiktive, në sajë të elektrodotëve që të lejojnë të regjistrosh lëvizjet e trurit. Ose mund të kthehemi tek ndjenjat më intime dhe të përpiqemi të vrojtojmë se çfarë ndjejmë përballë diçkaje që e perceptojmë si të bukur. Ndoshta do të gjejmë atë që u evokua më parë : emocion, gëzim, ndjenjë plotësie. Aktualisht nuk besoj se mund të shkojmë më larg.
Tek Loja e trefishtë e artit ju thoni se arti bashkëkohor nuk vë në provë veçantitë, sesa akreditimin, origjinalitetitin. Momenti i parë i bukurisë nuk lidhet me origjinalitetin? Çehovi thotë se mund të gënjesh kudo, veç në art.
Në artin bashkëkohor luhet me formulime të ndryshme, të mundshme të konceptit të origjinalitetit, përfshi dhe fshirjen e rolit të artistit apo këmbënguljen e pozicioneve cinike ose të interesuara që thyejnë imazhin familjar të artistit që i dedikohet krijimit. Por nuk mund të sigurohemi gjithmonë nga kërkesat e origjinalitetit, tek vërtetimi i veprave, kjo është e domosdoshme për vlerësimin në treg.
Eseja juaj e fundit mbi dukshmërinë mund të lexohet si një udhëtim në kalimin nga ekselenca pa veçanti tek veçantia pa ekselencë. Sa ndikon ky pasazh në përhapjen sociale të bukurisë?
Në regjimin aktual mediatik, i dëshmuar nga mbretëria e dukshmërisë, bukuria imponohet natyrisht në skenë, sepse dukshmëria është një privilegj i dhënë ndaj atyre që kanë prirjen të ekspozohen ndaj mjeteve teknike të riprodhimit të imazheve, e vulosur si arsye e bukurisë, si aktorët, këngëtarët, modelet. Problemi është se bukuria e qënieve njerëzore nuk është një vlerë publike, pra nuk mund ta pranojmë në publik si kriter vlerësimi, duke qënë i pavarur nga vullneti dhe meritat e secilit. Nuk merret për bazë që të justifikojmë madhështinë e një personi. Do të flitet për talentin, karizmën, praninë. Në ndryshim nga bukuria e veprave të artit apo pasazhet, ajo e personave ka një vlerë që unë e quaj private që aktivizohet vetëm në intimitet, në raportin me njerëzit më të afërt. Gjëja më interesante që duhet theksuar është se gjatë shekullit të 20-të kjo vlerë private njohu një fuqi të jashtëzakonshme në sajë të forcës në rritje të atij burimi i dukshëm publik që është dukshmëria.
Ju tregoni shumë kontekste të prodhimtarisë shoqërore që në fund të fundit përfaqësojnë po aq depozita të mundshme bukurie.
Nuk janë veç fusha të ndryshme ku ndodh transformimi i një praktike në art dhe të një praktikuesi tek artisti: kjo ndodh në kryqëzimin mes industrisë dhe kinemasë, kohës së lirë dhe sportit tek kërcimi hip-hop, në shumë zanate artizanale. Që të jepet art është e domosdoshme që praktikat të zbardhen nga ato kontekste , meqë nuk ofrojnë statutin artistik të nevojshëm. Kjo edhe kur krijimi artistik ndodh, vlera e bukurisë në këtë pikë bëhet përkatëse dhe qëndrore, kombinohet me vlera të tjera, si virtuozizmi, teknika, kënaqësia, emocioni. Pra bukuria vazhdon të shoqërohet vazhdimisht me format e reja të artit, por sipas modaliteteve të ndryshme, sipas konteksteve dhe dispozitave të atij që i gjykon.
Ideja e bukurisë është e lidhur me fytyrën dhe trupin e femrës. Si po ndryshon sot në shoqërinë bashkëkohore?
Nuk jam e sigurtë se bukuria trupore e mashkullit është më pak e vlerësuar nga gratë dhe homot. Thjesht nuk ka qënë e mundur, në shoqërinë tradicionale, të shprehet publikisht ky interes. Një prej pasojave të dominimit të mashkullit është ajo që u intereson pjesës më të madhe të tyre, pra trupi femëror që ka gjetur vend në hapësirën publike në sajë të traditës së nudos. Publiciteti për qëllime komerciale e bën edhe me trupin e mashkullit. Kështu, pra, asistojmë në shtrirjen e bukurisë, më shumë se tek hapësirat publike. Që të imponohet për arsye sublimimi artistik, por për probleme tregu dhe konsumi, nuk është motiv gëzimi për atë që e kultivon ndjenjën e të bukurës.