Fundi i turpshem/
Shqiptar’t shpesh terrin e pranun si dill.
Tokat djeguna ujiti me gjak e djers,
lkura e thame antocianis pa mill,
Mortja rri mi krye si gjama mas ders .
Rroft baba turku ! Viva Il Re-jan!
Pis Jugosllavi , thika e mpreht Ruse,
Mas Kinez verdhi pa nuse , vejan …
Dashnort t’ komunistve “Shqipnis nuse”.
E pra, i harruen tana lot’t e vrame ,
Kojshis tue i ra n’derë për nji lug kryp…
Zvarrit pa qumsht si dita e mbrame
Fmija gjinin e nans n’ ran tue e lyp.
E tash rrecka rozë ka dal ne pazar
Tue i shit prap krunet , deken me letër,
Kryesue nga nji bandit , katil, zuzar
Qi farsoi me helm ç’ do qoshe e metër.
Pa gjak shiptar’ bazhibozuk polic
ADN e internacionalizmit proletar,
Tue i rrah fmijët “aksioni blic”
Me ligjin e turpit ushqim per trathtar.
Britmen teme e kam palos nen shkam
N’ malin e heshtun ku rrin e egër llava,
Ka me u thye qielli e te tan ne kam
Mi gjakun e lirë ka me pushue vala .
Heu! Andshëm kam me marr lahuten
Me vllaun tem nga Jugu i djelmnis,
Zumarja , fyelli , liria mi tuten
Tu i knue fundin e turpshëm tiranis.
Michigan 16 Maj 2020