



Zyra e Shtypit – Shoqata Shqiptaro- Amerikane Skënderbej/
Në mesditën e 18 shtatorit 2022, “Shoqata Shqiptaro- Amerikane Skënderbej” në NY, organizoi një solemnitet kushtuar dy ish ushtarakëve të talentuar shqiptarë që u ndanë nga jeta para pak javësh. Ata ishin Major Lek Lleshi antar i kësaj shoqate dhe Nënkolonel Sokol Qehaja, dashamir e sipatizant i saj. Solemniteti u bë në mjediset e një restauranti modern, (në 39 street Manhattan NY me pronar shqiparin Zamir Vejuka).
Moderatorja e këtij solemnitetit ishte Zonja Alketa Veshi, e cila fillimisht i ftoi të pranishmit për një minut heshtje në nderim të kujtimit dhe veprimtarisë gjatë ushtarake në shërbim të atdheut të të dy ish ushtarakëve të lartpërmendur. Më pas, ajo ju bëri me dije të pranishmëve se në solemnitet merrin pjesë tre ish drejtues të lartë të Minishtrisë Mbrojtjes (MM) : Ish Zëvendës Ministri Bashkim Shehu, ish Zëvëndës Shefi Shtabit Përgjithshëm Gjeneral Major Armand Vincani dhe ish ushtaraku i lartë Asllan Bushati.
Kryetari i Shoqatës Zoti Imer Lacaj, pasi i falenderoi pjesmarrësit për praninë në këtë solemnitet, nëpërmjet një ligjërate të mirqëndisur solli para tyre copëza nga jeta dhe veprimtaria e Sokol Qehajës. Ai theksoi se Sokoli, djali Malsisë Gjakovës, erdhi nga vendlindja me rezultate të shkëlqyera në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, ku edhe aty shkëlqeu në mësime dhe si sportist e më pas shkëlqeu në artilerinë toksore si student, komandues e si mësimdhënës. Pasi ngjiti shkallët e karierës me kualifikime e zotësi,ai u dallu për devotëshmëri në punë, integritet e personalitet duke lënë pas një veprimtari të dobishme e të suksesëshme e duke u cilësuar si fryma ushtarake e së ardhmes.
Zoti Zamir Vejuka me lot në sy e me një plagosje të thellë shpirtërore, tregoi se sa e dhimbëshme ka qenë largimi nga kjo jetë i Lek Lleshit, shokut të ngushtë, mikut, dashamirit, njeriut me shpirt të madh, biznesmenit të suksesshëm e mirditorit mendje hapur e patriot.
Gjeneral major Armand Vincani e vlerësoi lart nismën e Shoqatës Shqiptaro- Amerikane Skënderbej, për solemnitetin kushtuar dy ushtarakëve të ndarë nga jeta si një mirësi shpirtërore për ta dhe një respekt për figurën e ushtarakut. Në vazhdim ai solli ndjesi shpirtërore të tijat për Sokol Qehajën të cilin e njihte në punë në përbashkët në katedrën e Artilerisë Toksore dhe më pas.
Ish ushtaraku i lartë Asllan Bushati, ju shprehu ngushullimet familjeve Qehaja e Lleshi dhe antarëve të shoqatës, ku në vijim ai tha: kur largohet një njeri nga kjo jetë, është një dhimbje e madhe shpirtëror sa fjalët ngushulluese tingëllojnë si të “konsumuara”. Kurse kur largohen dy ushtarakë i therë në zemër edhe atdheut sepse ushtaraku ka në jetën e tij ka tri gjëra themelore e të shenjta: atdheu, detyra dhe familja. Keni bërë gjënë më të mirë që keni ftuar dy ish personalitete të MM, Zotin Bashkim Shehu e Gjeneral major Armand Vincani sepse ata kanë një kontribut të rëndësishëm në transformimin e Ushtrisë Shqiptare nga sistemi totalitar në atë demokratik së bashku me një staf të përgjegjëshëm, njeri prej të cilëve jamë edhe unë.
Poeti Isa Brecani recitoi para të pranishëmëve nga një poezi kushtuar Sokol Qehajës dhe Lek Lleshit (të cilat mund të quhen elegji por edhe tekst këngë). Brenda poezive kishte histori, elegancë, brishtësi poetike, respekt e frymëzim.
Lek Celaj nga Lezha, mik buke i familjes Sokolit, theksoi se zani i familjs Qehaja asht ndje në disa breza në veriun e Shqipërisë sa dhe i madhi Gjergj Fishta e ka përmend në kangën e Oso Kukës përballë Avdi Pashës.
Pal Necaj 86 vjecar, nga krahina e Nikaj Mërturit tregoi se familjen Qehaja e njihte në katër-pesë breza për besë, burrëri, trimëri, mikpritje e dinjitet. Kur themi Sokol Qehaja, na vjen në mendje shprehja :”dardha bie nën dardhë” .
Me shumë butësi, fjali të shkurtëra e të ndjeshme, me përulësi para veprimtarisë së Sokol Qehajës e Lek Llesahit foli Adelina Lacaj (bashkshorte e Kryetarit shoqatës Imer Lacaj).
Vera Qehaja (bashkshortja e ish Kryetarit shoqatës Mark Qehaja), me lot në sy, me fjali të shkurtëra e prekse, me një thellësi mendimi e një ndjesi të thellë shpirtërore, tha se:” ma i miri i kësaj gjenerate të Qehajave ishte Sokoli. Largimi i tij nga kjo jetë, ka lënë një boshllëk të madh në vazhdën e breznive të kësaj shtëpije.
Lek Preci, nënkryetar i shoqatës dhe bashkshortja e tij, me fjalë të thjeshta e me shumë përulje para dy ushtarakëve të kaluar në amshim, shprehën ndjesitë e tyre shpirtërore dhe respektin për punën e tyre në shërbim të atdheut.
Mark Qehaja, ish kryetar i shoqatës “Skënderbej”, në emër të familjes Qehaja dhe vecanërisht të asaj të Sokolit, ju shprehu të pranishmëve falenderimet më të thella për pjesmarrjen në këtë solemnitet. Ai tha se Sokolin nuk e kisha vetëm kushëri, por vëlla e kaluar vëllajit. Ishte i ditur, fisnik ne sjellje, i emancipuar, i përgatitur në profesion, i edukuar, i matur e shumë burrëror.
Në emër të familjes së të ndjerit Lekë, foli i vëllai tij Zef Lleshi. Me një ndjesi përuljeje para të pranishmëve, me fjalë të thjeshta e kuptimplote ai ju rriti nderen shoqatës e të pranishmëve dhe tha se me këtë që bëtë e bëtë Lekën ta paharrueshëm.
Mbylljen e këtij solemnitetit e bëri ish kryetari shoqatës “Skënderbej” (tashmë “Kryetar Nderi i saj” Zoti Bashkim Shehu. Duke shprehur konsideratën më të lartë për Gjeneralët e pranishëm Armand Vincani e Asllan Bushati, duke ju shprehur ngushullime dy familjeve dhe të pranishmëve , tha se kalimi në amshim i Sokol Qehajës e Lek Lleshit ishte shumë i parakohshëm dhe shumë i dhimbëshëm për familjarët dhe të gjithë ne. U prehshin në paqe e përjetësi të dy këta ushtarakë të talentuar dhëe atdhetarë të devotshëm.
SHOQATA SHQIPTARO-AMERIKANE SKËNDERBEJ.