*Superiore: Katër fitore e dy barazime në javën e 22-të të kampionatit/
*FIFA: Futbollistët nga Kosova mund t’i bashkohen përfaqësueses së tyre/
*Shenon Shaqiri…./
TIRANË, 8 mars – Kater fitore e dy barazime jane arritur te shtunen ne javen e 22-te te kampionatit te futbollit te kategorise Superiore.
Rezultatet e kesaj jave jane:
Teuta – Partizani 1-1
Lushnja -Flamurtari 2-4
Laçi – Kastrioti 1-0
Tirana – Kukesi 3-1
Vllaznia – Besa 0-0
Skenderbeu – Bylis 2-1
Klasifikimi vazhdon te kryesohet nga Skenderbeu me 45 pike, i ndjekur nga Laçi me 34, Partizani e Kukesi me nga 33 pike, ndersa mbyllin klasifikimin Lushnja me 23 e Kastrioti me 22 pike.
Kosova siguron miqësore me Turqinë në muajin maj
Pa u shuar ende emocioni i ndeshjes së parë zyrtare të Kosovës, të mbikëqyrur edhe nga FIFA, pavarësisht se pa himn, miqësores kundër Haitit, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, jep lajme të mira për një tjetër miqësore të afërme. Ata kanë qenë në mesjavë në Turqi dhe janë takuar me trajnerin e përfaqësueses së këtij vendi, Fatih Terim. Të dyja palët kanë rënë dakord që të zhvillojnë një ndeshje në muajin maj. FFK-ja ka lëshuar një komunikatë për media në lidhje me akordin e fiksuar tashmë me turqit: “Në takimin me trajnerin Fatih Terim, të cilin e ka siguruar miku i madh Ali Shen, është shprehur gatishmëria që Turqia të luajë ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës.” Ndeshja miqësore do të zhvillohet diku mes datave 20-23 maj.
FIFA: Futbollistët nga Kosova mund t’i bashkohen përfaqësueses së tyre
Në një artikull të gjatë në “Blick”, shpjegohen edhe faktet politike, sidomos të anëtarësimit në OKB, që është pengesa më e madhe e hyrjes së Kosovës në FIFA e UEFA me të drejtat e plota. Gjithsesi ky medium zviceran e pranon se përfaqësuesja e Kosovës në këtë rast do të ishte shumë e fuqishme.
Drejtuesit e lartë të FIFA-së kanë bërë me dije se të gjitha futbollistët nga Kosova mund të jenë në shërbim të përfaqësueses së tyre.
Kosova shumë shpejt do të mund të llogarit në të gjithë futbollistët e saj që luajnë për kombëtare të huaja. Në fakt, i mbetet vet futbollistëve të vendosin nëse duan t’i bashkohen Kosovës dh kjo tashmë është konfirmuar edhe nga drejtues të lartë të Federatës botërore të futbollit, FIFA.
Kjo temë është duke munduar prej kohësh drejtuesit e Federatës së futbollit të Kosovës dhe asaj të Zvicrës, madje këta të fundit kanë filluar të mendojnë se futbollistët e tyre shqiptar nga Kosova nuk do t’i kenë në dispozicion për kualifikimet e botërorit, Rusia 2018.
Shefi i komunikimit në FIFA, Valter di Gregorio tha për gazetën zvicerane, “Blick” se futbollistët mund t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës. “Po, probabiliteti është shumë i madh që Shaqiri dhe shokët e tij do të mund të luajnë për Kosovën, nëse këtë vërtetë e duan”, raporton ‘Sporti1’.
Bundesliga, Bayerni i pandalshëm, Shaqiri shenon
16 fitore radhazi në Bundesliga. Nuk ka asgjë që e ndal lokomotivën e çmendur bavareze, kaloi bindshëm me fitore tenistike 6-1 transfertën me Wolfsburgun dhe vëmendja menjëherë përqëndrohet te stacioni i radhës në Champions, ku do të presë Arsenalin në Allianz Arena, javën e ardhshme. Në “Volkswagen Arena”, të zotët e shtëpisë që nga minuta e parë treguan dhëmbët dhe agresivitet, me Bayernin që duket se e kishte të vështirë të manovronte. Nuk ishte ky starti më i mirë për galaktikët e Guardiolës që penalizohen në minutën e 17-të nga Naldo dhe tani duhet të sforcohen për të përmbysur rezultatin, diçka që ndodh rrallë kjo për bavarezët. Gjithsesi vetëm 10 minuta më pas, Shaqiri del fitimtar në duelin me Benaglio, duke rikthyer lojën në ekuilibër me një gjuajtje tepër potente.
Pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-1 me Wolfsburgun që tregoi se është një skuadër e fortë për t’u kaluar, ndërkohë që Bayernit i nevojitet një marsh më tepër për të parakaluar. Loja rifillon dhe skuadra e ujqërve vazhdon të ushtrojë presion. Guardiola nuk është aspak i kënaqur dhe realizon dy ndërrime të njëpasnjëshme. Thiago Alcantara futet në vend të Xherdan Shaqirit, ndërsa Mandzukiç zë vendin e Kroos. Frymëmarrje te Bayerni. Ndryshimet japin menjëherë efekt me Thiagon që shërben për Muller dhe sulmuesi nuk gabon në të 63-ën por kalon skuadrën e tij përpara. Ky është Bayerni që të gjithë njohin, golat tani vijnë me aksione blic njëri pas tjetrit. Mandzukiç shënon të tretin për kampionët dhe të dytin personal që vulos takimin. Në të 71-ën shënoi edhe i rikthyeri Franck Ribéry, i cili nuk luante prej 2 Shkurtit. Për francezin shërbeu në mënyrë perfekte Robben, që pati rastin të gjuante vetë por Benaglio e detyroi të largohet nga porta. Goli i pestë sërish nga Muller në të 78-ën. Wolfsburgu nuk e meriton një disfatë kaq të thellë, por këto janë pasojat kur një sulmues i tillë e i pamëshirshëm gjen hapësira.
Në takimet e tjera, hap fals i Leverkusenit në luftën me Dortmundin për vendin e dytë në tabelën e Bundesligës. Skuadra e aspirinave, edhe pse ishte në avantazh, nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Hannoverit. Barazim 1-1 edhe mes Hamburgut dhe Eintracht Frankfurt, ndërsa Schalke shpartalloi 4-0 Hoffenheim falë të papërmbajtshmit Huntelaar, autor i një triplete, por edhe humbës i një penalltie. Tjetër zhgënjim nga Borussia Monchengladbach që nuk po arrin t’i shkëputet rezultateve negative. Skuadra e Lucien Favre u mund 1-2 në shtëpinë e saj nga Augsburg, ndërsa Stuttgarti u mjaftua me një barazim 2-2 përballë Eintracht Braunschweig.
Prishtina e nisi me fitore vitin 2014
Prishtina e nisi me fitore vitin 2014 në Superligën e Kosovës. Skuadra e Afrim Tovorlanit mposhti në kryeqytet Trepçën me rezultatin e pastër 2-0. Ndeshja nisi mirë për skuadrën vendase, megjithatë pavarsisht iniciativës së ekipit bardhekaltër pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Por në pjesën e dytë gjërat shkuan më mirë për Prishtinën. Në minutën e 63 Isuf Llumnica kaloi vendasit në avantazh. Zhbllokimi I rezultatit I dha moral Prishtinës e cila në minutat në vazhdim kërkoi me ngulm edhe golin e dytë.
Gjithsesi për të parë dyfishimin e vendasve duhej pritur minuta e 81 kur futbollisti I Prishtinës, Driton Krasniqi realizoi në gol shumë të bukur. Me këtë fitore kryeqytetasit u ngjitën në vendin e dytë të klasifikimit, 7 pikë më pak se Llamkos Kosova e vendit të parë e cila ka edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Ndërsa Trepça mbetet në vendin e 9-të në kuotën e 18-pikëve. Në takimin tjetër Fushë Kosova arriti një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë pasi mposhti 1-0 Besën e Pejës.
Ne foto:Tifozeria gjate ndeshjes Tirana-Kukesi-3:1/