Nga Ramiz LUSHAJ/
Lulzim Basha, si lider i ri euro-atlantik i të sotmes, nuk ra në kurthin e politikës aktuale superbizantine të mazhorancës Rama-Meta për një mandat të dytë si kryebashkiak i metropolit shqiptar. Jo se Lulzim Basha nuk do të fitonte, siç ka fitue për deputet i Tiranës më 2005 kur kryetar i shtabit elektoral kundër tij ishte Edi Rama, siç ka fitue në Elbasan si deputet e si qark më 2009 kundër Edi Ramës e Ilir Metës dhe siç fitoi më 2011 kundër Edi Ramës për kryetar bashkie i kryeqytetit. Po këta donin për ta tërhjek atë në një përballje sa ma kohëplotë e frontale elektorale në Tiranë, që ky të mos mundet me u marrë gjithësisht si lidership misionar me Elektoriadën Lokale 2015 në krye të PD-së e të koalicionit opozitar në të gjithë territorin e Shqipërisë, etj. A mos kujton ndokush se mazhoranca është e ngopur edhe sikur të humbin Opozita në kryeqytet apo dhe në shkallë vendi? Jo, more, jo. Këtyne, të dyve, Ramës dhe Metës në sulltanatin e mazhoranës, parasëgjithash e mbigjithçka iu duhet “koka” e Lulzim Bashës. Ky është sllogani i fshehtë i mazhorancës makbethiane drejt 21 qershorit 2015.
Në perspektivë: me lulëzimin e Lulzim Bashës si kryetar i Opozitës së sotme e kryeministër në ardhmëri të shpejtë, dyshja Rama e Meta veniten dhe vetëm veniten politikisht në Shqipëri e tek Ndërkombëtarët – Miqtë e Shqipërisë, përndryshe deri apo pas zgjedhjeve Parlamentare 2017 këta mbeten të pakohshëm në krye të vendit si dhe të partive të tyre, e partitë e tyne. PS dhe LSI do të kërkojnë që, pas Marrëveshjes së Prillit 2013 në Shkodër, të arrijnë (ndoshta) në bashkim aliazhor e me lider të ri bashkëkohor.
Aktualisht: dyshja Rama e Meta janë në krizë, në një krizë të papame prej nesh e të paprovueme e të pa përballueshme prej tyne. E kanë tejet të vështirë me e menaxhue e aq ma shumë me e tejkalue. Kriza e shumëfishtë ekonomike, financiare, politike e Shqipërisë. Kriza i ka kaplue kaherit e ngërçue me ngjarjet e fundit të parlamentarëve të vet, edhe këta dy liderat kryesorë të mazhorancës, në krye të vendit: kryeministrin e kryeparlamentarin. Ma saktë: kjo është Kriza e Moralit. Kriza e Besimit. Saktësisht: kjo është Kriza e Lidershipit të Mazhorancës. Në këtë krizë e kanë futë veten e tashti e kanë të vështirë me dalë prej oktapodit të saj. Ju duhet një shteg, një udhë, një “kurban” politik i shpejtë, i madh… E ky, sipas kthinave e kthetrave të tyne politike, është Lulzim Basha. E kjo po duket në deklaratat e shumta kërcenuese ndaj tij nga dy partitë politike në pushtet: PS dhe LSI.
Përpjekja e fundit e dyshes Rama-Meta është largimi nga skena politike e lidershipit Lulzim Basha, sepse po e shohin si një fuqi demokratike lidershipi në krye të PD-së. Një lidership me vizionin , frymën e imazhin e tij. Një lidership menaxher i mirë i politikës së ditës e të perspektivës. Një lidership që ndryshe nga Rama e Meta nuk ndrroi parti prejce nga Dhjetori ’90 kur ishte simpatizant i PD-së e deri më tani që është lideri i saj kryesor. Një lidership me përkrahje popullore të pazakontë në demonstratat e protestat paqësore të dy viteve të fundit. Një lidership që u rrit i tillë si lidership në vite e vende e struktura shtetërore të demokracinë euro-atlantike. Një lidership me profil e format ndër-kombëtar, që e don e kërkon e sotmja dhe e nesërmja shqiptare. Nëse do ikte Lulzim Basha nga drejtimi i PD-së e i Opozitës e do të vinte një tjetër lider tjetër i ri, atëherit dyshja Rama-Meta do ta kishin pushtetin ma jetëgjatë dhe kriza e shumëfishtë në Shqipëri do të ishte ma të madhe, sepse Krizen e tyne të Lidershipit si Maxhorancë do ta përcillnin tek Opozita.
Shprehje e Krizës aktuale të Lidershipit Rama-Meta është dhe përfshirja de facto në koalicionin elektoral për Zgjedhjet Vendore të PDIU me kontratën e fundmarsit 2015, të kullufitjes të asaj, Partisë të Frymës së Re Demokratike të një ish-presidenti qyshse në zgjedhjet lokale 2013 në bashkinë e Korçës, marrja në disa funksione zyrtare shtetërore e diplomatike të disa elementëve të njohur të së djathtës që i vihen në funksion me përulje lojës politike të së majtës, etj. Kjo ka dy anët e medaljes: edhe tregon fuqinë e lidershipit Lulzim Basha në përballje politike dhe pafuqi të mazhorancës për t’u përballur me kuazën e lidershipit Lulzim Basha, i cili e ka ankorue të sigurtë anijen e tij politike euro-atlantike jo larg brigjeve të detit politik me fuqi tek ndjekësit e simpatizantët e të djathtës, kurse mazhoranca e ka në lundrim të largët, në mes dallgëve të veta…, si këto të kohëve të fundit.
Jakov from Israel says
Edhe pse jam demokrat ne parimet e mija dhe i palekundur ,jam teper skeptik ne ato qe thoni sepse nuk me pelqen euforia ,Qe te jemi realist duhet pare se oktapodi PS-LSI e ka kapur keqas per gryke sistemin ne teresi duke bere ligjim (Mbrapsht natyrisht )NUk funksinon drejt asnje forum shteteror dhe drejtesia ne vecaneti eshte bere vasale e pushtetit duke keqinterpretuar e zbatuar cdo ligj .Mafia ne pushtetin e sotem me propaganden e saje monstruoze ka hapur tentakulat duke mashtruar edhe BE qe bie pre lehtesisht nga buzeqeshjet fallco te Rames dhe pafytyresia e nje diabetiku si Meta .E dyta -Ne shqiperi ka sot nje elektorat qe terhiqet me lehtesi te madhe drejt ovacioneve ,Shikoni se cndodhi ne Kavaje ku PD duhet te kishte shumicen e fansave –atje pikerisht humbi .Kjo ndodhi ne Shkoder kalaja e demokrateve shqiptare –humbi dhe atje ,Se fundi humbja e paprecedente ne Elbasan ku PD beri dy tunelet dhe filloi rrugen me te rendesishme per gjithe lindjen e Shqiperise ,atje ju dhane votat PS .Me ate elektorat eshte e veshtire te besh parashikime .Shqiptaret sot jane bere interesaxhinje ,dhe ta japin voten qofte edhe per 20 $ –shiten shume lire .