*Gazeta Detroit News shkruan e cila thekson se Kongresisti i mandatit të parë nga zonë elektorlae e shtetit Michigan, Mike Bishop i Partisë Republikane — i cili konsiderohej se kësaj radhe do të fitonte lehtë mandatin e dytë për në Kongresin e Shteteve të Bashkuara – tashti dy javë para zgjedhjeve të 8 nëntorit, përballet me një sfidë agresive nga një politikane e re në fushatën për në Kongresin Amerikan, kandidatja e Partisë Demokrate, 29-vjeçarja Suzanna Shkreli, prokurore në lagjen Macomb./
*Megjithse shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli merr pjesë për herë të parë në një fushatë politike dhe megjithse ajo ka filluar vonë fushatën vonë, pas tërheqjes për arsye shëndetsore të kandidates së parë të nominuar nga Partia Demokrate,“Cook Political Report” një organizatë e pa-anëshme e cila analizon fushatat dhe zgjedhjet anë e mbanë Amerikës, njoftoi se demokratët po tregojnë një entuziazëm të papritur dhe të dukshëm ndaj kandidaturës së Suzanna Shkrelit për të përfaqësuar zonën elektorale numër 8 të shtetit Miçigan, në Kongresin Amerikan./
Nga Frank Shkreli/
Po ngushtohet hendeku në fushatën për Kongres në lagjën elektorale numër 8 të shtetit Miçigan ku po bën garë shqiptaro-amerikania, Suzanna Shkreli. Kështu shkruan Gazeta Detroit News shkruan e cila thekson se Kongresisti i mandatit të parë nga zonë elektorlae e shtetit Michigan, Mike Bishop i Partisë Republikane — i cili konsiderohej se kësaj radhe do të fitonte lehtë mandatin e dytë për në Kongresin e Shteteve të Bashkuara – tashti dy javë para zgjedhjeve të 8 nëntorit, përballet me një sfidë agresive nga një politikane e re në fushatën për në Kongresin Amerikan, kandidatja e Partisë Demokrate, 29-vjeçarja Suzanna Shkreli, prokurore në lagjen Macomb. Gazeta thotë se ajo ka mbledhur më shumë fonde dhe është duke shpenzuar më shumë në krahasim me kundërshtarin e saj, ç’prej kohës që njoftoi kandidaturën e saj në korrik. Por kongresisti republikan Bishop, shton gazeta e Detroitit, konsiderohet ende në avantazh me një sasi më të madhe fondesh, në përgjithësi.