Shkruan: Nik Klementi/
Pas një persiatje të gjatë dhe hulumtimi të vazhduashëm të disa librave mbi fonetikën e gjuhës shqipe nga autorët Anastas Dodi, Bahri Beci, David Luka, dhe albanistave Shaban Demiraj e Kolec Topalli, arritëm në perfundim se tabelat e bashkëtingulloreve të gjuhës shqipes kanë nevojë për një përkthim të qartë në anglisht. Përveq përkëthimit, bashkëtingulloret e shqipes duhen februa edhe në disa aspekte të tjera, si p.sh., influencat tingullore nga fqinjët tanë. Ma tej, termat gjuhsore duhen përkthye në një shqipe të qartë e kuptimplote.
INFLUENCAT E FQINJËVE
Nuk asht nevoja të jesh gjuhtarë për t’a kuptua se tingujt e shqipes ‘q, gj, ç, xh’ ndryshojnë nga visi në vis. Gjithashtu, nuk nevojitet të jeshë gjuhtarë për t’a kuptua se në viset jugore këta tinguj janë influencua nga greqishtja, ndërsa në viset veriore, si Shkodra, Malsia e Madhe, dhe Kosova, ata janë influencua nga sllavishtja.
Mundet që nyitimi ma i afërt me shqipen mesjetare ruhet në zonat e Matit, Mirditës, dhe Dibrës.
FJALOR
vendnyitim – vendi ku prodhohet tingulli
nyitim – mënyra sesi prodhohet tingulli
trysore – ngritja pas dhâmbëve
treng – tingullimë (shih fjalorin e gazullit)
parore – tingujt formohen to përdorë pjesën e parme të gjuhës
mbyllore – shtegu i ajrit mbydhet përkohsisht
shtegore – shtegu i ajrit mbahet i hapun
februa – zhbirua; studjua; hulumtua