
Me 17 Nëntor 2019, në sallën e artit të Lehman College, do të mbahet Festivali i 29të Shqiptar në New York, i organizuar nga Qendra Kulturore Nena Tereze, Kisha “Zoja e Shkodres”.
Në njoftimin e përcjellë nga Kisha Zoja e Shkdrës shkruhet: “Nëpermjet këtij Festivali, mundohemi të pasqyrojmë sa më shumë ngjyrat e bukura të traditës dhe kultures sonë, dhe t’i përcjellim ato tek fëmijet tanë. “
Mos e humbni rastin që të përjetoni krenarinë e të qenurit shqiptar. Kjo veprimtari tërheq më shumë se 3 mijë pjesmarrës. Klikoni mbi flayer që të merrni informacionin e duhur.