• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Përkujtohet akademik Fehmi Agani, i vrarë 19 vjet më parë

May 7, 2018 by dgreca

-Presidenti historik Rugova: Së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij/

Fehmi-Agani-Ibrahim-Rugova-behl fehmibujku 94Fehmi_Agani

-Presidenti Thaçi: Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe/

-Kryeministri Haradinaj: Fehmi Agani i dha dritë vizionit tonë për shtet/

 -Dr. Fehmi Agani në vitin 1994: Serbia – agresioni dhe  agresori nuk duhet shpërblyer/

-LDK: Mençuria, intelektualiteti, largpamësia dhe vizioni i Profesor Aganit i  duhen edhe sot Kosovës/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË,  6 Maj 2018/ Në Kosovë sot nderohet e përkujtohet akademik Fehmi Agani, i vrarë 19 vjet më parë, në 6 maj 1999, nga forcat serbe derisa po udhëtonte drejt Maqedonisë mes shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e veta.

Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova,

me një dekret të veçantë ka dekoruar bashkëpunëtorin më të afërt akademik Fehmi Aganin me Urdhrin Hero i Kosovës, për vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Duke e shpallur këtë vendim në 6 maj 2004, Presidenti Rugova theksonte, se “së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përkujton se, “para nëntëmbëdhjetë vitesh forcat policore serbe vranë akademik Fehmi Aganin, njërin nga intelektualët më të shquar dhe politikanin ndër më mprehtë të Kosovës”.

“Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe, sepse ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, dije sociologjike dhe sens politik që u dëshmua veçanërisht gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzet”, shprehet Thaçi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar sot:Fehmi Aganin do ta kujtojmë si pishtarin që i dha dritë vizionit tonë për shtet.

Me penën e tij, urtësinë e guximin Agani shkroi historinë e Kosovës, të pavarur e demokratike, Kosovës euro-atlantike për të cilën ai jetoi dhe u flijua.

Agani u bë gur, i themeleve të Kosovës se pamvarur!

 DR. FEHMI AGANI NË VITIN 1994: SERBIA – AGRESIONI DHE  AGRESORI NUK DUHET SHPËRBLYER

Serbia – agresioni dhe  agresori nuk duhet shpërblyer, theksonte para 24 viteve akademik Fehmi Agani në deklaratën e dhënë, që e kam të botuar në gazetën e rezistencës, të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, “Bujku” në 26 shtator 1994, ku kam të botuar edhe intervistën ekzluzive, që më ka dhënë Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, me titull “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”. Ajo intervistë e parë e një presidenti të Kosovës për ATSH-në zhvillohej në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës.

 Gazeta “Bujku” në 26 shtator 1994:

    DEKLARATË E DR. FEHMI AGANIT LIDHUR ME ZBUTJEN E SANKSIONEVE NDAJ SERBISË AGRESORI NUK DUHET SHPËRBLYER

-Sanksionet kryesore ekonomiko-financiare dhe bojkotimi ndërkombëtar i Serbisë nuk do të mund të suspendohen pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës/

 I pyetur lidhur me qëndrimin rreth vendimit të Këshillit të Sugurimit për zbutjen e sanksioneve ndaj Serbisë e Malit të Zi, nënkryetari i LDK-së dr. Fehmi Agani dje deklaroi:Edhe pse përkrahim të gjitha përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje për Bosnjën në bazë të propozimit të Grupit të Kontaktit, megjithatë lajmi për zbutjen e sanksioneve ndaj Serbisë, edhe pse është fjala për një zbutje të përkohshme e të kufizuar, në Kosovë nuk është për t’iu gëzuar.Pikërisht, në kohën kur Serbia po pret zbutjen e sanksioneve ndaj saj, në Kosovë me brutalitet po zbaton sanksionet që ajo u imponoi Kosovës dhe shqiptarëve.

Megjithatë, shpresojmë se, siç është deklaruar shpesh nga instanca të ndryshme ndërkombëtare, sanksionet kryesore ekonomiko-financiare dhe bojkotimi ndërkombëtar i Serbisë nuk do të mund të suspendohen pa zgjidhjen e problemit të mdh të Kosovës, si dhe problemit të Krainës dhe problemeve tjera të ish-Jugosllavisë. Përndryshe, do të ishte kjo një shpërblim i agresionit dhe i agresorit, përfundoi dr. Fahmi Agani. B.J.

 LDK PËRKUJTON AKADEMIK FEHMI AGANIN

 Përkujtohet  profesori, veprimtari, ish nënkryetari shumëvjeçar i LDK-së dhe Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Akademik Fehmi Agani.Kryesia e Lidhjes Demokratike të  Kosovës së bashku me familjarët e profesorit të ndjerë Fehmi Agani, kanë  bërë sot homazhe dhe nderime në 19 vjetorin e vrasjes së tij.“Ne sot, si Kryesi e LDK-së së bashku  me familjarët jemi këtu në nderim të jetës dhe veprës  së profesorit dhe akademikut, njeriut të shkencës dhe politikës e të institucioneve, profesor Fehmi Aganit.

Në përkujtim të punës së tij të madhe, në 19 vjetorin e vrasjes së tij nga bandat policore, ushtarake  dhe paramilitare serbe, çdo vit padyshim që po ndihet mungesa e profesor Aganit.Mençuria e tij, intelektualiteti, largpamësia dhe vizioni i tij si kurrë më parë i  duhen edhe sot Kosovës”, u shpreh me këtë rast në emer të Kryesisë së LDK-së , Sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri.Ndërsa Mentor Agani, djali i profesor Aganit pasi  falenderojë Kryesinë  e LDK-së për homazhet dhe respektin për profesor Aganin,  ai tha “Na mungon të gjithëve, thjeshtë na mungon të gjithëve ”.

Filed Under: Politike Tagged With: 19 vjetori, Behlul Jashari, Fehmi Agani

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT