• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosove-Mbi 35 milionë euro pasuri e konfiskuar dhe sekuestruar

April 3, 2017 by dgreca

Mbi 35 milionë euro është vlera e mallrave të përfituara nga vepra penale, të krimit të organizuar, financim i terrorizmit dhe pastrim i parave, që janë sekuestruar dhe konfiskuar nga autoritetet në vend. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, Rrahim Rama, thotë për Radion Evropa e Lirë, se vlera më e madhe e konfiskuar dhe sekuestruar është pasuria e paluajtshme; toka, spitale, hotele ndërkohë që pasuri të lëvizshme janë vetura dhe ari.

Pasuria e konfiskuar dhe sekuestruar menaxhohet nga Agjencia që funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, e cila po ashtu bën vlerësimin e vlerës dhe pastaj mundëson shitjen e saj.

Rama si problem e sheh ruajtjen e vlerës së pasurisë së sekuestruardhe konfiskuar deri në hapjen e ankandit për shitje, pasi në shumicën e rasteve, sidomos te veturat bëhet zhvlerësimi i tyre.“Te veturat jemi në gjendjen më të pavolitshme, sepse veturave iu humb vlera. Sipas një llogaritjeje mujore që kemi bërë 2.5 për qind devalvohet vetura. Ky devalvim është i lartë, kur merret parasysh që një veturë mund të qëndrojë me vite në depo të agjencisë”, thotë Rama.

Në aspektin e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale, është shënuar përparim, thotë Shqipdon Fazliu,koordinator Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.

Ai ka treguar se vetëm gjatë vitit të kaluar, vlera e sekuestrimit ka arritur deri në 70 milionë euro, niveli i konfiskimit është mbi një milion e 100 mijë euro, dhe mbi 330 mijë euro janë konfiskuar nga estrada e Kosovës, në bazë të planit pagesës së tatimeve.

Por, nuk dihet se nga kjo shumë, sa është vlera e konfiskimit apo sekuestrimit ndaj kryesve të veprave penale të korrupsionit.

“Nuk i kemi ndarjet e tilla, pasi për ne, me rëndësi është konfiskimi i pasurisë së paligjshme, edhe pse në këtë drejtim ka konfiskim të pasurisë që rrjedh nga vepra e natyrave korruptive. Dhe, një nga rastet e tilla është një shumë prej 300 mijë eurosh para të gatshme që janë derdhur vitin e kaluar në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë, rast që buron nga një vepër penale që ka të bëjë me korrupsionin”, bën të ditur ai.

Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile, konsiderojnë se në këtë drejtim, konkretisht sekuestrim apo konfiskim i pasurisë ndaj kryesve të veprave penale të korrupsionit, nuk ka rezultate të dukshme.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në Kosovë ka shumë pasuri, ka shumë veprime kriminale, por që ende mbesin të papara dhe individë të caktuar mbeten të paprekur.Për këtë çështje, ai konsideron se mungon vetëdija e prokurorëve dhe gjyqtarëve që të bëjë ndjekjen e personave që merren me veprimtari kriminale, në mënyrë që t’u konfiskojë pasurinë.

Musliu thotë se pavarësisht faktit se të pandehurit akuzohen për keqpërdorime që kalojnë vlerën e mbi 5 milionë eurove, Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për sekuestrim apo konfiskim të pasurisë.

“Përderisa sistemi i drejtësisë është i kapur nga politika dhe përderisa prokurorët dhe gjyqtarët ende nuk i kanë kuptuar si duhet, sepse ende nuk zbatojnë dispozitat e sekuestrimit dhe konfiskimit, për të bërë ndjekje të kriminelëve së pari, dhe për të konfiskuar pasuritë e tyre, atëherë këtu kemi të bëjmë me mungesë totale të rezultateve”, vlerëson Musliu.

Konfiskimi i pasurisë së paligjshme, realizohet nëpërmjet Kodit Penal të Kosovës dhe Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale.

Kurse, nuk ka mekanizma ligjorë me anë të së cilëve do t’i nënshtroheshin verifikimit të pasurisëpersonat që deklarojnë se pasuria e tyre është e krijuar nga të ardhurat e tyre,thonë njohës të çështjes së drejtësisë.

Sipas tyre, në Kosovë ka numër të madh të personave, qofshin fizikë apo juridikë, që nuk e justifikojnë atë pasuri me të ardhurat e tyre.

Në këtë kuadër, Ligji anti-mafia, ka kohë që përmendet nga Qeveria dhe ligjvënësit, por ai nuk është proceduar ende për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.

Ky ligj besohet se rregullon shumë çështje që kanë të bëjnë me fitimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme, ndonëse jo të gjithë e mbështesin nxjerrjen e një ligji të tillë.

Në raportet e Komisionit Evropian disa herë është kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ecet përpara në miratimin e këtyre ligjeve(Kortezi:Nadie Ahmeti –REL)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 35 milion, Kosove, sekuestrime

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT