• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA VOTON, ZGJEDHJE NË 38 KOMUNAT

October 21, 2017 by dgreca

-Kosova në mesnatën mes të premtës e të shtunës nisi heshtjen parazgjedhore, të dielën votohet për kryetarët e asambleistët e komunave/

1 Zgjedhje votime-Nga 38 komunat e Kosovës, 27 janë me shumicë shqiptare, në 11 të tjerat shumicë janë komunitetet pakicë – në 10 serbët e në 1 turqit/

1 Zghedhje 111 BehluliGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI, i akreditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

TABELA

NUMERI I VOTUESEVE 1, 890,952-NUMRI I QENDRAVE TE VOTIMIT 890-NUMRI I VENDVOTIMEVE 2505, Shihe Tabelen per detaje per çdo komune/

1 TABELAPRISHTINË,  21 Tetor 2017/ Kosova sot është në heshtejn parazgjedhore të nisur në mesnatë para votimeve të së dielës së 22 tetorit për kryetarët dhe asambleistët e 38 komunave.Në këto zgjedhje lokale, të gjashtat në liri e të tretat në pavarësi, garojnë 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, 30 iniciativa qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 1  koalicion, ndërsa fushata elektorale njëmuajshe e përfunduar me ditën e djeshme ka nisur në 21 shtator.Të dielën, nga ora 7:00 deri në 19:00, në gjithë Kosovën do të jenë të hapura 899 qendra votimi me 2.505 vendvotime, ndërsa numri i votuesve të regjistruar është 1.890.952.Do të  jënë të të angazhuar mëse 18 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimeve, 2 mijë të tjerë rezerveë, ndërsa janë trajnuar 17.635 komisionerë.“Për komunën tënde. Voto” është sllogani i Zgjedhjeve Lokale 2017, për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional.Zgjedhjet e nesërme në të gjitha komunat e Kosovës do monitorohen nga më shumë se 33.000 vëzhgues të akredituar.

Gazeta DIELLI, organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, me korrespondentin në Kosovë është akreditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe për zgjedhjet e lokale të 22 tetorit, sikur edhe për ato parlamentare të 11 qershorit 2017.Bashkimi Evropian ka dërguar misionin me rreth 100 vëzhgues edhe për zgjedhjet lokale, ashtu si në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit të këtij viti.Koalicioni Demokracia në Veprim në fillimin e fushatës së zgjedhjeve lokale ka mobilizuar 61 vëzhgues afatgjatë për të përcjellë nga afër aktivitetet në kuadër të fushatës 30 ditëshe, ndërsa për në ditën e 22 tetorit ka rekrutuar mbi 2 500 vëzhgues, të cilët do të jenë në të gjitha komunat dhe vendvotimet në Kosovë.Misioni i OSBE-së në Kosovë dërgon 220 përfaqësues në komunat veriore me shumicë serbe, të cilët do t’u ofrojnë këshilla teknike komisioneve komunale të zgjedhjeve lokale. Nga gjithësej 38 komunat e Kosovës, 27 janë me shumicë shqiptare dhe më e madhja është e kryeqytetit, Prishtinës, ku janë të regjistruar 188.341 votues.Ndërsa, 10 komuna, kryesisht nga më te voglat, janë me shumicë serbe,  5 prej tyre të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special tëOKB-së.Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija nëveri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Një komunë, Mamusha, është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që është një nga minoritetet tjera në Kosovë.

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit mbahen në afat të rregullt, katër vjet pas zhvillimit të tyre në 3 nëntorin 2013, kur sipas rezultateve të shpallura nga KQZ i Kosovës, që në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët në 13 komuna, ndërsa në 24 komuna kishte balotazh në 1 dhjetor, e  në 16 nëntor  në Mitrovicën Veriore kishte rivotim në tre qendra, ku incidentet e sulmeve kishin ndërprerë votimet.

Në Kosovën e lirë nga qershori 1999,  zgjedhjet e para për pushtetin lokal janë mbajtur në 28 tetor të vitit 2000,  të dytat në 26 tetor 2002, të tretat  në 17 nëntor 2007, të katërtat në 15 nëntor 2009,  të pestat në 3 nëntor 2013, ndërsa zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 janë të gjashtat.

Zgjedhjet lokale në Kosovë të vitit 2007 janë mbajtur në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare – në 17 nëntor.

Ndërsa, zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009 ishin të parat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurtin historik 2008.

Kosova në në 2017-tën mbajti edhe zgjedhje parlamentare, të parakohshme, poashtu të gjashtat në liri e të tretat pas pavarësisë së njohur deri tani nga 114 shtete anëtare të OKB-së.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.

Numri i votuesve në këto katër komuna veriore me shumicë serbe, sipas regjistrit të KQZ-së, është: Mitrovicë e Veriut – 21.797,  Leposaviç – 17.747,  Zveçan – 9.069 e Zubin Potok – 8.400.Nga komunat me shumicë shqiptare numri më i vogël i votuesve ëshë në Junik – 5.590,  nga komunat me shumicë serbe në Kllokot – 3.742, ndërsa në komunën e vetme me shumicë turke Mamushë – 3.935.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka hapur zyrtarisht Qendrën Mediale, e cila është një hapësirë e veçantë për mediat e akredituara në Ditën e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit dhe pas saj, e ku do mbahen edhe konferenca për shtyp.

Filed Under: Politike Tagged With: 38 Komuna, Behlul Jashari, Kosove, zgjedhjet lokale

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT