• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Welcome Terbuni! Beselidhja “ngel ne Puke”. Lushnja 11 metra larg endres. Bylisi rikthet ne elite.

May 16, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari

Terbuni  shkruan nje histori  te re ne faqen e futbollit shqiptar. Skuadra pukjane per here te pare ne historine e saj do te luaje ne Super Ligen Shqiptare. Ekipi i drejtuar nga shkodrani Elvis Plori beri nje sezon fantastik . Ne 27 takime skuadra pukjane arriti 21 fitore,  6 barazime dhe asnje humbje. Ne takimin e fundit dhe percaktues perballe Beselidhjes, pukjanet nuk e diskutan asnjehere fitoren, duke e fituar kete takim 2-0, me gola te Lekaj 41’ dhe Marku 86’. Pas takimit tekniku Plori u shpreh per mediat sportive se:”Puka e meritoi fitoren. Kemi zhvilluar nje sezon fantastik dhe e meritonim qe sezonin e ardhshem te luajme ne Kategorine Superiore”. Drejtuesit e Terbunit tashme u duhet te mendojne per sezonin e ri, sidomos per stadiumin e ketij qyteti qe aktuaklisht nuk i ploteson te gjitha kushtet per te qene nje stadium ku mund te zhvillohen ndeshjet e Kategorise Superiore. Per sa i perket merkatos tekniku Plori thote se:”kemi gjithe kohen e nevojshme perpara per te menduar per forcimin e skuadres”.
Myzeqaret humben shansin e rikthimit ne Kategorine Superiore ne takim e fundit qe u zhvillua ne shtepine e tyre. Skuadra Lushnjare ngeli 11 metra larg  kesaj endre. Sulmuesi kryesor i lushnjareve Mikel Canka ne 14 minute i kishte te gjitha mundeste ta kalonte ekipin ne avantazh nga pika e bardhe e 11 metrave. Gjuatja e tij u grushtua me mjeshteri nga portieri ballshiot Kaloshi. Ne minute e 35 Shoshi ekzekuton sakte nje goditje denimi ne hyrje te zones duke e derguar topin ne trekendeshin e mbrojtur nga portiere lushnjar Spaho. 0-1 per Bylisin. Perpara ketij takimi skuadra lushnjare udhehiqte grupin B me tre pike me shume se Bylisi. Pas kesaj fitoreje skuadra ballshiote fitoi te drejten qe sezonin e ardhshem te luaje ne Kategorine Superiore duke patur golavarazh me te mire se skuadra lushnjare. Pas ketij takimi tekniku i Bylisit Nenaj deklaroi se:”Jam shume i lumtur qe arritem te rikthejme Bylisin ne gjirin e skuadrave me te mira. Klubi ballshiot ka nje projekt afat gjate dhe shpresoj te rezultoje sa me i sukseshem. Une nuk e di nese do te jem pjese e ketij projekti, por tani per tani le te shijojme suksesin e arritur”.

Ne baze te rregullores se FSHF, kryesuesja e grupit A Puka dhe kryesuesja e grupit B, Bylisi marrin pjese sezonin e ardhshme ne Kategorine Superiore, ndersa takimi final, ai qe do te percaktoje edhe kampionin e Kategorise se Pare ndermjet Bylist dhe Pukes do te luhet me 21 maj 2015.

Filed Under: Featured, Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Beslidhja, Bylysi, lushnja

RNK-Splitit ” Ngjyroset ” kuqezi.

May 14, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
Mbrojtesi Amir Rrahmani nuk do te jete pjese e Partizanit sezonin e ardhshem futbollistik. Tekniku i RNK-Splitit Zoran Vulic, i ka dhene ok, transferimit te tij tek skuadra e Splitit. Mesohet se Rrahmani ka nenshkruar nje kontrate 4-vjecare me ekipin kroat. Rahmani  leviz nga Partizani tek RNK Split me parametra zero, pasi ne fund te ketij sezoni atij i perfundon kontrata me skuadren e kuqe.  Mbrojtesi 21 vjecar i Partizanit eshte nje nga mbrojtesit me te mire te kampionatit shqiptar. Ai eshte aktivizuar ne te gjitha ndeshjet nga teknikui i kuq Shpetim Duro (32 ndeshje , 3 gola). Amir Rrahmani e ka filluar futbollin ne qytetin e Prishtines ne Kosove. Ai eshte aktivizuar me Drenicen ne kampionatin kosovar ne sezonet 2010-2013. Ne fund te ketij sezoni ai transferohet tek Partizani. Talenti i tij bie ne sy te drejtueseve te FSHF, te cilet e ftojne Rrahmanin te luaje per perfaqesueset shqiptare. “Kosovari” i thote po kuqezinjeve.  Ai eshte aktivizuar ne kater ndeshje me U-21 dhe ne nje ndeshje Kombetaren Shqiptare, me San Marinon 0-3. Ne mirekuptim me FSHF Amir Rrahmani luan edhe nje ndeshje nderkombetare me Kombetaren e Kosoves duke respektuar vendlindjen e tij. Ne janar vlera e kartonit te Rrahmanit sipas faqes se merkatos ishte rreth 450 mije euro. Ne nje interviste pak kohe me pare Rrahmani u shpreh se:”me pelqen te jem nje Lorik Cana ne Kombetaren Shqiptare”. Kroacia do te jete nje prove dhe nje shkolle shume e madhe per mbrojtesin Amir Rrahmani qe shikohet si zevendesuesi i Canes ne perfaqesuesen kuqezi. Tek skuadra e RNK-Splitit luan edhe sulmuesi kuqezi Sokol Cikalleshi.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Kuq e zi, Split

Alo UEFA! Po ne te kujt jemi?

April 9, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
Ashtu sic pritej Komisioni i Disiplines ne UEFA, per takimin e nderprere Mal i Zi-Rusi 0-0,  i dha fitoren ne tavoline Rusise me rezultatin 3-0. Ngjarjet qe ndodhen ne stadium ne kete takim nuk jane edhe aq te renda sa ne takimin Serbi-Shqiperi. Ne takimin Mal i Zi-Rusi u hodhen ne fushen e lojes objekte te forte, dhe nje nga keto objekte (flakadan)  goditi  portiern rus  Igor Akinfev. Gjyqtari i takimit e nderpreu ndeshjen dy here nderkohe qe forcat e rendit nuk arriten te vendosnin qetesine ne stadium.
Kur shikon kete vendin te UEFA-s menjehere te shkon ne mendje takimi, Serbi-Shqiperi. Dhe pse kjo ceshtje ka kaluar tashme ne Gjykaten e Arbritrazhit Sportiv KAS ne Lozane shtrohet pyetje pse UEFA per te njejtat ngjarje ka dhe perdoren dy standarte. Ne takimin Serbi-Shqiperi tifozet vendas hyne ne fushen e lojes dhe goditen futbollistet shqiptare, dhe jo vetem kaq, kuqezinjet u goditen me sende te forta nderkohe qe korret raciste shoqeruan takimin.
UEFA denoi te dyja ekipet, Shqiperine per mos vazhdimin e lojes, dhe Serbine per mos organizimin e saj. Rikthimi ne fushe i Rusise duket se ben diferencen ne kete vendim marje. Skuadra Ruse e drejtuar nga Kapelo, pas nderprejes se pare te takimit pranoi qe te rifillonte lojen deri sa albitri dhe delegati vendosen ta nderpresin ate per here te dyte. Ndersa sipas UEFA-s ne takimin Serbi-Shqiperi, skuadra kuqezi refuzoi te rikthehej ne fushen e lojes. Por a eshte ky nje detaj qe i mohoj Shqiperise fitoren ne tavoline me Serbine? A ishte ky fakt nje detaj shume i forte per Komisionin e Disiplines prane UEFA-s qe te gjykoje me dy standarte? E “dashur” UEFA eshte e vertete qe Rusia u rikthye ne fushen, dhe eshte po aq e vertet qe lojtaret ruse nuk u goditen me stol kokes brenda fushes se blerte, nuk u goditen me grushta e shqelma ne fushen e blerte dhe sa per te rifreskuar memorjen, ne sende te forta nuk u godit vetem nje lojtar shqiptar, por e gjithe skuadra, nderkohe qe delegati dhe gjyqtari juaj ishin te vetmit qe nuk degjuan koret raciste.  Prandaj e “dashur” UEFA, kam nje pyetje:”Po ne te kujt jemi”.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Uefa

Dhe “yjet” zbresin ne fushen e Elbasanit

April 9, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
“Yjet” e futbollit Gjerman , Lotar Mateus, Rudi Fëler, etj do te zbresin serisht ne fushen e lojes. Perballe tyre do te jene “Yjet” Kuq e Zinj, si Demollari, Raklli, Bushi, Shulku etj. Ndeshja e luksit do te zhvillohet ne  “Elbasan Arena” me daten 7 maj. Ka qene Kryetari i Grupit Parlamentar Shqiperi-Gjermani, Taulant Balla, i cili ne bashkepunim me Federaten Gjermane te Futbollit (DFB) dhe Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF) ka arritur te realizoje nje takim te tille. Nga te dhenat e para mesohet se te dy ekipet do te kene nje nderthurje te brezave te viteve 90-te. Federata Gjermane e Futbollit ka beret e ditur se ne Shqiperi do te vijne keta lojtare Lotar Mateus, Shtefan Rojter, Karl-Hainz Ridëll, Bernd Shuster, Mikael Tarnat, Rudi Fëler, Kristian Xige, Markus Babel, Mario Basler, Tomas Bertold, Fredi Bobiç, Marko Bode, Tim Borovski, Tomas Bërdariç, Guido Bukvald, Tomas Doll, Torsten Frings, Ditmar Haman, Tomas Helmer, Ulf Kirshten,  Feliks Magat, Hans Peter Brigel etj.
Ajo qe te bie ne sy eshte se ne kete liste eshte edhe ish-tranjeri i Kombetares Shqiptare Hans Peter Brigel . Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka beret e ditur listen e futbollisteve shqiptare apo edhe tranjerit qe do te drejtoje kuqezinjte ne kete takim. Gjermania eshte skuadra qe ka zhvilluar me shume ndeshje me Shqiperine per eliminatoret e Kampionateve Boterore dhe Europiane. Dhe pse Shqiperia nuk ka fituar asnjehere ndaj Gjermanise, kuqezinjte me barazimin e arritur 0-0 ne nentorin e vitit 1967, i hoqen Gjermanise te drejten e kualifikimit ne Kampionatin Europian te futbollit.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Yjet zbresin serish

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT