• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Botërori një ëndërr kuqezi

September 9, 2021 by s p

Kuqezinjtë janë nëvendin e dytë në grup me 12 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve të para dhe kanë ndezur shpresat  për një biletë për Katar

Përgatiti Albano Kolonjari

Kombëtarja shqiptare e futbollit e kaloi me sukses ndeshjen me San Marino duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Ky takim ishte e vlevshëm për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës  për Grupit I. Takimi u zhvillua në stadiumin Elbasan Arena të qytetit të Elbasanit, ditën e Mërkurën në mbrëmje dhe ishte në një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë. Shqipëria pati një zotërim prej 72 përqind, të topit dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren.  Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 32 -të pasi sulmuesi Rey Manaj konvertoi në gol një asistim nga mesfushori Keidi Bare, gol që u konfirmua nga sitemi VAR. Manaj shënoi edhe dy herë në të 35 dhe 45 minuta, por golat u anulluan për posicion jashtë loje. Në minutën e 58-të, mesfushori Qazim Laci (goli i tij i parë kuqezi) përdori një asistim nga sulmuesi Armando Broja për të gjetur rrjetën e San Marinos, duke e çuar rezultatin në 2-0. Broja shënoi të tretin në minutën e 61 -të me një asistim të mesfushorit Odise Roshi, i cili dha edhe një tjetër asist i  cilit u shndërrua në golin e katërt nga mbrojtësi Elseid Hysaj në minutën e 68-të, para se sulmuesi Myrto Uzuni të vuloste rezultatin 5-0 me një asistim nga Broja 12 minuta me vone. Me këtë fitore, të dytën radhazi, Shqipëria renditet e dyta në Grupin I me 12 pikë pas Anglisë e cila ka 16 pikë. Në këtë takim në portë u rikthye Thomas Strakosha, i cili ka marrë vendin e kapitenit Berisha. Në mbrojtje tranjeri Reja bëri suprizë duke i besuar një vend titullari Enea Mihaj, i cili luajti në krah të Kumbullës dhe Gjimshitit, duke zënë vendin e Ismajlit. Në mesfushë Bare e Laçi (në vendin e Gjasulës dhe Abrashit, të cilët nuk ishin të disponueshëm për këtë takim). Në formacionin e parë luajti edhe Nedim Bajramin, i cili debutoi me kuqezinjtë të dielën ndaj Hungarisë. Në krahë luajtën Hysaj në të djathtë dhe Trashi në të majtë, ndërsa në sulm Rey Manaj, dhe Myrto Uzunin. Në fillimin e pjesës së dytë Reja kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Trashi dhe Bajrami, vendin e tyre e marrin Broja dhe Roshi duke krijuar një Shqipëri më sulmuese, dhe në këtë pjesë loje shënojmë katër herë. “Prisja të bënim shumë më tepër në pjesën e parë, sidomos në aspektin e finalizimit, pasi shënuam vetëm një gol, megjithatë në pjesën e dytë ndryshuam me aktivizimin e Roshit dhe Brojës. Skuadra kishte më shumë alternativa sulmuese ndaj shënuam edhe katër gola të tjerë” u shpreh tekniku Reja. “Ishim në pankinë në 5-0 po më thoshin që fitonte Anglia, ishim të lumtur, por pastaj erdhi një dush i ftohtë me golin në shtesë. Për të mbajtur gjallë ëndrrën, duhet të bëjmë mirë në të tre ndeshjet e mbetura dhe të provojmë të marrim sa më shumë pikë. Gjithsesi ajo që më pëlqen është se skuadra po rritet. Broja ishte shumë i aftë se u tregua altruist, pasi gjen lojtarët dhe jo vetëm kërkon golin. Kjo më kënaq, pasi ka treguar përulësi, larg egoizmit. Kjo është diçka e mirë, kur shoku është në pozicion më të mirë duhet të pasosh’, deklaroi për mediat sportive Reja pas takimit Shqipëri-San Marino 5-0. Kuqezinjtë janë nëvendin e dytë në grup me 12 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjeve të para dhe kanë ndezur shpresat  për një biletë për Katar. Qazim Laci:”Emocionet janë shumë të mëdha, pasi është kënaqësi e madhe të shënoj një gol me ekipin Kombëtar. E kam ëndërruar që fëmijë. Për ne ka më shumë rëndësi 3-pikëshi. Tek goli ? Asgjë nuk e mendova, pasi thjesht e godita topin, pashë portierin ku ishte dhe e provova. U turbullova pak gjatë festës, pasi emocionet vijnë vetë”.Grupi IAnglia 16Shqiperia 12Polonia 11Hungaria 10Andorra 3San Marino 09 tetor 2021Hungari-ShqiperiAndorra-AngliPoloni San Marino12 tetor 2021Shqiperi-PoloniAngli-HungariAndorra-San Marino.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Kuq e zi, Shqiperia ne boteror

TRI FESTA NË NJË DITË NË SHKOLLËN”KUQ E ZI” NË ASTORIA, NEW YORK…

March 9, 2020 by dgreca

-Mësonjtorja Shqipe”Kuq e Zi” i bashkoi të tri festat në një ditë: 7 Marsin-Ditën e Mësuesit; 8 Marsin -Ditën Nënave, dhe 5 vjetorin e çeljes së shkollës Shqipe në Astoria-Queens, New York….

Nga Lame Konda /Dielli/

Shumë Bukur !S’ka më bukur kështu; ti bashkosh tri festa bashkë!- Shkolla Shqipe”Kuq e Zi” në Queens, New York, i bashkoi të tri festat në një ditë: 7 Marsin-Ditën e Mësuesit; 8 Marsin -Ditën Nënave dhe 5 vjetorin e çeljes së shkollës Shqipe KUQ E ZI- RED AND BLACK.

 Të Djelën ëe 8 Mars, nxënësit e mësuesit e mësonjtores “Kuq e Zi” së bashku me prindërit e tyre e të ftuar të tjerë festuan Ditën e Mësuesit, Ditën e Nënës si dhe 5 vjetorin e hapjes së kësaj mësonjtoreje .Sot ambjentet e kësaj mësonjtoreje në Kafen Kuq e Zi të bashpatriotit tonë, Kristaq Foto ,qenë kthyer në një ambjent festiv ,në një sallë shfaqjesh për këta fëmijë të vegjël .Provat për shfaqjen janë bërë mbas kohës së mësimit për të mos mbetur prapa me programin mësimor .Në këtë mësonjtore funksionojnë tre nivele të mësimit të gjuhës shqipe që drejtohen nga mësuesit: File Shehu , Pavlina dhe Kristaq Papa .Sapo hyra brenda ndjeva një atmosferë të gëzuar dhe një padurim të fëmijëve për të filluar shfaqjen .Repertori, i zgjedhur nga mësuesit me kujdes, përmbante poezi ,fabula dhe një fragment nga komedia “Pas Vdekjes” e Anton Zako Çajupit .Qenë pjesmarrës në këtë shfaqje, gati të gjithë fëmijët e kësaj shkolle ,që nga Ernea e Naile Tollja ,Alba Bundo e Eva Sholla, që janë në nivelin e pestë e deri tek më të vegjlit e nivelit të dytë ,që merrnin për herë të parë pjesë në një shfaqje artistike. Përmendim :Leart e Arlind Tollja ,Aleks Myftaraj,Klara e Gabriel Shuku ,Mia Shabani ,Preston e Evia Papa. Ndërkohë që shfaqja vazhdonte e fëmijëve u janë larguar emocionet e fillimit ,ndonjeri syresh shkëputet nga “skena “e qetë -qetë shkon dhe i jep një të puthur nanës së vet…e salla oshtinë nga të qeshurat me seriozitetin e veprimit të Gabrielit !

Enrik Myftari,Amelia Semini,Mason e Eron Papa ,Thomas Ford e Lukas Sholla, që janë nxënës në nivelin e katërt ,reflektojnë që janë tanimë si “zotët e skenës”, e si ata s’ka.

– Fragmenti i komedisë së Çajupit ,me dy Adhamudhët e Ernea e të Evës dhe me Zenelin e Nailes, mori duartrokitje dhe shkaktoi të qeshura ndër spektatorë, po nuk ngeli mbrapa edhe inskenimi i” Dhelprës dhe rrushët” ,që ishte inskenuar shumë bukur.

     Në fund të tërë fëmijët pjesmarrës, përcollën copëza mesazhesh nga simboli i kombit shqiptar, Shenjtëresha Nënë Tereza ….

      Prindërit ,shprehen në fund gëzimin e tyre për përparimin që kanë bërë fëmijët në përvetësimin e gjuhës shqipe si dhe falenderuan mësuësit për punëne e tyre shumë të madhe, plot perkushtim, që kanë bërë me këta fëmijë dhe i uruan suksese.

               Fjalët, që u përdorën më së shumti në fund të veprimtarisë festive, ishin: “shumë ,shumë bukur ,ju lumtë ,qenkeni artistë të vërtetë ,shumë bukur ….!

            E mua, më mbeti në mendje ky vlerësim për këta fëmijë të mrekullushëm ,që mësojnë ,këndojnë e interpertojnë në gjuhën e të parëve të tyre .Shumë Bukur!

 Shqiptarë të Amerikës: I shtoni sa më shumë Mësonjëtaret si kjo në Astoria; Shkolla Shqipe”Kuq e Zi”!

Astoria, Queens, New York, Marcj 8,2020

Filed Under: Featured Tagged With: Kristaq papa, Kuq e zi, Shkolla shqipe

NJOFTIM I MESONJETORES”KUQ E ZI” NE ASTORIA, NY

August 3, 2018 by dgreca

1 Kuq e ziTe ndruar Bashkombas,banor te Astorias,,Queens-it e me gjere!Mesonjetorja “Kuq e Zi”e hapur me 7Mars te vitit 2015,ne saje te ndihmes e mbeshtetjes tuaj,funksionon normalisht ,duke dhene nje kontribut modest ne ruajtjen e trashegimin nga brezat e rinje te Gjuhes sone Shqipe.
Ne kete kuader ,do te hapet kete vit nje klase e pare ,per te plotesuar tre nivelet e studimit te saj.
Rregjistrimet e femijeve tuaj ,mund te behen ne:
1-Ne adresen 21-23,21 Av Astoria 11105;ne fletoren qe gjendet ne Biblioteken e Librit Shqip ne kafen “Kuq e Zi”

2-Ne nr e tel 917-832 2376 ne c’do ore te dites ,duke mare edhe informacion te zgjeruar .
Rregjistrimet kane filluar e do te vazhdojne deri ne dt 31 Gusht 2018.
Ndihma me e madhe e juaja eshte te shperndani kete njoftim ne gjithe miqet e dashmiret tuaj ,sa te shkoj tek prinderit qe kane femije te moshes 6 deri 9 vjec qe te rregjistrohen ne klasen e pare !

Me shprese te plote ne ndihmen tuaj ,si gjithemone !

MESONJESIT E MESONJTORES “KUQ E ZI”

Filed Under: Featured Tagged With: Kriataq Papa, Kuq e zi, Njoftim, Shkolla shqipe

Manhattani, kuq e zi nga shqiptarët e Diasporës

June 11, 2018 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

34790175_10216865781220041_1810269577859301376_o1 a marko fotog Vatren1 DioGuardi

Te Shtunen, 9 Qershor 2018,  në Manhattan shqiptarët e Diasporës amerikane parakaluan me krenari në kryeqendrën e botës, Manhattan në rrugën Amerika.  Duket sikur po bëhet një ritual vjetor, një ritual shqiptar që ndez Manhattanin me gradaçielat qiellgërvishtëse kuq e zi dhe kjo organizohet me patriotizëm dhe vullnet të mire nga Rënjët shqiptare me president z.Marko Kepi, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Nick  Beqi i cili është n/kryetar i organizatës dhe bordi drejtues.

Pjesëmarrësit vinin grupe grupe më së shumti me veshjen kuq e zi, flamujtë shqiptarë dhe amerikanë që i valëvisnin krenar përgjatë rrugës “Amerika”.

Aktivitetin dhe prezantimin për përshëndetjet nga personalitete shqiptare dhe amerikane i moderoi gazetarja e talentuar Kozeta Turishta. Parada shqiptare tha z.Marko Kepi, sivjet i përkushtohet UCK-s e cila luftoi burrërisht me armë në dorë për të çliruar Kosovën e pushtuar nga bisha serbe.  Ajo i përkushtohet 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Folësit që përshendetën në këtë paradë ishin ish kongresisti amerikan Joe Dio Guardi dhe Shirley Dio Guardi të cilët u nderuan si Ligë Shqiptare, z.Gani Shehu, President i Batalionit “Atlantiku” u nderua nga Rrënjët Shqiptare.  U nderuan prindërit e vëllezërve Bytyqi, si Ylli, Agroni dhe Mehmet, të cilët ishin shtetas amerikanë me orgjinë shqiptare dhe dhanë jetën për Kosovën në vitin 1999.  Babai i tyre Ahmet Bytyqi mori pllakën e nderimit për të tre fëmijët dëshmorë të Kosovës.

Përshëndetën z.Mark Gjonaj, ish kongresisti amerikan Michael Grimm I cili po kandidon përsëri, Ambasadorja e Kosovës në Washington znj.Vlora Çitaku dhe personalitete të përfshirë në politikën amerikane.  Ambasadorja e Shqipërisë mori pllakat e mirënjohjes për familjen Jashari dhe Haradinaj.

Makinat e zbukuruara me logon e shoqatave të tyre, flamujtë dhe muziken me DJ shqiptare i jepnin një nur të bukur Nju Jorkut.  Me të drejtë këshilltari i Bashkisë së Nju Jorkut Mark Gjonaj në fjalën e tij përshëndetëse tha se: “Nju Jorku vërtetë është i bukur, por kurrë nuk ka qenë më i bukur se sot!

Makina e parë që filloi parakalimin ishte me logon e organizatës “Rrënjët Shqiptare” e cila ishte me aktivistë të saj dhe pjesëmarrës të ndryshëm.  Shoqata “Ana e Malit” ishte mbushur me të rinjte “Freskia” me kostume dhe që kërcyen valle tradicionale si dhe me nxënësit shqiptarë të Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila operon në disa lagje të Nju Jorkut dhe që ishte e vetmja shkollë që parakaloi sot në paradë përkrah mësueseve të tyre të dashura.

Parakaluan krenarë në paradë Organizata panshqiptare “Vatra”, me 106 vite histori, organizatat “Plavë Gucia”, “Kraja”, Qendra shqiptare amerikane “Riverdale”, shoqata atdhetare “Dibra”, përfaqësues nga shoqata e ish ushtarakëve “Skënderbej”, Metropolitan building managers of New York, Arbëreshët e Italisë, Motoçiklistët “Free Eagels” të shoqëruar nga policia e shtetit të Nju Jorkut etj…

Parada gjëmoi nga zëri i këngëtarëve të mirënjohur Hajro Cekës, Gezim Nikës, Valbona Peraj etj, ne shoqërimin e Sammy Zeneli, Professional Albanian DJ.

TV “Alba Life” gjatë filmimit të paradës mori disa intervista nga zonjusha Rea Ulaj me personalitete të shquara që do të transemetohen së shpejti në kanalet televizive.

Ishte një e shtunë e bukur, një e shtunë shqiptare kuq e zi në Manhattan organizuar nga Rrënjët Shqiptare në New York.

9 qershor, 2018

Manhattan, New York

 

Filed Under: Featured Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Kuq e zi, Manhattani, nga shqiptarët e Diasporës

Gezim i femijeve te Mesonjtores “Kuq e Zi” ne Astoria, Nju Jork

June 26, 2017 by dgreca

19429710_10158793079490567_2891608825153238504_n

Nga Kristaq PAPA/

Nxenesit e Mesonjtores “Kuq e Zi” qe funksionon prej tre vitesh ne dy nivele ,mbyllen  me sukses te plot vitin shkollor 2016-2017.Vec nxenseve te shkolles, ne kete gezim te femijeve moren pjese edhe mesues, prinder te femijeve, por edhe miq e dashamires te kesaj mesonjtoreje qe ndihmojne funksinimin normal te saj .Te gezuar qene vecanrisht femijet qe ndiqnin e perfunduan mesimet ne nivelin e dyte e qe perfunduan Abetaren ,librin e pare te kesaj GJUHE!Gezimin e tyre femijet si zakonisht e shprehen me kenget qe kenduan si dhe me poezit e dialogjet qe inerpetuan .Ne mes te ketij gezimi atyre u dhane certifikatat e titujve “Mbese e Nene Terezes”qe i merituan nxeneset Alba Bundo ,Ernea Tollja e Naile Tollja ndersa me titullin “Nip i Skenderbeut”nxenesi Rion Krasniqi.Nxenesit e nivelit te pare :Aiden Dajlani,Eron Papa,Amelia Semini,Thomas Vicens Ford i lll,Klara Dushollari,Erik Mehmetaj,Joana Kulla e Mason Papa u nderuan me dipllome si nxenes “Te shkelqyer” ne kete vit shkollor.
Me kete rast une falenderoj; nxenesit, per deshiren dhe perpjekjet qe bejne per te pervetesuar gjuhen e te pareve te tyre ,gjuhen e perendis, sic e cilesonin rilindasit e medhenje ,GJUHEN SHQIPE.,po edhe prinderit e tyre, qe vec ngarkesave te perditreshme, nuk pertojne, te sjellin femijet e tyre ne Mesonjtore cdo te shtune e cdo te diele.Do te vecoja ne kete falenderim biznesmenin e mikun tim Kristaq Foto si dhe zoterinjet Altin Bundo Erion Mehetaj dhe Ermal Semini .Me perkushtimin e femijeve ,prinderve e miqeve te Mesonjtore son ,jam i bindur se gjuha shqipe do te ruhet dhe do te trashegohet bres pas brezi nder shekuj, ne komunitetin shqipetare te Astorias N Y si shenje thelbesore e identitetit tone kombetare !Faleminderit femije,prinder ,mesues e miq!

Filed Under: Emigracion Tagged With: femijet e Mesonjtores, Kristaq papa, Kuq e zi, perfunduan vitin shkollor 2017

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT