• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria tregon forcë dhe cilësi, hap i rëndësishëm për në Europian

September 8, 2023 by s p

Albano Kolonjari/

Shqipëria rrëmbeu një barazim 1-1 kundër kryesuesve të Grupit E, Republikën Çeke, të enjten në ndeshjen e saj kualifikuese për Euro 2024, pasi Nedim Bajrami shënoi një super gol në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin ne 1-1. Në një ndeshje të shumëpritur në kualifikueset e EURO, Republika Çeke dhe Shqipëria u përballën në stadiumin Fortuna Arena të Pragës. Të dyja skuadrat ishin të etur për të siguruar një fitore dhe për të ruajtur pozicionin e tyre në krye të Grupit E. Atmosfera ishte elektrizuese ndërsa tifozët prisnin me padurim fillimin. Përplasja më e fundit mes këtyre dy skuadrave ishte zhvillua në qershor të vitit 2021, në një ndeshje miqësore ku Republika Çeke doli fituese me rezultatin 3-1. Golat nga Schick, Masopust dhe Celutska vulosën fitoren për çekët ndersa Shqipëria kishte shnëuar me Sokol Cikalleshin. Me fillimin e ndeshjes, vendasit dominuan zotërimin e topit në minutat e para. Megjithatë, ishte Shqipëria ajo që krijoi mundësinë e parë të rrezikshme. Një pasim i filtruar për Asanin e la atë ballë për ballë me portierin çek Pavlenka, por portieri bëri një ndërhyrje vendimtare për t’i mohuar Shqipërisë një gol të hershëm. Çekia gradualisht gjeti ritmin e saj dhe filloi të ushtronte presion në mbrojtjen shqiptare. Goditja e fuqishme me kokë e Soucek ishte jashtëzakonisht e bukur por portieri Berisha tregon klasin e tij duke u mohuar cekeve golin. Skuadra vendase vazhdoi të shtyjë përpara në kërkim të një goli qe do ti jepte epersine. Në pjesën e fundit të pjesës së parë, Çekia intensifikoi përpjekjet për të kaluar në avantazh para pushimit. Megjithatë, Shqipëria u mbrojt me vendosmëri dhe parandaloi çdo përparim. Gjyqtari shtoi dy minuta kohë shtesë në pjesën e parë, por asnjëra skuadër nuk arriti të gjente rrjetën. Rezultati mbeti 0-0.

Me fillimin e pjesës së dytë, të dyja skuadrat bënë zëvendësime në një përpjekje për të ndezur disa fuqi sulmuese. Çekia prezantoi Hlozek, Jarecka Lingrin dhe Chytilin, ndërsa Shqipëria te sapo ardhurit Daku, Muja, Bare dhe me pas Uzunin dhe Gsajulën. Ndryshimet injektuan energji të freskët në ndeshje dhe të dyja skuadrat treguan më shumë synim dhe me theks sulmues.

Në minutën e 59-të kapiteni Tomas Soucek dribloi në zonë dhe dha një pasim për Cerny, gjuajtja e të cilit me këmbën e majtë mposhti portierin Berisha dhe i rezistoi edhe një kontrolli te VAR për pozicion jashtë loje. Por Shqipëria u kundërpërgjigj 10 minuta më vonë kur Asani mori topin nga kembet e Alex Kral dhe Bajrami gjuajti jashtë zonës në këndin e sipërm te portes për të barazuar rezultatin ne 1-1. Goli u dha kuqezinjeve një epërsi vendimtare dhe vendosi Çekinë në këmbë ne toke. Vendasit nuk humben kohe dhe u nisën menjëherë një ofensivë në kërkim të golit të fitores.. Zhgënjimi ishte i dukshëm në mesin e lojtarëve çekë dhe tifozëve, por ata vazhduan të shtyjnë perpara për një gol qe do tu jepte tre pike. . Arbitri shtoi shtatë minuta kohë shtesë në ndeshje, duke i dhënë vendasve shpresë shtesë. Megjithatë, mbrojtja shqiptare u mbajt e vendosur dhe ndeshja përfundoi 1-1.. Rezultati ishte një goditje për shpresat e Republikës Çeke për t’u kualifikuar në Euro 2024, ndërsa Shqipëria festoi një pike si mysafire.

Të dyja skuadrat treguan vendosmëri dhe aftësi të madhe gjatë gjithë ndeshjes, por ishte Shqipëria ajo që doli fituese ne objektivin e saj. Rezultati 1-1 theksoi natyrën konkurruese të Grupit E dhe krijoi një betejë emocionuese për kualifikimin në Euro 2024. Tifozët dhe ekspertët do të shikojnë me padurim ndeshjet e ardhshme në grup për të parë se si do të zhvillohet renditja. Shqipëria rrëmbeu një barazim 1-1 kundër kryesuesve të Grupit E, Republikën Çeke, të enjten në ndeshjen e saj kualifikuese për Euro 2024, pasi Nedim Bajrami shënoi një super gol në pjesën e dytë. Çekët kryesojnë Grupin E me 8 pikë, ndjekur nga Shqipëria me 7 dhe Polonia me 6. Në ndeshjen tjetër të grupit të enjten, Polonia mundi Ishujt Faroe 2-0 për t’u ngjitur në vendin e tretë me gjashtë pikë. Fillimisht falënderoj tifozët që ishin këtu, shumë shqiptarë. Pastaj jam i kënaqur me rezultatin, edhe me paraqitjen e skuadrës. Por nga kjo pikëpamje, në dhomat e zhveshjeve kemi 23-24 lojtarë që kanë zemër e shpirt, po fillojnë të bëjnë një atmosferë shumë të bukur. Jam i sigurt se kemi barazuar për forcën e 23-24 lojtarëve që kemi këtu.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo per Supersport:

Sulmuesit po bëjnë mirë, Bajrami ka një nivel cilësie të jashtëzakonshme. Edhe shumë të tjerë, ua kam thënë, që goli është shumë i rëndësishëm dhe do të vijë. Do të vijë i Uzunit, Cikalleshit, Mujës e Dakut që debutuan dhe bënë shumë mirë, nuk është e lehtë.

Nuk flitet për rënie fizike në pjesë e dytë. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, shumë të sigurt, me intensitet, taktikë dhe cilësi teknike. Pastaj është e vërtetë që nga ana tjetër është lideri i grupit, një skuadër fizike me lojtarë shtatlartë që luajnë shumë në Bundesligë. Është e vërtetë që në pjesën e dytë përjetuam 10 minuta a diçka më shumë të vështirë, ishim të kthyer mbrapa. Por taktikisht mendoj se edhe të kthyer mbrapa, në ato momente, kemi bërë mirë. Pastaj e morëm veten, barazuam dhe atje pastaj sipas meje me ndërrimet, që hynë të freskët, na ndihmoi shumë.
Bajrami ishte i mbaruar, kur mbeteshin 10-12 minuta por kemi zgjedhje që Gjasula sjell centimetra dhe na e dha këtë mundësi. Kjo ishte zgjedhja. Muçi është një lojtar i madh, e kemi parë herën e fundit. Ai vjen gjithmonë se është teknikisht shumë i fortë, psikologjikisht gjithashtu. Jam i sigurt që ne do të na ndihmojë shumë në këtë rrugë, që mbetet ende 50%, katër ndeshje.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari

MESSI I REKORDEVE ABSOLUTE

August 21, 2023 by s p

Albano Kolonjari/

Lionel Messi u vlerësua si “më i miri në botë” pasi shënoi golin e 10-të në shtatë ndeshje për të ndihmuar skuadrën e tij Inter Miami për të fituar trofeun e parë. 36-vjeçari argjentinas gjuajti në këndin e sipërm nga jashtë zonës për t’i dhënë epërsinë Miamit kundër Nashville SC në finalen e Leagues Cup. Fafa Picault barazoi në pjesën e dytë për ta çuar ndeshjen në penallti.
Miami vulosi një fitore 10-9 në gjuajtje, kur Drake Callender shpëtoi goditjen nga pika të portierit të Nashville, Elliot Panicco. Miami kishte rekordin më të keq në Major League Soccer këtë sezon përpara se sulmuesi fitues i Kupës së Botës Messi të arrinte muajin e kaluar së bashku me ish-bashkëlojtarët e Barcelonës, Jordi Alba dhe Sergio Busquets. Ata tani janë të pamposhtur në shtatë ndeshje në rrugën e tyre për të fituar Kupën e Ligës, një turne ku përfshihen klubet MLS dhe Mexican Liga MX.
Ky ishte trofeu i parë i klubit që nga formimi në vitin 2020. Ata gjithashtu kanë shansin për të arritur një tjetër finale kur të luajnë me Cincinnati në gjysmëfinalen e Kupës së Hapur të SHBA të mërkurën. Bashkëpronari David Beckham tha se ish-treshja e Barcelonës ishte e rëndësishme në ndryshimin e fatit të klubit: “Është si një film, i shikon këta lojtarë duke luajtur dhe emocionalisht, gjithçka rreth lojës së tyre është e bukur.”
Mesfushori i Spanjës Busquets shtoi: “Ekipi po rritet me hapa të mëdhenj dhe ne jemi shumë të lumtur. “Ne po bëjmë një ekip solid – dhe më pas kemi Leon, i cili bën ndryshimin sepse është më i miri në botë”.
Fitorja nënkuptonte gjithashtu shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Messi – i cili u shpall lojtari më i mirë i turneut – tani ka fituar 44 trofe, më shumë se çdo lojtar tjetër.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari

Bill Clinton, një President në zemrën e gjithë shqiptarëve

July 4, 2023 by s p

Clinton: “Dua t’ju falënderoj për një moment që do ta ruaj si thesar për gjithë jetën time. Faleminderit Shqipëri”.

Kosova/ Clinton: T’i jepet fund kësaj marrëzie, zgjedhjet s’duhet të ishin zhvilluar.

Clinton:” Kontaktet e mia me Shqipërinë që në moshën 18 vjecare. Shqipëria ishte mister, kurrë se kisha menduar që do vija këtu si President”.

Nga i dërguari i Diellit në Tiranë Albano Kolonjari

Bill Clinton, Presidenti i 42-i SHBA- është padyshim Presidenti Amerikan që Shqiptarët e duan më shumë. Njeriu që i dha vendimin historik për çlirimin e Kosovës, krijimin e Shtetit Kosovar dhe përcaktoi të ardhmen e Ballkanit ndodhet në Shqiperi në një vizite 2 ditore. Në shenjë respekti dhe për të përjetësuar emërin e tij por edhe te bashkshortes së tij, pas luftës shumë kosovarë u vendosën emrat Bill, Clinton dhe Hillary fëmijëve të tyre. Predidenti Clinton mbeti pa fjalë nga një suprizë që iu bë para Kryeministrisë, me disa fëmijë qe vinin nga Kosova dhe të cilët mbanin mbiemrin e tij si emër por edhe te bashkshortes, në shenjë vlerësim për atë cfarë ai bëri duke mbrojtur jetë të pafajshme gjatë terrorit dhe gjenocidit Serb në Kosovë. “Sot më dhatë një dhuratë të madhe. Më të madhe edhe sesa nderi. Më latë të shoh çfarë bëhet për të ardhmen, në një kohë që e shkuara mund ta kishte vrarë. Vazhdoni kështu. Zoti ju bekofte. Faleminderit jam pa fjalë. Po të kisha një gjykim të shëndoshë nuk do të thoja asgjë. Jam vërtetë pa fjalë. Dua t’ju falënderoj për një moment që do ta ruaj si thesar për gjithë jetën time. Ka më shumë se dhjetë vite që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja se si po ndihej si po shkon dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Unë dhe Hilary jetojmë 30 milje nga New York që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Eshtë për të qeshur se një javë më parë kalova afër tre restoranteve shqiptare atje dhe njerëzit filluan të më tregonin për agjendën time këtu e dinin më mirë ata se unë” Gjithashtu Presidenti Clinton zbuloi edhe nje histori te bukur:” Kur isha në një restorant në Nju Jork një kamerier erdhi të merrte porosinë. Uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tjerë me të cilat isha nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe u shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova. Ai u çua foli pak për jetën familjare dhe tha vazhdoni kështu. Mos i hidhni njerëzit poshtë . Ju keni ndërtuar këtu diçka të lavdishme dhe bëni që njerzit që të vijnë këtu që vendi i tyre te jetë më shumë si i juaji”. “Jam shumë mirënjohës që dhëndri im është këtu dhe para se të vinim fola me tre nipërit e mi në celular. Kur e pashë të ndodhte në Kosovë e në Bosnjë ajo gjë gjithë ato vite më parë e pashë të ndodhë një djalë i ri në vendlindjen time. Sa herë e kam parë këtë gjë në jetën time, kurrë nuk ka pasur lidhje me të vërtetën në zemër të vet por është vërë për të fituar pushtet pa asnjë llogaridhënie nga ata njerëz që shtyjnë kufijtë e mendojnë se janë krijuar të epërm nga zoti. Për ata që shërbejnë në qeveri e atyre që i shërbehet dhe praninë e grave në këtë qeveri. Për të rinjtë mbresëlënës që folën, disa prej të cilëve mbajnë emrin tim e të tjerët të familjarëve të mi ju kërkoj të mos shkurajoheni sepse këto probleme i kanë rrënjët tek një impuls që është më i vjetër se shtetet kombe dhe besimet tona fetare. Ka pasur gjithmonë një frikë se në momentin që do të shkojmë përtej llojit tonë diçka e keqe mund të ndodhë. Shihini këta fëmijë, gëzimi më i madh në jetë ndodh kur ne hapemi ndaj mundësisë që çdo person mudn të marrë. Edhe njëherë, e kam të vështirë të them diçka për atë që është bërë e thënë sot, mësimet e jetës time në politikë nuk janë ato që mësova në universitet apo në zgjedhje e sallën të diskutimeve në qeveri. I kam mësuar kur isha një djalë i vogël që rritesha duke parë njerëzit ët jetonin jetën e tyre dhe jam ndjerë përherë se fjala dhe nderi kishin një vlerë konstante për çdokënd dhe e mendoj se është e rëndësishme të pranojmë që dallimet ton kanë rëndësi dhe duhet të jemi të lirë e në gjendje të dëgjojmë njëri tjetri por nuk duhet të harrojmë se e vetmja mënyrë me të cilën do të lejohen të gjithë te kenë zërin e tyre është se të qënurit njerëz dhe humanzimi i përbashkët vlen më shumë”.

Presidenti i 42-të i SHBA Bill Clinton, tregoi se e njihte Shqipërinë në moshën 18-vjeçare kur ishte student në shkollë dhe studionin Luftën e Ftohtë” Kur isha i ri dhe studioja luftën e ftoftë, botën komuniste, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej si një mister i pamatë, e mbyllur ndaj botës. Më kujtohet kur isha 18-vjeç dhe i thoja vetes a do shkojë ndonjëherë aty, pyes veten si do jetë dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do vija si president. Isha një njeri që vija nga një rrugë e gjatë, doja të shihja historinë e këtij vendi. Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe thjesht duke iu thënë përshëndetje, duke më lënë t’iu shoh”. Bill Clinton, presidenti i 42 i SHBA-së u ndal edhe tek situate ne Kosovë. “Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im. Kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të krijohet duke pasur këtë tension, qytetarët ka nevojë që tu thuhet u duhet të votojnë. Nëse mendoni për këto 4 qyteza, shumë larg nga çdo laborator modern shkencor, ku modelohet sjellje që po e nxit botën sot, pasi drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje ti tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithë përfshirëse”. Dikur ishit një derë e zymtë e mbyllur, ndërsa sot jeni një derë e hapur. Ju falënderoj që morët gratë e OJQ-ve në Afganistan dhe i larguat nga rreziku. Më lini t’iu them se në moshën time pyet veten se pse njerëzit harxhojnë energji për shkatërrim. Gjithçka mbaron dhe ato vlejnë nëse e ardhmja është më e ndritur dhe ka bashkim në vend të ndarjes. Vazhdoni kështu. Zoti ju bekoftë!”, deklaroi ish-Presidenti amerikan Bill Clinton. Kryeministri Edi Rama dekoroi me “Yllin e Mirënjohjes” Presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Çmimin e nderit ia dha kryeministri Edi Rama, sebashku me femijet e ardhur nga Kosova. Ramatha se Bill Clinton është njeriu që i dha shpresën e shqiptarëve. “Njeriu nga shpresa, keni qenë me ne gjatë kohës, sot jeni mes nesh për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët për të konfirmuar riangazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë dhe njëherë të na thërrasë në shpresë. S’ka fjalë që mund të shprehin atë që ndjej tashmë duke iu kërkuar me përulje të pranoni yllin e mirënjohjes për arritjen publike, që është çmimi më i lartë që jepet nga zyra e kryeministrit dikujt që e meriton këtë mirënjohje.

Filed Under: Reportazh Tagged With: albano kolonjari

E megjithatë bravo Eva…

June 24, 2023 by s p

“Kur noton gjatë natës dhe sheh kur lind dielli eshte shume bukur” u shpreh Eva përpara sfidës. Dhe kur dielli lindi ajo pa ne horizont token e te pareve te saj. Ishte aty shume prane vetem 10 mije mile larg. Endres se saj.

Pergatiti: Albano Kolonjari

Eva Buzo, notarja shqiptaro-australiane ndërpreu sfidën e notit, pas më shumë se 28 orësh në det të hapur dhe pa ndërprerje. Ekipi shoqërues dhe tranjeri i saj duke pare situatën shëndetësore vendosën te ndërpresin sfidën rreth 10 mile larg Karaburunit. Sipas te dhenave Eva Buzo u pickua nga një kandil deti dhe pati vështirësi në të folur për shkak të kripës se akumuluar gjate notimit. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlores për të marrë ndihmë mjekësore. Edhe pse Eva Buzo nuk arriti te mbyllte me sukses sfiden e saj duhet thene bravo. Eva Buzo vendosi te përshkruaj me not distancën nga Bari, Itali, për në Vlorë. Eva Buzo është gruaja e parë që ndërmerr një sfidë të tillë. Ajo është 35-vjeç, dhe jeton në Australi. Pikerisht ndersa ajo ka hypur ne varken e ndihmes se ka pare edhe pamjet e para te atdheut te saj. Dhe pse nuk arriti te finalizonte me sukses kete sfide asaj i duhet thene bravo. Eva Buzo vendosi të përshkojë me not distancën prej 91 km Otranto-Vlorë, sipas të gjitha rregullave, që përfshijnë qëndrimin larg varkës, ushqim dhe uje duke notuar si dhe mos pajisjen me kostum noti . 91 km e distances Otranto-Vlore u parashikuan te pershkroheshin nga nje sfidë që mund të zgjaste nga 35-40 orë. Eva Buzo është me origjinë nga Shqipëria dhe me profesion është juriste. Sipas biografisë së saj në Linkedin, Buzo ka shërbyer si Drejtore Ekzekutive në Victim Advocates International që nga viti 2019.Po kështu, Buzo ka punuar si avokate në Black Chambers. Eva Buzo është një avokate me eksperiencë shumëvjeçare. Duke folur për formimin e saj arsimor, Buzo shkoi në UNSW dhe fitoi diplomën e saj BA në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo është një nga personalitetet më me shume përvojë që ka punuar në kompani të ndryshme. Ajo eshte avokate e të drejtave të njeriut dhe ka më shumë se pesëmbëdhjetë vjet përvojë pune me viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut në vende të ndryshme, duke përfshirë Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi. Buzo u bë e njohur mediatikisht kur u përpoq të thyente një rekord historik në not, por e ndaloi sfidën e saj për të notuar nga brigjet e Italisë në Vlorë, për shkak të problemeve shëndetësore 10 milje larg Karaburunit.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari

Shqipëria:”Ndaj Moldavisë vlen vetëm fitorja”

June 15, 2023 by s p

Moldavia:”Edhe kundërshtari kërkon të marrë pikë”

Nga i dërguari ynë Albano Kolonjari

Tirana është përfshirë nga temperaturat e larta, që arrijnë në 26-28 Celsius. Ndeshja që fillon shtunen në ora 20:45, do të luhet në stadiumin Air Albania, në një temperaturë 20 Celsius. Është përcaktuar edhe ekipi i gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë sfidën. Kryesor Dennis Higler NED., ndihmes Joost van Zuilen NED, Roy De Nas NED dhe gjyqtar i katert Ingmar Oostrom NED nga hollanda. Kryesori Dennis dy vite më parë, ka gjykuar ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Bazelit dhe Partizanit, ku të kuqtë mundeshin në Zvicër me rezultatin 3-0. Trajneri Brazilian Silvinjo zgjodhi “Elbasan Arenën” për të bërë edhe një test tjeter brenda grupit. Trajneri Silvinjo kishte marre ne kete stervitje edhe kater lojtare nga U21. Bëhet fjalë për Arda Kurtulan, Medon Berisha, Adi Dajko dhe Elmando Gjini.Ne konferencë për shtypin sportiv dolen Kristjan Asllani, dhe Ylber Ramadani . “Nuk është ndeshje e lehtë për ne. Duhet t’i marrim me seriozitet këto ndeshje dhe të japim 100% për të fituar dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv” thote Ylber Ramadani. Moldavia mbrohet shumë. Ne duhet ta luajmë topin sa më shpejt që të gjejmë hapësira dhe të shënojmë gol. Është ekip që luan shumë në mbrojtje dhe ne duhet të bëjmë atë që na kërkon trajneri. Duhet të bëjmë atë që thotë ai. Të luajmë topin sa më shpejt dhe t’i sulmojmë më lehtë. Besoj që do të arrijmë ta bëjmë këtë gjë. Në këtë ndeshje duhet të shënojmë gol dhe të marrim tre pikët” theksoi Ramadani. Me interes u prit edhe lojtari kuqezi i Interit Kristjan Asllani;”Kam qenë brenda një grupi që donte t’I fitonte të gjitha ndeshjet. Kemi fituar dy kupa. Vij këtu dhe dua të jetë një grup që do të fitojë çdo ndeshje, të mendojmë ndeshje për ndeshje dhe të arrijmë te ëndrra jonë, që është Europian. Kam marrë pak minuta, por të shohësh lojtarët që luajnë para meje, është një endërr vetëm të luash me ta. Kam mësuar shumë dhe kam ardhur këtu me objektivin të marrim tre pikët me Moldavinë. Pastaj shohim ndeshjen tjetër”. Merkato për futbollistët e kombëtares shqiptare duket se është hapur me portierin Etrit Berisha. Gardiani i kombëtares kaloi një sezon të keq me Torinon ku nuk ka luajtur asnjë minutë. Berisha qe kërkon një fanelë titullari ka pranuar të zbresë në Serie B por skuadra nuk behet e ditur. Moldavia pretendoi ne tre ndeshjet e fundit. Ata e nisën duke humbur 0-5 nga Rumania, përpara se të barazonin 1-1 me Ishujt Faroe. Ata siguruan një pikë në përballjen e tyre të fundit, një barazim 0-0 kundër Republikës Çeke. “Jam krenar që luaj për Moldavinë. Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara, ndaj Shqipërisë dhe Polonisë. Ne duam të vazhdojmë ndeshjet kualifikuese në Tiranë me një tjetër rezultat pozitiv, tha sulmuesi, i Moldavise Vitali Damashkan. Duke shfaqur një formë jokonsistente, Shqipëria humbi dy nga tre ndeshjet e fundit, duke mposhtur 1-3 kundër Italisë, përpara se të mundte Armeninë 2-0. Gëzimi ishte jetëshkurtër, pasi Polonia u tregua shumë e fortë në humbjen 1-0. Në 14 nga 16 ndeshjet e fundit të Shqipërisë, shuma e golave ​​ishte nën 3.5

Shqipëria nuk ka fituar 13 nga 15 ndeshjet e fundit

Në 10 nga 12 ndeshjet e fundit të Shqipërisë në shtëpi, shuma e golave ​​ishte nën 3.5

Në 7 nga 9 ndeshjet e fundit të Shqipërisë në shtëpi, shuma e golave ​​ishte nën 2.5

Në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Shqipërisë shuma e golave ​​ishte nën 2.5

Moldavia nuk ka fituar 19 nga 21 ndeshjet e fundit jashtë fushe

Moldavia ka pranuar në 19 nga 21 ndeshjet e fundit jashtë fushe

Në 8 nga 10 ndeshjet e fundit të Moldavisë, shuma e golave ​​ishte nën 3.5

Në 5 nga 7 ndeshjet e fundit që Moldavia luajti jashtë, të dyja skuadrat shënuan

Në 7 nga 9 ndeshjet e fundit jashtë Moldavisë, shuma e golave ​​ishte nën 3.5. Historia e i rezultateve të ndeshjeve

29 Mars 1995 Shqipëri – Moldavi W 3-0 Kampionati Evropian UEFA

07 qershor 1995 Moldavia – Shqipëria W 2-3 Kampionati Evropian UEFA

15 gusht 2012 Shqipëri – Moldavi D 0-0 Miqësore Ndërkombëtare

11 qershor 2019 Shqipëri – Moldavi W 2-0 Kampionatin Evropian UEFA

14 tetor 2019 Moldavia – Shqipëria W 0-4 Kampionati Evropian UEFA

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 21
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT