• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lamtumirë Maradona-Argjentina 3 Ditë Zi!

November 25, 2020 by dgreca

– Bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm, mjeshtrit  magjik të futbolli –

Përgatiti:Albano KOLONJARI/

Legjenda Diego Maradona vdiq në moshën 60 vjeç pas një sulmi në zemër. Matias Morla, agjenti i vjetër i Maradona, konfirmoi lajmin ditën e  Mërkurën. Maradona kishte kryer një operacion të suksesshëm në fillim të këtij muaji për të adresuar një mpiksje gjaku në tru para se të largohej nga spitali më 11 nëntor

Një deklaratë Shoqata e Futbollit të Argjentinës shkruajti: “Shoqata e Futbollit Argjentinas, përmes Presidentit të saj Claudio Tapia, shpreh dhimbjen e saj më të thellë për vdekjen e legjendës sonë, Diego Armando Maradona. Ju do të jeni gjithmonë në zemrat tona.”

Presidenti i Argjentinës Alberto Fernandez gjithashtu konfirmoi tre ditë zie kombëtare pas lajmit. Fernandez postoi një fotografi të tij në Twitter duke përqafuar Maradonën me mesazhin: “Ju na çuat në vendin më të lartë në botë. Na bëtë jashtëzakonisht të lumtur. Ju ishit më i madhi nga të gjithë. Faleminderit që ekzistuat, Diego. Ne do të humbasim  gjithashtu një pjesën tjetër të jetës sonë “.

Ylli në pension Brazilian Pele mbajti zi për vdekjen e Maradona në një deklaratë të shkurtër dhënë për Reuters nga një përfaqësues.

“Sigurisht, një ditë ne do të godasim një top së bashku në qiellin lart”, tha ai.

Leo Messi: Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm. Unë marr të gjitha momentet e këndshme të jetuara me të dhe doja të përfitoja për të dërguar ngushëllime për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. PREHU NE PAQE

Cristiano Ronaldo :’Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirat ndonjëherë. Një magjistar i pashembullt.

“Ai largohet shumë shpejt, por lë një trashëgimi pa kufij dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në paqe, ace. Ti nuk do të harrohesh kurrë”.

Klubi i Napolit:’Gjithmonë në zemrat tona. Lamtumirë Diego. Të gjithë i presin fjalët tona. Por cilat fjalë mund të përdorim për dhimbjen si ajo që po përjetojmë? Tani është koha për lot. Atëherë do të jetë koha për fjalë.

Maradona kohët e fundit ishte ndeshur me çështje shëndetësore dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent për një hematomë subdurale disa javë më parë. Ai pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij në periferi të Buenos Aires të Mërkurën, theksun mediat argjentinase. Legjenda e futbollit Diego Maradona, lindi më 30 tetor 1960 në Lanus, Buenos Aires të Argjentinës. Në sezonet 1976-1981 luan me Argentinos Juniors të Argjentinës ke në 167 ndeshje shënon 116 gola. Më pas luam për një sezon më Boca Juniors 1981-1982 ku në 40 ndeshje shënon 28 gola. Barcelona do të ishte ekipi i parë europian për Maradonën, ku në 36 ndeshje shënon 22 gola. Por Maradona do të kthehej në yllin e Napolit në Itali. Më sezonet 1984-1991 në 188 ndeshje shënon 88 gola. Më pas Sevilla Spanjë, 1992-1993 26 ndeshje, pesë gola, 1993-1994 Neëells Old Boys, pesë ndeshje dhe e mbyll karrierën tek Boca Juniors 30 ndeshje 7 gola. Në total Maradona luajti 491 ndeshje dhe shënoi 259 gola. Maradona njihet më së miri si kapiteni që ndihmoi në udhëheqjen e Argjentinës drejt titullit të Botërorit 1986. Me kombëtaren e Argjentinës luajti 91 ndeshje dhe shënoi 34 gola. Për dy vite 2008-2010, Maradona ishte edhe tranjer i Argjentinës. Pikërisht në vitin 1986 Maradona fitoi zemrat e shumë futboll dashësve shqiptarë të cilët fillun që tu vënë fëmijëve emrin e tij, si Diego, Armando etj. 

Filed Under: Featured Tagged With: albano kolonjari, Lamtumire Diego Maradona

Lojtari i Kombetares Shqiptare Uzuni dhe Ronaldo

November 25, 2020 by dgreca

Nga Albano Kolonjari-

Si golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në historinë e Ligës së Kampionëve (UEFA), festa e Cristiano Ronaldos është pothuajse po aq e famshme sa vetë super ylli i Juventusit.

Lojtari i Kombetares Shqiptare Myrto Uzuni sigurisht që di gjithçka rreth Ronaldos. Anësori i Ferencvaros e tregoi atë pasi shënoi dhe i dha hungarezëve një epërsi të habitshme kundër Juventusit në gjysmën e parë të ndeshjes së Grupit G të Martën në stadiumin Allianz Stadium në  Itali.

Goli erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë. Uzuni fitoi një goditje me kokë në mesfushë dhe pasoi përpara Tokmac Nguen. Nguen vrapoi në zonë dhe dha një pasim tek  Uzuni që gjuajti duke zhvlesuar bllokimi që u mundua të realizonte mbrojtësi i Juventusit Alex Sandro. Më pas, Uzuni lëshoi ​​veten në ajër dhe u rrotullua 180 gradë, duke imituar Ronaldon në shtëpinë e tij Allianz Stadium. 

Myrto Uzuni shkruajti  emrin e tij në Ligën e Kampioneve duke shënuar golin e jetës kundër një klubi me histori si Juventusi.

Ronaldos do ti duheshin vetëm 6-të minuta për të barazuar rezultatin në 1-1, me një goditje të mrekullueshme të tij, duke shënuar golin e 131 në Ligen e Kampioneve (Champions League). Alvaro Morata i dha Juventusit fitoren në minutën e 92-të të takimit duke kaluar italianët në raundin tjetër dhe zhvlerësuar golin e lojtarit të Kombëtares Shqiptare Myrto Uzuni. 

Filed Under: Featured Tagged With: albano kolonjari, Leonardo, Uzuni

Shqiponjat”flutrurojnë”në Ligën “B”

November 18, 2020 by dgreca

-Sokol Çikalleshi me 2 golshin kundër Bjellorusisë arrinë në kuotën e 10 goalve me Kombëtaren, ndërsa kuq e zinjtë me 3 golat e sotshëm arrijnë kuotën e 8 golave në grupin C të Ligës së Kombeve….

Përgatiti: Albano KOLONJARI-Per me shume foto shih ne Facebook- Gazeta Dielli…

Shqipëria e mbylli me fitoren 3-2 ndeshjet e Ligës së Kombeve., përballë Bjellorusisë.  Kuqezinjtë zunë vendin e parë në grupin e 4-tërt të Ligës C me 11 pikë dhe sezonin e ardhshëm të këtij eventimenti do të luajë në Ligën B, ku skuadrat janë më të forta dhe shumë herë më cilësore se grupi në të cilën bënim pjesë. 

          Shqipëria mbylli me sukses një sezon me luhatje. Tetë gola në tetë ndeshje e fundit me Kombëtaren për sulmuesin Sokol Çikallesh, që këtë takim shënoi një dy golësh.

 “Jam në një moment të mirë si te Kombëtarja por dhe në Turqi. Po punoj fort të mbaj këtë rritëm.Ky grup ka qenë me ekipe poshtë nivelit tonë dhe vetëm Bjellorusia është ekip që duhet të vlerësohej maksimalisht” u shpreh Sokol Çikallesh pas ndeshjes për TVSH. Me këtë dy golësh Çikalleshi arriti në koutën e 10-të golave me kombëtaren kuqezi. Golashënuesi më i mirë është Erion Bogdani me 18-të gola. Rreth këtij fakti, Çikalleshi thotë:”është një objektiv për të ardhmen, por jam akoma larg. Respekt maksimal për Erjonin që është një nga sulmuesit më të mirët të Kombëtares kuqezi në vite”.

Por vetë Erion Bogdani çfarë mendon për këtë takim?

“Rëndësi kishte fitorja. Më pëlqeu debutimi i Dokës. Gjimshiti është një shtyllë në mbrotje, gjithashtu edhe Gjasula. Meritën më të madhe e kanë sulmuesit.Çikalleshi ka luajtur shumë mirë, është një nga lojtarët kryesor dhe të shpresojmë të realizojë sa më shumë gola, për ta çuar nivelin e Kombëtares aty ku në të gjithë dëshirojmë”. 

Shumë i acaruar me analistët sportiv pas ndeshjes ishte tranjeri italian Edi Reja, që për një çast harroi që ishte direkt dhe që shumica e shqiptarëve dinë italisht. “Na çatë … Pse nuk përgëzoni lojtarët për fitoren. Ata (bjellorusët) ishin mostra. Pyesni lojtarët për furmulën 3-5-2 dhe si ndihen ata. Gjithmonë me të njëjtën histori pyetje. U bë e mërzitshme kjo. Futbolli luhet edhe me tre mbrojtësa. Doka luan në fazën ofensive. kemi shënuar 6 gola në dy ndeshjet e fundit. Në të kaluarën 1974-1975 mezi keni bërë 6 gola në ndeshjet miqësore. Sot qahemi për gola, por a është e drejtë kjo. Mbase analistët nuk dinë të shikojnë ndeshjet”.

Gjithsesi Reja edhe Kombëtraja kuqezi arritën të realizojë objektivin duke fituar vendin e parë në Grupin e 4-tër të Ligës C.  Për teknikun Reja nuk ishte e lehtë:”Djemtë treguan se duan kombëtaren, dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund. Memola ka një mual që s’luan, Ismajli dy muaj, Gjasula nuk luan. Dhe Veseli ka 3 ndeshje që luan vetëm me ne. Bjellorusia është e fortë fizikisht, ishte e vështirë t’i përmbanim. Luajnë fort dhe në lojën në ajër”.  Kjo u pa edhe në fushën e lojës. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh. Çikalleshi kalon në avantazh Shqipërinë në të 19-tën minutë, pas një harkimi të Memollës nga e majta,  Çikalleshi me kokë tund rrjetën, 1-0. Në të 26-tën minutë, gjyqtari rumun pas sinjalit të marë nga gjyqtari anësor akordon penallti për Shqipërinë. Sulmuesi Rei Manaj,  pas një dueli me portierin rrëzohet në tokë.  Pamjet televizive tregojnë se gjyqtari është pak bujar me Shqipërinë. Çikalleshi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat 2-0. Ashtu si edhe në ndeshjen me Kazakistanin, Shqipëria gabon dhe kalon në “gjendje” frike. Skavish, përfiton nga një gabim në mbrojtje i Ismajlit, duke mposhtur Berishën 2-1. Bjellorusët kërkojnë të barazojnë. Në minutën e 44’ Rei Manaj. pas asistit të Gjasulës, insiston dhe  me një gjuajte potente, e dërgon topin në rrjetë. 3-1. Në pjesën e dytë tranjeri Reja, largon nga fusha fillimisht Çikalleshin dhe Memushajn dhe në vend të tyre Balaj dhe Selahi, për të freskuar mesfushën dhe sulmin, dhe pak minuta më vonë largon Manaj për Roshin. Shqipëria tenton por vuan dhe lodhja e kuqezinjëve ndihet në fushën e lojës. ” Ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klube. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike. Për sa kohë ishim mirë fizikisht, e kontrolluam ndeshje. E lëshuam për pak takimin. I komplimentoj shumë lojtarët se dhanë maksimumin. Nuk mund të bëjnë kritika”, shpreht Reja. Në 10-të minutat e fundit Shqipëria është në vështirësi. Bjellorusët shënojnë golin e dytë me anë të Ebogon. Miqtë kërkojnë të përfitojnë nga tronditja dhe një ditë jo e mirë e kuqezinjëve në mbrojtje. Gjithsesi në fund të 93 minutave Shqipëria fiton 3-2. “Djemtë treguan se duan kombëtaren, dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund”, thotë Reja. Mbrojtja me gabime? . “Mendoj se Memushaj shtrëngoi dhëmbët, mezi priste të dilte. Memolla çerek ore pas pjesës së dytë më tha se donte të dilte. I thashë ‘shtrëngo dhëmbët’ sepse skisha alternativa . Nëse keni parasysh, lojtarët që janë aktivizuar, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klube. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike”. Shqipëria kishte shumë mungesa në këtë takim, duke përfshirë edhe Hysajn i cili 24 orë përpara doli pozitiv me Covid-19. Por çfarë fitoi Kombëtarja në këto ndeshje:”Momenti pozitiv ishin debutuesit Kallaku, Broja, Selahi, që nuk kanë eksperiencë, por u përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer” shprehet Reja. 

Liga C

Grupi 4

Shqipëria 11

Bjellorusia 10

Lituania 8

Kazakistani 4 

Filed Under: Featured Tagged With: "flutrurojnë", albano kolonjari, në Ligën "B", shqiponjat

Dardanët ndihen të vjedhur- Gjyqtari polak “dhuratë” Sllovenisë…

November 16, 2020 by dgreca

Liga e Kombeve- Gjyqtari polak “dhuratë” Sllovenisë- Dardanët ndihen të vjedhur

Përgatiti:Alban KOLONJARI- Kosova humbi me rezultatin 2-1 përballë Sllovenisë. Takimi u luajt ditën e dielë në mbrëmje në stadiumin “Stozice” të Lubjanës. Pas një pjese të parë të barabartë 0-0, Kosova kalon e para në avantazh me anë të sulmuesit të saj kryesor Vedat Muriqi. Pesë minuta më vonë sllovenat barazojnë me anë të Jasim Kurtiq që përfiton nga një “përgjumje” e mbrotjes së Kosovës. Teksa mendohej që ky takim do të përfundonte në barazim, Sllovenia shënon golin e dytë nga pika e bardhë e 11 metrave. 120 sekonda nga përfundimi i kohës shtesë, gjyqtari polak Bartosz Frankoësk penalizon Fidan Alitin për prekje të topit me dorë branda zonës kosovare. Pamjet televizive tregojnë se dora është e ngjitur me trupin dhe dhënia e penalltisë në favor të Sllovenisë është e dyshimtë.  Josip Iliçiq, tregohet i saktë, realizon dhe i jep Sllovinisë të drejtën për të qënë e para në grupin e 3-të të Ligës C. “Gjyqtari e dha këtë penallti vetëm për të qenë në qendër të vëmendjes.  Të dënosh kështu një skuadër në minutën e 94-të, nuk e di se ç’të them. Unë e pashë se ishte dora e ngjitur, por edhe mos të ishte shumë e ngjitur unë isha mbrapa tij dhe njëkohësisht edhe  Hadergjonaj dhe nuk kishte rrezik”, shprehet Rrahmani. Kosova regjistroi ndeshjen e 10-të pa fitore, duke u rënë kembanave të alarmit. Sulmuesi Bernard Berisha u shpreh: “Nuk duhet të humbim shpresat. Duhet të vazhdojmë me kokën lart, dhe ta duhet ta mbyllim  këtë aktivitet me një fitore”. Ditën e mërkurë Kosova luan përballë Moldavisë në Kosovë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përsa i përket ndeshjes me Slloveninë, Bernard Berisha shprehet se:” zhvilluam një lojë shumë të mirë dhe nëse vazhdojmë kështu shumë shpejtë do të kthehemi tek fitoret dhe tek ato momente kur fitonim 10-15 heë radhazi”. Në këtë takim Kosova u drejtua nga ndihmëstrajneri, Muharrem Sahiti, pasi tranjeri i Kosovës Bernard Challandes është në quarantine sepse ka rezultuar pozitiv me koronavirus. 

“Nuk patëm fat ta mbanim rezultatin deri në fund, por ishin penalltia dhe ndërhyrja ndaj Kryeziut dy detajet që vendosën ndeshjen. Kemi punuar këto ditë për të ndryshuar mentalitet, pasi duhet të kthehemi tek ai mentaliteti i vitit të kaluar, mentaliteti fitues. Por futbolli është i tillë dhe mund të humbësh edhe në minutat e fundit”, u shpreh ndihmëstrajneri, Muharrem Sahiti,   

Liga C.

Të mërkurën

Greqi-Slloveni

Kosovë-Moldavi

Sllovenia 13

Greqia 11

Kosova 2

Moldavia 1

Filed Under: Featured Tagged With: albano kolonjari, Dardanet, ndjehen te vjedhur

SHQIPËRIA FITON NDESHJEN, KAZAKËT SHËNOJNË GOLIN E RRALLË NË TIRANË

November 15, 2020 by dgreca

Përgatiti:Albano KOLONJARI-

Minutën e 25-të të takimit Shqipëri-Kazakistan (3-1) portieri Berisha por edhe lojtarët kuqezinj nuk do ta harrojnë lehtë. Kazakët shënojnë një gol të pabesueshëm dhe që pa frikë hyn në një nga golat më të bukur të dekadës së fundit.  Abiken përfitoi nga dalja e Berishës dhe një goditje direkte dhe prefekte nga mesi i fushës realizon një gol spektakolar. Goli i pësuar hapi probleme për kuqezinjtë të cilët deri në atë moment udhëhiqnin me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë goditen psikollogjikisht dhe vuajnë deri në fund të pjesës së parë. Diferenca fizike ndihet në fushën e lojës. Miqtë janë më të qartë dhe të vendosur mirë në fushën e lojës, ndërsa Shqipëria vuan vendosjen e lojtarëve të saj në role jo natyrale dhe role të cilat ata nuk luajnë me skadrat e tyre, (Hysaj, Uzuni, Kallaku)  “E nisëm ndeshjen mirë, por goli i pësuar në minutën  e 25-të  na kushtëzoi.

Ata morën shumë zemër. Skuadrat u hapën shumë në fushë, u krijua një diferencë mes lojtarëve. Nga pikëpamja fizike ata ishin superiorë” shprehet tranjeri kuqezi Edi Reja. Për të kërkuar fitoren përballë kazakëve tranjeri Reja, ja besoi portën kapitenit Berisha, mbrojtjen Veseli, Ismajli dhe Gjimishti. Në mesfushë, Hysaj, Abrashi, Kallaku Memushaj dhe Uzuni, në sulm Cikalleshi dhe Manaj. Në pesë minutat e para, duket sikur kuqezinjtë “flenë” gjumë, dhe miqtë nga kazakistani synojnë portën e mbrojtur nga Berisha.  Pak nga pak Kombëtarja jonë zgjohet dhe kontrollon lojën. Në të 16-tën minutë Sokol Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë. Harkim nga e djathta nga ana e Memushajt, Cikalleshi nuk fal duke goditur saktë me kokë. (goli i tij i tetë kuqezi).  Ky ishte edhe goli i parë i Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”. Goli i jep zemër kuqezinjëve. Në të 23-tën minutë realizon mbrojtësi Ismajli që përfiton nga një top i mbetur në zonën e Kazakistanit dhe dërgon topin në rrjetë. 2-0. Pikërisht në këtë moment ndërsa kazakët nisin ndeshjen nga mesi i fushës Abiken shikon që portieri Berisha ishte pozicionuar keq gjuan dhe shënon një gol fantastik. 2-1. Tekniku Reja edhe në këtë ndeshje qëndroi besnik formulës së tij 3-5-3, pavarësisht se nuk kishte në pozicion lojtarët e duhur për këto skema. “Zgjodha në mesfushë lojtarë që e luanin mirë me topin, për të pasur superioritet në mesin e fushës”, u shpreh Reja. Në pjesën e dytë mesfushori Amir Abrashi tregohet fantastik. Pas një këmbëngulje për t’u admiruar ai fiton një penallti që shndrohet në gol nga Manaj 3-1. Gjithsesi loja e kuqezinjëve nuk ishte ajo që pritej dhe për më tepër përballë një kundërshtari modest me tetë mungesa në ekipin e parë. “Ishte një rezultat i mirë por loja nuk ishte e mirë. Skuadra nuk arrin të shprehet maksimalisht për shkak të fushës së lojës. Lojtarët më janë ankuar dhe e kanë të vështirë të bëjnë 2-3 pasime radhazi” thotë tekniku Edi Reja. Pas kësaj deklarate me të drejtë lind pyetja:Pse kombëtarja duhet ti luajë ndeshjet në një stadium ku fusha nuk është në gjëndjen e saj më të mirë?

Në takimin tjetër të grupi tonë, Bjellorusia fitoi 2-0 me Lituaninë, duke kryesuar grupin me 10-të pikë. Shqipëria ndodhet në vendin e dytë me 8-të pikë. Ditën e mërkurë do të luhet takimi Shqipëri-Bjellorusi ku kuqezninjve do to duhet patjetër fitorja për të zënë vendin e parë në grup.  “Nuk do të vlente kjo fitorja, nëse nuk triumfojmë ndaj Bjellorusisë. Duhet të përgatitemi mirë se Bjellorusia është një skuadër shumë më e fortë fizikisht se Kazakistani, duhet të punojmë shumë për këtë ndeshje” thotë tekniku Reja pas ndeshjesh Shqipëri-Kazakistan 3-1.

Berisha:”Nuk ka asnjë koflikt për shiritin e kapitenit”

Ishte një moment që mund ta menaxhonim më mirë lojën. Ai gol e ndryshoi pak iniciativën. Gjëra që ndodhin. Do ishte problem për cdo portier ai. Goditja ishte shumë e mirë. Topi mori një trajoktore tjetër dhe të kthehesha në anën tjetër ishte e pamundur.

Gjuajtja ishte shumë e fortë dhe ndodhi gjithcka shumë shpejt. Pas atij goli nuk kanë bërë asgjë më shumë, nuk kanë krijuar ndonjë rast. Te ne nuk ka asnjë problem me Hysajn. Është një lojtar dhe shoku im më i mirë“.

Rei Manaj.

Rëndësi ka që fituam. Ndihem fajtor që s’i shënova ato dy raste. Edhe fusha s’ishte aq ideale për një ndeshje me kaq rëndësi. Me 3-1 jemi të kënaqur. Me Sokolin kemi bërë gjithmonë mirë. Normalisht, do na duhen të gjithë futbollistët”.

Armir Abrashi-

Tashmë, kemi një finale me Bjellorusinë.Nuk e dija që e kisha kartonin e dytë të verdhë, megjithatë nuk ka problem se të tjerët janë gati dhe e di se do të fitojë. Me çdo lojtar luaj mirë, në pjesën e parë kishim shumë duele. Në pjesën e dytë, Gjasula ka kualitet e qetësi dhe jep mundësinë të jem më  ofensiv dhe kështu fitova edhe penalltinë. Pozicionin e pjesës së parë, isha para mbrojtjes, por në të dytën isha më ofensiv me futjen e Gjasulës dhe në këtë formë fitova dhe disa topa. Mund të kishim shënuar edhe ndonjë gol më shumë, megjithatë sërish në rregull me rëndësi fitorja

Filed Under: Featured Tagged With: albano kolonjari, Kazakistani, Shqiperia fiton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 21
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT