• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHOQATA “SKENDERBEJ” INC MORI PJESË NË MARATHONËN E ÇIKLISTËVE TË NY

May 5, 2022 by s p

Alketa Ktona/

Me datën 1 Maj, 2022, anëtarë të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc, morën pjesë në Marathonën e çiklistëve të qytetit të NY. Të veshur me uniformën e sponsorizuar  nga kapiteni i çiklistëve Doris Berjolli, me logon e Shoqatës,  flamurin Shqiptar , Amerikan dhe portretin e Skenderbeut u bënë  pjesë e 32,000  çiklistëve te  Marathonës. Pjesëmarrësit ishin residentë  të  qytetit të New York-ut, të ardhur nga shtete të  tjera  të Amerikës apo e  gjithë bota.

            Ҫiklistet udhëtuan me biçikletë përmes pesë lagjeve të  qytetit te New York-ut , Manhattan, Bronx, Queens, Brooklyn dhe perfunduan aktivitetin ne Staten Island. Ata përshkruan nje gjatësi rruge prej 40 miljesh (64 km).Maratona e parë me biçikleta  ne NY City u organizua me 12 Qershor në vitin 1977, duke përshkruar një distancë prej 80 Mile(rreth 128 km),dhe morën pjesë 250 çiklistë. Në vitin 1978 filluan të krijohen linjat e vecanta për bicikletat, ne rrugët e qytetit dhe ky aktivitet filloi të bëhej shumë popullor, jo vetem si sport, por edhe në shërbim të shëndetit të qytetarëve, ne NY City.Në vitin 1978 Morën pjesë rreth 3000 çiklist, dhe në vitin 1980 u rrit numri i  pjesëmarrëseve ne  12000  cikliste.Citi bank u bë sponsorizuesi kryesor për këtë aktivitet. U sponsorizuan shumë programe për edukimin e qytetarëve në perdorimin e biçikletës dhe sidomos fëmijët te cilët u bënë pjesa me active e tyre.Sot marrin pjesë rreth 100 000 femije dhe të rritur në keto programe.Maratona sponsorizohet tani nga TD Bank.Ne vitin 1999 morën pjesë 32000 çiklistë, duke përshkruar distancen prej 40 mile, të qytetit te NY, pa trafik të makinave, dhe me pjesëmarrjen edhe nga vende të tjera të botës.

            Klubi i çiklistëve të shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc, u formua me 9 Maj 2021, me antarët e shoqatës,dhe marrin pjesë për herë të dytë, në këtë aktivitet që është bërë shumë popullor ne NYC dhe me gjërë.Shoqata u përfaqësua nga çiklistet: Doris Berjolli, Arta Xhaferri, Elton Xhaferri, Imer Laçaj, Adelina Laçaj dhe Sagita Guçe. Me inisiativën dhe përkushtimin e tyre, anëtarët arritën të përshkojne këtë intenerar të gjatë dhe ta mbarojnë  atë ne Staten Island,me sukses. 

Ndjehemi krenar për të gjithë pjesëmarrësit ne këtë aktivitet sportiv. Ata ngritën edhe më lart reputacionin dhe emrin e Shoqatës që eshte mjaft active në komunitetin shqipetar ne NYC.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ALKETA KTONA

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT