• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasada e re në Kosovë, manifestim i përkushtimit të Amerikës

July 5, 2019 by dgreca

-ELIOT ENGEL: KOSOVA ËSHTË PJESË E SHBA-ve/

-Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett: Ambasada e re është manifestim fizik i përkushtimit të Amerikës për partneritet të qëndrueshëm me Republikën e Kosovës. Përderisa vazhdoni rrugëtimin për të mundësuar paqe, drejtësi dhe prosperitet për tërë popullin e këtij vendi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë përkrah jush në çdo hap/

PRISHTINË,  4 Korrik 2019-Gazeta DIELLI/ Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, dhe Zonja Alison Kosnett,ishin nikoqirë të pritjes që për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve të mbajtur sot, kur u zhvillua edhe  ceremonia e përurimit të ndërtesës së re të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

FJALA E AMBASADORIT KOSNETT GJATË PËRURIMIT TË NDËRTESËS SË RE TË AMBASADËS AMERIKANE NË KOSOVË, 4 KORRIK 2019

Zonja dhe zotërinj, Alisoni dhe unë ju falënderojmë të gjithëve që jeni me ne në përurimin e shumëpritur të ndërtesës së re të ambasadës sonë. Presim me padurim fjalimet e mysafirëve tanë, prandaj do të flas shkurt.

President Thaçi, kryetar i Kuvendit Veseli, kryeministër Haradinaj, kryetar i komunës Ahmeti, mysafirë të nderuar!

Prania e kaq shumë zyrtarëve të nderuar të Kosovës pasqyron partneritetin tonë të ngushtë dhe gjallërinë e demokracisë së Kosovës. Nuk do të qëndronim këtu pa mbështetjen e nikoqirëve tanë në nivel qendror dhe komunal.

Kam nderin e posaçëm t’i uroj mirëseardhje kryesuesit të Komisionit për Punë të Jashtme, Z. Eliot Engel dhe z-njës Patricia Engel. Askush nuk ka bërë më shumë se ai për ndërtimin e partneritetit të ngushtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, përfshirë edhe me mbështetjen e kësaj ambasade.

Gjithashtu, jam tepër i lumtur që drejtori Tad Davis nga Byroja e Departamentit të Shtetit për veprimtari ndërtimore jashtë vendit është këtu si përfaqësues i sekretarit Pompeo dhe për t’na ndihmuar për përurimin e kësaj ambasade të bukur, efikase dhe të përparuar nga pikëpamja mjedisore që ajo Byro e ka dizajnuar dhe ndërtuar.

Por, kur them që Departamenti i Shtetit e ka ndërtuar këtë ambasadë, kjo është vetëm një anë e rrëfimit. Me ne sonte janë disa nga ndërtimtarët, inxhinierët, drejtuesit dhe studentët e sektorit privat – nga SHBA-ja dhe Kosova – përpjekjet e palodhshme të të cilëve e kthyen ëndrrën në realitet. Edhe ata e meritojnë një duartrokitje.

Jemi duke i kryer punët e fundit në brendi para se ambasada të çelet për biznes diku kah vjeshta e hershme. E pastaj do të bëhet vend pune i rangut botëror për punonjësit amerikanë dhe vendorë nga gjithë ato agjenci amerikane në Prishtinë që për herë të parë do të veprojnë nën një kulm.

Por, kjo ambasadë është më shumë se veç një ndërtesë dhe nga ajo nuk do të përfitojnë vetëm punonjësit e saj. Sektori i zgjeruar i konsullatës do të mbrojë dhe do t’ju shërbejë shtetasve dhe udhëtarëve amerikanë dhe do t’ua lehtësojë udhëtimin në SHBA biznesmenëve, studentëve dhe vizitorëve kosovarë. Do të kemi vend dhe hapësirë për ta bërë ambasadën vendtakim ku mund të takohen burrështetasit, studiuesit, artistët dhe ndërmarrësit nga të gjitha komunitetet e Kosovës.

Dhe në fund, ambasada e re është manifestim fizik i përkushtimit të Amerikës për partneritet të qëndrueshëm me Republikën e Kosovës. Përderisa vazhdoni rrugëtimin për të mundësuar paqe, drejtësi dhe prosperitet për tërë popullin e këtij vendi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë përkrah jush në çdo hap.

AMBASSADOR KOSNETT’S REMARKS AT THE DEDICATION OF THE NEW U.S. EMBASSY, JULY 4, 2019

Ladies and gentlemen, Alison and I thank all of you for joining us to mark the long-awaited dedication of our New Embassy. We are all eager to hear from our guests, so I will be brief.

President Thaci, Speaker Veseli, Prime Minister Haradinaj, Mayor Ahmeti, honored guests…

The presence here of so many esteemed Kosovo officials is a reflection of our close partnership and the vibrancy of Kosovo’s democracy. And we would not be standing on this site without the support of our hosts at both the national and municipal level.

It is a special honor to welcome House Foreign Affairs Chairman Eliot Engel and Mrs. Patricia Engel. Nobody has done more to establish the close partnership between the United States and Kosovo, including through support of this Embassy.

And I’m delighted that Director Tad Davis of the State Department’s Bureau of Overseas Building Operations has made the trip to represent Secretary Pompeo, and to help us open the environmentally advanced, efficient, and beautiful Embassy that his Bureau has designed and constructed.

Now, when I say the State Department built this Embassy, that’s only part of the story. With us this evening are some of the private sector construction workers, engineers, managers and students – from both the U.S. and Kosovo – whose tireless efforts made the dream into reality. They deserve a round of applause as well.

We are still putting the finishing touches on the interior of the Embassy, so it will be early this autumn before we open for business. Then it will become a world-class workplace for American and local employees from the many U.S. agencies in Pristina – operating under one roof for the first time.

But an Embassy is more than just an office building, and it isn’t only the people working here who will benefit. Our expanded Consular Section will protect and serve American residents and travelers, and facilitate travel to the States for Kosovo business people, students, and visitors. And we will have the space and facilities to make the Embassy a gathering spot where statesmen, scholars, artists, and entrepreneurs from all of Kosovo’s communities can come together.And finally – this New Embassy is a physical manifestation of America’s commitment to an enduring partnership with the Republic of Kosovo. As you continue on your journey to bring peace, justice, and prosperity to all the people of this nation, the United States will be at your side every step of the way.

***

ELIOT ENGEL: KOSOVA ËSHTË PJESË E SHBA-ve

-Engel në përurimin e ambasadës së SHBA-ve: E dua Kosovën/

Në hapjen e Ambasadës së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka marrë pjesë edhe kongresmeni amerikan Eliot Engel, raporton “Zëri.info”.

“Sot e festojmë pavarësinë e ShBA-ve por edhe miqësinë me Kosovën”, tha Engel. 

Engel u shpreh i mrekulluar për ambasadën e re teksa u shpreh para të pranishmëve se kjo ndërtesë është dëshmi se gjërat e mira duhet të ndodhin.

“Është mrekulli të jem sot këtu. Është e mrekullueshme të jem pjesë e miqësisë së kosovarëve. Njerëzit e Kosovës kanë punuar shumë. E dua Kosovën”, ka thënë Engel.

Tutje ai ka falënderuar SHBA-të që u dolën në ndihmë kosovarëve gjatë viteve të 90-ta.

”Sot është një ëndërr e cila është bërë realitet. Gjërat e mira mund të ndodhin. Faleminderit SHBA-ve që ishit me kosovarët me 1999-të. ShBA-të  do të qëndrojë pranë Kosovës sepse Kosova është pjesë e SHBA-ve”, ka thënë tutje ai.

Ai po ashtu tha se Kosova duhet te njihet nga te gjitha kombet e botes dhe të bëhet pjesë e OKB-së. 

“ShBA-te gjithmonë duhet te qëndrojnë me popullin e Kosovës. Amerika ka shpenzuar rreth 2 miliardë dollar në Kosovë”, tha mes tjerash Engel.

Filed Under: Featured Tagged With: Ambasade e re USA-Prishtine- Kosett

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT