• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PAVLINA MANI,MAGJIA E NJE AKTOREJE TE SHKELQYER

November 17, 2018 by dgreca

PavlinaPAVLINA-MANI-3-700x394

Nga Anila DUSHI*/

Pavlina Mani , një ndër aktoret me të mira të skenës dhe ekranit,me 13 nentor mbush 70 vjeç.E spikatur ne intrepretime të shumta , në role kryesore e jo kryesore por kudo me një interpretim të mrekullueshëm dhe paraqitje karakteresh te ndryshme deri ne përsosmëri ,ka arritur që jo vetëm te ngelë në mëndjen e shikuesve te skenës apo ekranit,por dhe të merret si shembull i artistes së kompletuar e shumë planëshe që arrin të japë bindshëm karaktere peraonazhesh nga më të ndryshimit.

Që në angazhimin e parë të saj në ekran në rolin e Shpresës tek “Oshëtimë në Bregdet” (1966), aktorja mjaft e re do shënohej për interpretimin e saj bindës së vajzës së angazhuar ne luftë që nuk e përkulin torturtat.Për ketë angaxhim , regjisori Hysen Hakanai vite më parë në një intervistë të tij shprehej se “Vajza ishte duke punuar në aksionet e rinisë. E pashë e m’u duk tip interesant. E futa në film e pas filmit ndoqi shkollën për aktore, e sot është edhe bashkëshortja e regjisorit Piro Mani, Pavlina Mani”.
Me perfundimin e studimeve të larta për dramaturgji dhe punën në Teatrin Kombëtar , Pavlina Mani do shpërthente, aq sa e lejonte koha , me talentin e saj.Ndonëse pengesat nuk ishin të pakta,sidomos pas 1973 dhe “luftës kunder artit e kulturës”, ajo do arrinte që me punën e talentint e saj jo vetëm të mbijetonte bindshëm artistikisht por dhe të dallohej e futej në rradhen e më të mirëve .

Në interpretimet episodike ne kinemtografi , si nëna e Mimozës tek “Mimoza Llastica”, ajo e Arjanes tek “Qyteti më i ri në botë “, Beti tek “Gjenrali I Ushtrisë ë vdekur”, shohim karaktere që japin mesazhe bindëse përmes interpretimit realist , të nënës që mban qendrim ndaj sjelljeve të vajzës së saj , të nënës që angazhohet me botën e fëmijës apo Betit , koketës që e interpreton me klas në të gjitha drejtimet, duke na dhenë një karakter te besueshëm të vejushës që kërkon të përfitojë nga vjehrra, por qe dhe kalon nga nje gjendje emocionale tek tjetra brenda pak sekondash, dhe kjo nuk është e lehtë te realizohet dhe tregon klason e aktores.

Mësuesja e muzikës tek “Lulekuqet mbi mure” është një tjetër personazh qe Pavlina Mani e realizon mjaft mirë duke na dhenë një model interpretimi real në një film ku femrat janë pak të pranishme .”Radiostacioni,” mendoj se perben jë nga kulmet e interpretimit të Pavlina Manit në kinematografi .Mirjam Morina është personazh jo i lehtë dhe me mjaft hapesire në film, intelektualja që ka shijuar jetën mondane ,pushtimet dhe i duhet të jetojnë permbysjen e rregjimit bashkë me pasigurine profesionale. Interpretim i planit dramatik planit dramatik dhe psikologjik; karakterizohet nga një lojë që gërsheton çastet e qeta, rrëfimtare e të shtrira me ato shpërthyese, të ngjeshura dhe emocionale.Mirjan Morina e Pavlina Manit, flet dhe me veprime, me mimikën e fytyrës, me lëvizjet reale në ambjente krejtësisht të ndryshme brenda nje filmi.
Komendine” PasVdekjes” e kemi parë të vënë në skënë nga shumë trupa tetore, profeioniste, amatore apo studentësh.Por në filmin e Kujtim Cashkut kemi nje Lulushe të jashtëzakonshme që e ben të tille interpetimi i sakte e virtuoz i Pavlina Manit.Lulushja e Pavlina Manit është dhe lozonjare e delikate por dhe shperthyese dhe e vendosur, e frikësuar por dhe e gëzuar , e prerë por dhe tërhequr, dhe kjo bën që kur përmendet ky personazh, pavarësisht se janë të shumta aktoret që e kanë luajtur,ai personifikohet me interpretimine Pavlina Manit që ja ka dalë mrekullisht të jetë mbi të gjitha.

Duke vazhduar me kinematografinë, pasi për teatrin do shkruj më poshtë, Nafija tek “Rruga e Lirise” na jep intelektualen tipike te kohes, me idealet e saj perparimtare, mosbesuese tek lufta partizane dhe që me shumë se me fjalët e tekstit flet më lëvizjet e interpretimin e aktores,me mimikën e fytyrës, me plastike ,veprimet e artikulimet e natyrshme në situatat ku merr pjesë.
Pavlina Mani do na shfaqet mrekullisht ne planin komik ne interpetimet tek” Dy herë mat, “Tela per violinë apo “Stolat ne park”, ku rolet e Luizës, Marikës dhe Antigonit nuk kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin dhe pse është e njëjta aktore.Dhë në këto interpretime shfaqet saktësia në interpretim, duke na dhenë karaktere të plota dhe të realizuara mjaft mirë, duke përdorur dhe plastikën dhe ndryshimet emocionale brenda rolit .

Një personazh i realizuar mjeshtërisht, i prekshëm për realitetin e kohës kur u be filmi ‘Në prag të jetës ‘, Ermijoni i Pavlina Manit nuk lë asnjë boshllek në paraqitjen e këtij karakteri.
Kristina tek “Fletë të Bardha” dhe pse duket si ngjashmëri me Ermionin, nisur dhe nga prania e disa aktorëve të njëjtë edhe si personazhe,është një figurë më komplekse, dhe e realizuar në çdo element , një personazh tërësisht dramatik që interpretohet mjeshtërisht dhe tregon aftësinë e talentin e mrekullueshëm te Pavlina Manit në realizimin e çdo personazhi, karakteri e figure artistike , si një artiste model e shumëplanëshe.Padyshim, një ndër interpretimet kulmore të Pavlina Manit në Kinematografi është Vera tek “Bolero”, interpretim ky i vlerësur maksimalisht ne Festivalin e Sent Etien , si aktorja me e mirë e eventit në vitin 1997. Vera është një realizim për të cilin juritë e huaja dhe prefesioniste e vlerësuan Pavlina Manin, dhe padyshim një interpretim model,ndër me të arrirët në te gjithë kinamtografine shqiptare.

Tek “Njerez dhe fate”,interpretimi i Pavlina Manit në 10 episodet e para të filmit televiziv, është më i spikaturi, më i ploti dhe më i vështiri në atë film.Ndryshimet emocionale të menjhershme në situatat e filmit, karakteri kompleks personazhit , e bën atë të papërsëritshëm dhe imponues .
Mrekullia e interpretimit të Pavlina Manit është padyshim më e dukshme në teatrin Kombëtar ku dhe punoi për tre dekada.Interpretimet e saj kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek spektatorët, por dhe janë vlerësuar nga kritika shpesh skpetike e kohës. Them skeptike pasi Pavlina Manit nuk ju dha ai vend që meritonte në vlerësime dhe kjo për shkak se ishte bashkëshortja e të madhit Piro Mani dhe shkëlqimi i tij errësonte shikimin e kritikëve dritëshkurtër që duke mos ja dalë t’i bënin ballë asaj që bënte Pirro si artist,linin disi në heshtje Pavlinën ndonëse ajo meritonte shumë e shumë vlerësime.

Pavlina me talentin e saj arriti t’u tregojë edhe këtyre meskinëve se të qenurit bashkëshorte e nje rregjizori të madh është obligim shumëplanësh e jo perfitim.Kjo duket ne rolet e interpretuara prej saj ne dramat me rregji të Pirros si Olivia e paparritshme tek “Nata e 12”,Madalena tek “Epok aPara gjyqit”, Nafija tek “Shënomëni dhe mua “etj.
Ndër rolet e interpretuara si përherë mjeshtrisht ne teatër kemi të planit komik dhe dramatic si Liria tek “Pallati 176”, Tushja tek “Hijet e Natës”, Matilda tek “Vizita e damës plakë”, Ledi Milford tek “Luiza Miler”,Kizi tek “8 persona plus”,mjekja tek “Ne katin e dyte është parajsa” , Nerta tek “Pas provimit te fundit”, Dafina tek” Lumi i vdekur”, Vjollca tek” Doktor Aleksi”Dava tek” Diell mbi Kaster”,Yllka tek “Ata qe duhen”,Margarita tek” Rikardi i III” etj,. role këto aspak të ngjashëm me njëri –tjetrin , dhe aspak të lëhta,por që Pavlina Mani ja doli t’i interpretonte shkëlqyer , madje dhe ato që ishin role me dublim, pra dy aktore me te njejtin rol, dhe qe Pavlina ia doli falë punës e talentit të saj të ishte triumfuese edhe ne garën e drejtpërdrejtë brenda llojit.

Inteligjente si aktore dhe me intuitë krijuese, Pavlina Mani iu imponohej spektatorëve përmes talentit të vetë. Kush ka ndjekur komedinë “Pallati 176” të Adelina Balashit ka menduar se përpara ka pasur Lirinë (e komedisë) dhe jo Pavlinën. E tërë loja aktoreske e Pavlinës është një plastikë e shkëlqyer karakteriale. Ndërsa e ndjek teksa luan në skenë, ndjen së brëndshmi dhimbje për këtë nënë, por të vjen edhe të qeshësh! Dhimbje që të bën të qeshësh!
Olivia te “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit. E tjetërsuar në skenë, e futur në lëkurën e rolit, aktorja shndërrohet gjatë atyre dy orë shfaqje në një tjetër “njëri”!
Ajo shkëlqen në rolin e Ledi Milfordit tek” Luiza Miler “(Intrige dhe dashuri), duke e detyruar sallën të pushtohet nga duartrokitjet e stuhishme. Ajo krijoi figura të spikatura, sikundër edhe karaktere në të gjitha rolet që luajti, si në veprat skenike “Romeo e Zhuljeta”, “Vizita e inspektorit”, “Rikardi i tretë”, “Armiku i popullit” e të tjerë.

Talenti i Pavlina Manit ishte shumëplanësh. Serioze në shumicën e roleve, por edhe komike në mjaft të tjera, ajo i ka pas dërguar shikuesit njëriun që të bën të qash dhe, në rastin tjetër, njëriun që të bën të qeshësh.Kujtojme Kizin tek” 8 persona plus” por dhe Ana Andrejevnen tek” Revizori” i Gogolit, ku interpretimi i saj eshte i shkelqyer.

Siç e ka vënë në dukje edhe kritika e kohës, Pavlina jo thjesht interpreton, por edhe komunikon drejtpërdrejt me spektatorin përmes magjisë së fjalës, të mimikës, të lëvizjeve etj. Kësisoj, ajo ta sjellë përpara njëriun që luan. Ta sjellë të besueshëm, siç ti do të doje të ishte. Siç ti do të mund të besoje se ishte. Siç ti do të kishe pas rast të takoje një të tillë në jetë. Ndiq pjesët e telenovelës së parë shqiptare “Njërëz dhe fate” të TV Publik Shqiptar dhe do të bindesh, që kjo aktore do të të vijë jo si artiste që luan rol, por si një nënë e vërtetë që vuan. Dhe ti mbërthehesh nga ndjenja të fuqishme, së brendshme çliron emocione dhe, krejt natyrshëm e befas, përlotesh e të vjen të qash. Ja, kjo është forca shprehëse e kësaj artisteje të madhe, që mjerisht iu shkëput shumë shpejt skenës dhe shesheve të xhirimit.

Interpretimi i saj në çastet kulmore mbërrin tek dimensioni i sublimes dhe të madhërishmes. Duket si një lumë i rrëmbyeshëm, si një ujëvarë që thyhet shkëmbinjve, dhe copëtohet duke krijuar një ylber ngjyrash: shpirtin njerëzor.

Më një një zë të plotë e kumbues, shumëngjyrësh e që të ngel në mendje , me interpretimet e shumta të saj duke sjellë një galeri tipash, që ndryshojnë sipas kohës, vendit, shtresimeve sociale, ngarkesës së tyre psikologjike dhe temperamentit,Pavlina Mani është një aktore e papërsëritshme, që të imponohet me personalitetin e vet, me figurën gati të mitizuar nëpër role të shumtë, tejet serioze edhe dinjitoze, një imazh që të imponon respekt dhe të fal kënaqësi të mëdha.

Duke menduar se kemi shkruar shumë pak për këtë aktore të madhe brilante që na ka dhuruar kënaqësi të shumta , i urojme asaj dhe shumë e shumë vite jetë pasi dhe pse larg Shqipërisë ajo ka arritur majën që synon një artist duke u bërë pjesë e gjerdanit të artë të artistëve shqiptarë të skenës dhe ekranit , duke qenë një margaritar që ndriçon fuqishëm në të.

Gëzuar ditëlindjen Pavlina Mani! Mbetesh yll i artit shqiptar !Faleminderit për gjithçka që ke dhuruar ne skene,ekran e mikrofon!

  • Anila Dushi ,Gazeta Pjacë

 

Filed Under: Featured Tagged With: Anila Dushi, MAGJIA E NJE AKTOREJE, PAVLINA MANI, TE SHKELQYER

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT